titleToAlt
♣ Ti ke një ke një sekret. Ti gëzon një talent të veçantë. Ti e vendos se si do ta përdorësh dhe askush tjetër.♣ Morigana Krou mund të ketë shpëtuar nga mallkimi që e ndiqte, mund t'i ketë kaluar me sukses të katër sprovat, mund të jetë bërë pjesë e Shoqërisë së famshme të Mrëkullit, por rrugëtimi i saj sapo ka filluar...Banorët e qytetit magjik të Nevërmurit i kanë ende të gjalla në kujtesë mizoritë e shkaktuara nga i vetmi Mjeshtër tjetër Mrekulli që njohin, Ezra Skuolli. Ndaj, pa i dhënë asaj mundësi që ta shpërfaqë veten, ata mendojnë se talenti i saj në thirrjen dhe përdorimin e Mrekullit, e bën atë po aq të rrezikshme. Prandaj, kur disa nga banorët e qytetit fillojnë të zhduken në mënyrë të mistershme, nuk është për t'u habitur që Morigana është e dyshuara kryesore. Është detyrë e Moriganës dhe e shokëve të saj që t'iu provojë të kundërtën, përpara se ta dëbojnë përgjithmonë nga Shoqëria e Mrekullit, nga shtëpia e saj e vërtetë. Ky libër magjepsës dhe drithërues që pason 'Nevërmur - Sprovat e Morigana Krout', bestseller sipas 'New York Times'dhe fitues i shumë çmimeve, është po aq interesant dhe tërheqës, dhe me siguri që do ta mbajë gjallë vëmendjen e lexuesit deri në faqen e fundit. Pjesë nga libri: — Tashmë ju jeni një njësi e vetme. Keni përgjegjësi për njëri-tjetrin. Duhet ta mbroni njëri-tjetrin. Prandaj,nëse dikush, kushdo prej jush, na e thyen besimin... E Urta Kuin ndaloi sëfoluri dhefytyra i mori njëpamje serioze. Ajo i pa tëgjithë me radhë derisa sytë i mbetën tek Morigana. — ...atëherë të nëntë do të përjashtoheni nga Shoqëria e Mrekullit. Përgjithmonë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ai edhe po gëzohej që do të ikte nga ishulli, edhe po mërzitej që po ikte. Jeta që kishte bërë e kishte mësuar të jetonte egër dhe të mos trembej nga asgjë. Prandaj nuk kishte frikë. Gjithashtu kishte bërë një jetë që kish dashur në fakt gjithmonë ta bënte. Të ishte pranë detit të bukur e të kaltër. Por mendonte se kishte jetuar mjaft në vetmi.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Të flasësh për ushqyerjen nënkupton të flasësh më përgjithësisht për stil jetese, duke nisur nga ushtrimet fizike, që janë gjithnjë thelbësore.Në këtë libër ju njohim me aktivitetet më të përshtatshme për çdo fazë të jetës, që prej lëvizjeve të para kuturu të këmbëve tek i porsalinduri deri te joga për moshën e tretë. Të gjithë librin e përshkon një linjë që merret me trajtimin dhe analizimin e toksinave të shumta, ndaj të cilave jemi të ekspozuar në përditshmëri dhe na rrezikojnë shëndetin tonë. Shumë të dobishme janë edhe informacionet mbi barërat më të përshtatshme mjekësore, për të trajtuar në mënyrë tërësisht natyrale shqetësimet e ndryshme.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Më quajnë Sharlota, jam dhjetë vjeçe dhe deri diku normale. Sidoqoftë jam shumë më normale se prindërit e mi dhe dy vëllezërit torollakë, kështu që nuk e kuptoj pse kohët e fundit pikërisht mua po më ndodhin kaq shumë gjëra të çuditshme. Në shkollë, për shembull, në tabelë më shfaqen në mënyrë të mistershme fjali të sikletshme, ndërsa ushqimi që më pëlqen më shumë, papritmas merr shijen e lakrës së Brukselit. Mos ndoshta e ka fajin fyelli indian, që më ka dhuruar mami? Në të vërtetë tani nuk kam aspak kohë të merrem me të. Dëshiroj kaq shumë të kem një kafshë shtëpiake vetëm për vete. Kam përgatitur madje edhe një plan për të arritur këtë qëllim. Por më prish punë ai palo fyell, që nuk resht së më ndjekuri kudo... Këto janë aventurat e jashtëzakonshme të Sharlotës, shkruar për t'u lexuar me një frymë dhe për të qeshur me të madhe!