titleToAlt
Shpesh në jetë, si dhe në art - në pikturën impresioniste - mënyra e rënies së dritës ndryshon krejt ngjyrën e sendit. Njësoj edhe në histori: këndi i ndriçimit mund t'i tjetërsojë ngjarjet. Ne kemi detyrë me zdritë anët e historisë sonë pa sajuar kënde. Me i ndriçue haptas, thjesht e nga të tëra anët, me dritën e lirë të diellit. Tej shpërthimeve emocionale, me pyetë veten qetë: pse mos me i trajtue vlerat e kulturës e të qytetërimit tonë sipas karatëve që kanë, më shumë jo, por edhe më pak pse? Të paktën ato vlera, rrënjët e të cilave janë aq të moçme sa më i moçmi i njohur deri sot sot në rajonin tonë, sa më i lashti i të lashtëve, Homeri.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
I dashur Mehmet, Së bashku me Ismailin lexuam me kënaqësi shkrimin tënd të mrekullueshëm. Fjalët që thua në të na ngrohën zemrën. Qe të jem më e saktë, duhet të sqaroj se nuk ishin vetëm fjalët (ato kanë vendin e tyre, natyrisht) që na emocionuan. Ishte më së shumti ai fill dashurie i thellë, i brendshëm dhe bindës, që rridhte natyrshëm prej tyre. Ismaili është tepër i ndjeshëm ndaj kësaj të dytës. Në këtë botë të egër që po jetojmë sot, dashuria e njerëzve sa vjen dhe bëhet më e pakët, pra edhe më e çmuar. Ndaj mirënjohja për ty është e dyfishtë. Helena KADARE - letër (e-mail) dërguar autorit për shkrimin
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: Ajo nuk po i sheh gjinden rrotull. As zërat e tyre s'i ndien. Nuk është më në mes të njerëzve. Është diku mes shpirtrave. Sytë i ka të mbyllur, të paluar, mollëzat prej akulli të bardhë, të gjelbëremtë. Syri i saj sheh diku tjetër, ku nuk mbërrin vështrimi i të tjerëve. Sheh një nuse tjetër. Vetëm atë sheh. Matanë, në përtejkohë. Atje ku s'kap syri i një të vdekshmi. Ku thonë është përmasa e katërt e gjithësisë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kjo mos do të thotë se edhe pilotin e kanë vrarë, si dhe të birin? Si mund të fluturojë me helikopter një i vrarë? -Si the, si the? Përskaj murit levizi Xhaketa e Varur në Gozhdë. -Nga hyre këtu? Xhaketa e Varur në Gozhde nuk u përgjigj. Picërroi sytë si kokrra dellinje a si bira mbushur me tutkall. Ylli Brushtullës iu ndërmendën prapeë sytë e së shoqes.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ti vajzë me sy shushuritës,i besove një kimie dhe m'u lëshove në krahë sikur të kishe një jetë kah më pret aty,e di tashti ti cilin ke përpara,e di ti greminën buzë së cilës jam unë ,që të rroka e të thitha e të piva si ajër?
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ata të dy kanë qenë për studime ne ish-Bashkimin Sovjetik. E atje ishte një peshkatar kryemjeshtër për ujërat e turbullta të vendit tone e më gjerë : KGB-ja e famshme. Ka ndenjur ajo pa hedhur grepin mbi këta peshq njomëzakë të ardhur prej brigjeve te trazuara të Adriatikut ? Cili prej të dyve ka qenë peshk më i madh dhe më i vyer për kuzhinën sovjetike asokohe? Më drejtpërdrejt : cili ka qenë shefi tek i cili falej më i vogli, cili ka qenë kryesori që filtronte informacionet dhe i përcillte urdhrat vartësit për llogari të KGB-së ? Në paste ndodhë kështu , ai që ka qenë më i rëndësishëm për shërbimin e fshehtë rus atëherë mbase i tillë mbetet dhe sot . Sepse ai di më shumë dhe mban peng tjetrin . Ani pse mund të jetë më i vogël në postet e shpallura. Po ka dhe poste të pashpallura. Postet e pashpallura janë ç’janë!
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Kohët e fundit përballë inxhinier Vuthit Infermerja e Bukur kishte vështrim tjetër , të përhumbur. Syri i saj përlagej, shndërrohej në avull e shpërhapej në hapësire duke lënë pas hije të përhimët, të akullimtë. Kjo ndodhi pasi ajo u thirr e shkoi disa here për punë në zyrën e atij , Indianit. Dukej sikur gjatë udhës Infermieres së bukur i kishte humbur diku vetvetja, sikur ishte vrarë diku në një pritë dhe te inxhinier Vuthi ajo vinte pasi përvidhej hajnisht nga varri, pa gjak , me erën e zbehtësinë e tejjetshme të dheut .
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kurrë më përpara s'ishte folur a shkruar për kalimin e ndonjë jashtëtokësori mbi qytetin e tyre. Në kronikat e lashta mbi farin e moçëm e mbi teatrin e nëndheshëm nuk përmendet. Historianët përshkruajnë me hollësi betejën e Qezarit me Pompeun, gjakun që shkumoi, ja, bash aty, po për vizitor qiellor? Kurrnjë fjalë. Në fletëpalosjet e zyrës së turizmit lavdërohet vera me aromë mesdhetare dhe peshqit që shkrihen në gojë, zogjtë e detit, anijet e shpejta ilire dhe shtatoret me bukuri qiellore. Për jashtëtokësorë? Askund. Tashti ekranet do të ushtojnë. Reporterë me mikrofona e kamera. Pamje të qiellit, intervista. Si ishte, si? Të gjitha gazetat kryesore botojnë të nesërmen foto të sendit fluturues.
Çmimi: 600 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania