Lindur në Divjake me 7 nëntor 1953, ku kalova fëmijërinë dhe moshën më të bukur e të pasur të andoleshencës, jo aq të shpenguar sa flitet për këte moshë, por e bukur gjithsesi. Moshë e ndërtuar me copëza iluzionesh, si imazhe agimesh që shpërbëhen me lindjen e diellit. Janë ditët fatlume që papritur të mpleksin jetën tënde me jetë të mëdha e të dhimbshme, si ajo e profesorëve të mi, por jo jetë të humbura, aq sa të humbura ishin jetët e atyre që i shkaktuan këto dhimbje.
Çmimi:
1000 Lekë