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Meri Popins është sqimatare, shihet shpesh në pasqyrë, iu dhuron fëmijëve aventura magjike dhe argëtuese, i zbret shkalIët duke rrëshqitur në parmakët e tyre, ndërsa valixhen duket sikur e ka bosh dhe të Iehtë, por prej saj dalin Iloj-Iloj objektesh me forma të çuditshme. Meri këmbëngul se të gjitha gjërat magjike ndodhin se ia kërkojnë fëmijët. Ajo është e rreptë dhe e dashur, ndonjëherë edhe e vrazhdë, por njëherësh, e aftë të këshillojë të vegjël e të rritur. Kur mendon se e ka përmbyllur misionin e saj Iargohet pa asnjë Iajmërim, me ndryshimin e erës, ashtu sikundër edhe erdhi duke u mbajtur në çadrën e saj të bukur me dorezë në formën e krokodilit. Por lë pas një familje të Iumtur. Kjo është Meri Popins dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë Iibra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Tre dragoj të vegjël mësojnë si të hanë shëndetshëm kur takojnë një Dragua kuzhinier me famë, i cili gatuan një supë me perime dhe me një përbërës magjik. Përrallë në vargje në shqip dhe anglisht shkruar nga Stela Gega- McConaghy dhe Matilda Vangjeli, e ilustruar nga Ledia Kostandini.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Tirana është një ndër qytetet më përfaqësuese shqiptare, pa diskutim më i bukuri. Me ta arritur, gjoksi të gufohet njëlloj sikur të merrje frymë thellë... e shtrirë mes fushave, të ëmbla e të largëta, e ruajtur nga vidhë shekullorë që shtrijnë në qendër krahët e tyre të murrmë e të stërmëdhenj, e freskët prej burimeve të kumbueshme të ujit, ngjan me atë qytetin e shenjtë të Orientit, që ne të gjithë e ëndërronim, një truall ku jeta dhe vdekja rrinë të pezullta në një mjegull ireale, e ku është aq ëmbël të heshtësh e të dëgjosh ritmin e gjërave të rrjedhshme në një paqe të paemër. Medet! E gjithë kjo nesër do të mbarojë."
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Me poshtë do të gjeni thjesht shënimet e një kompozitori për shkrimtarin më të madh të letrave shqipe, me një fokus të vetëm: muzika në procesin krijues dhe në krijimtarinë letrare të Kadaresë, përmes një leximi muzikologjik dhe etnomuzikologjik të saj. Është një proces i vështirë, pasi duke pasur në thelb të kuptuarit e procesit shumëpërmasor të krijimit, jemi të një mendjeje me Helena Kadarenë kur thotë se "zanafillën e rrënjëve të një vepre shkrimtari nuk donte ta shpjegonte, sepse edhe të donte, s'do të dinte, edhe të dinte, s'duhej se kjo bënte pjesë në urdhrat e artit"
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Libri ngulit strukturat bazë të anglishtes së folur dhe të shkruar Përmban 50 teste të nivelit mesatar me nga 50 pikë secili. Në fund të çdo testi jepen përgjigjet e ushtrimeve. Lexuesi bën vetëvlerësimin e nivelit të vet të anglishtes, mat njohuritë gramatikore dhe përcakton vështirësitë në përvetësimin e gjuhës. Libri i drejtohet cilitdo që dëshiron të zbulojë dobësitë dhe mangësitë dhe t'i korrigjojë ato shpejt dhe në mënyrë të pavarur. "Test Your English" develops a student's spoken and written skills. The book contains 50 tests of intermediate level with 50 points each. The key, at the end of each test, provides the answers to the exercises. The student can quickly test his or her level of English. They can identify any weaknesses and independently work on improving their English language skills.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Teksti "Matematika për maturën shtetërore" është hartuar me synim që t'ju ndihmojë në sistemimin e njohurive matematikore, në aspektin teorik dhe atë praktik, duke siguruar zotërimin e kompetencave kryesore të të nxënit të kësaj lënde. Pjesa e parë e librit është e ndarë në 16 kapituj, që i korrespondojnë çdo kapitulli të programit mësimor të lëndës marrë në të tre vitet, pavarësisht se cilin botim keni në përdorim. Ky libër mund të përdoret edhe nga nxënësit e klasave të 10 dhe 11 për të sistemuar njohuritë sipas kapitujve.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Vargje te vjershetoreve tane kushtuar flamurit kombetar, gjuhes shqipe, dashurise per Memedhene, bukurive te Shqiperise e mergimit. Me fotografi nga krahina te ndryshme te Shqiperise dhe me doreshkrime te vjershetoreve.
Çmimi: 4000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 400 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania