titleToAlt
I. Tomi II. Djajtë e natës III. Tomi vendos për të ardhmen IV. Piratë! V. Ideja sekrete VI. Fisnikëria eTomit VII. Shtëpia e braktisur VIII. Te shpella IX. Thesari
Çmimi: 560 Lekë
titleToAlt
Adami “Ata janë djem; e mësuam këtë vite më parë. Ardhja e tyre në atë formë të vogël, të papjekur, ishte për ne si gjegjëzë; nuk ishim mësuar me këtë. Tani kemi edhe disa vajza. Abeli është djalë i mbarë, por nëse Kaini do të kishte qëndruar ari, kjo do të ishte qënë më mirë për të. Tani e kuptoj që në fillim e kisha gabim për Evën; është më mirë të jetosh jashtë kkopshit me të sesa brenda tij dhe pa të. Në fillim mendoja që ajo fliste shumë por do të jëm i pikëlluar kur ky zë të bjerë në heshtje dhe të largohet nga jeta ime. Bekuar qoftë gështenja që na bëri bashkë e më mësoi mirësinë e zemrës së saj dhe ëmbëlsinë e shpirtit të saj!”
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Princi i ri Eduard jetonte një jetë luksoze i rrethuar nga shërbëtorë të gatshëm t'i plotësonin çdo deshirë. Tom Kenti i kalonte ditët duke lypur rrugëve dhe netët në një kasolle nën trysninë e një babai tiran. Kur dy djemtë takohen situata komplikohet. Princi, i ngatërruar si Tomi, detyrohet të jetojë një jetë varfanjaku, ndërsa Tomi, padashur, bën jetën e një princi. Dhe nëfund, secili djalë,gjen mbretin në vetvete.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
NOVELA BOTËRORE 1 sjell për lexuesin e ri disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm botërorë, përmes një përzgjedhje të shkëlqyer të krijimtarisë së tyre në prozën e shkurtër. MARK TWAIN na rrëmben në botën imagjinare me historinë e jashtëzakonshme të Kapiten Shtrëngatës, i cili dëshiron të zbulojë nëse të famshmit në tokë janë po aq të famshëm edhe në qiell. LEO TOLSTOI me dhimbje dhe emocion, sjell pamje të Rusisë dhe popullit të saj përmes historisë së Poliushkas, njeriut që premton se do ta mbajë fjalën, se nuk do të pijë më, por askush nuk e beson, dhe kur një ditë ai arrin ta mbajë premtimin, është tepër vonë për të gjithë. JACK LONDON na çon në një botë tjetër, një atmosferë krejtësisht të ndryshme kur rrëfen historinë e Keikiuai, Djaloshit të Detit, birit të peshkatarit që jetoi mes dallgëve të ngrohta të një ishulli të begatë, në Havvai, dhe që njihte gjuhën e gjallesave të detit. ALPHONSE DAUDET me rrëfimin e tij Mushka e Papës,sjell bukurinë e stilit dhe historinë gazmore të një proverbi provansal plot fantazi,që nis me fjalët: "Kujdes nga ai njeri! Ai është si mushka e Papës, e cila e mbajti inatin shtatë vjet". Aty gjejmë Papa Bonifacin, që përkushtohet ndaj vreshtit dhe mushkës se tij më shumë se sa për çështjet e larta, dhe mushka e tij që na çorodit dhe shkon përtej kufijve të imagjinatës, pasi hakmerret siç di një mushkë, dhe prej kësaj fiton simpatinë tonë. GUSTAVE FLAUBERT ka magjepsur breza të tërë lexuesish duke paraqitur pëshpërimat dhe zërat e një bote misterioze përmes alegorisë së fatit të Julianit, njeriut të cilit fati i kishte parashikuar që në lindje se do të bënte gjëra të mëdha, por edhe të tmerrshme. Jeta e tij kthehet në sfidën dramatike të njeriut të pushtuar nga mizoria, nga epshet e gjakut dhe dëfrimet, që provon realitetin e tmerrshëm derisa i njeh gabimet e veta dhe i dorëzohet fatit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një jetim i cili jeton me tezen e tij Poli dhe që gjithnjë hyn në telashe. Ka një zemër fisnike dhe di të jetë shok i mirë. Me të, gjithçka është aventurë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kush dëshiron të jetojë për mrekulli në një shtëpi, të veshë rroba të bukura e të pastra, t’ia kalojë mirë e bukur e të shkojë për çdo ditë në shkollë? Ndoshta të gjithë, përveç djaloshit Hakëlberi Fin. Haku sillet poshtë e lart dhe në qejf të vet gjatë rrjedhës së Misisipit. Bashkë me të është edhe Xhimi, skllavi zezak që bredh me të duke shijuar jetën e lirë. Por jeta nuk është kaq e thjeshtë për dy miqtë e pandarë. Përveç aventurave dhe ndodhive qesharake e të pabesueshme, jeta u fal atyre dhe plot telashe. Janë gjithashtu edhe 300 dollarë që presin për cilindo që kap Xhimin e gjorë…
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim janë përmbledhur tregimet: "Episodi Kugelmas" të Woody Allen, "Kortezi dhe Montezuma" të Donald Barthelme, "Dëborë" nga Ann Beattie, "Sirena e Farit" e Ray Bradbury, "Katedralja" e Raymond Carver, "Një trëndafil për Emilinë" e William Faulkner, "Mund të të varin vetëm një herë" e Dashiell Hammett, "Kodrat sa Elefantë të Bardhë" e Ernest Hemingway, "Engjëlli Levin" e Bernard Malamud, "Grimpëll Budallai" e Isaac Bashevis Singer, "Raport për Efektin Barnaus" e Kurt Vonnegut dhe "Dobia e forcës" e Williams Carlos Williams.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Eduard Tudori dhe Tom Kanti kanë të njëjtën moshë dhe të njëjtat tipare, vetëm se njëri prej tyre është djali i një të vobekti, ndërsa tjetri është trashëgimtari i fronit mbretëror të Anglisë. Kur rastësia bën që dy djemtë të takohen, ata, për t'u zbavitur, vendosin të ndërrojnë teshat. Po befas fati e hedh secilin prej tyre në botën e tjetrit. Tomi mëson si është jeta në rolin e trashëgimtarit të dashur nga të gjithë, ndërsa Princi mëson se çfarë duhet të durojnë lypsët. Kjo fabul e mrekullueshme e Mark Tueinit ka magjepsur lexuesit e vegjël për më shumë se njëqind vjet!
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër bëhet fjalë për një djalë që është bërë i famshëm me aventurat e tij. Ai është Tom Sojeri. Në një nga eksursionet e shkollës, ata shkuan në një shpellë. Tom Sojeri dhe Beki humbën në atë shpellë. Në këtë rast Tom Sojeri kontrollon të gjitha labirintet e shpellës dhe e gjen daljen. Por edhe e sheh armikun e tij indianin Xhoa. Pas daljes nga shpella Tom Sojeri tregon për indianin Xhoa dhe ata e burgosin.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Një libër vërtet madhështor, shumëplanësh, plot humor dhe aventura, një libër që të mëson dhe të mbush me optimizëm, interesant në shumë drejtime, por mbi të gjitha për mënyrën e rrëfimit, gjuhën e përdorur, dialogun e shkathët dhe mënyrën sesi përshkruan ngjarjet dhe natyrën.
Çmimi: 300 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania