titleToAlt
"... përkthimi nuk është thjesht një kalim nga një gjuhë në tjetrën, por edhe një kalim nga një kulturë në tjetrën, nga një enciklopedi në tjetrën. Një përkthyesi lipset të mos i trembet syri jo vetëm nga rregullat rreptësisht gjuhësore, por edhe nga elementet kulturore, në kuptimin më të gjerë të fjalës". Një demonstrim i shkëlqyer erudicioni prej njërit nga mendimtarët më të shquar të botës rreth çështjes se si përkthimi i keq mund të cenojë kulturën, politikën dhe artin. I bazuar në një varg leksionesh për përkthimin, ky studim është një diskutim provokues dhe bindës për vështirësitë e një përkthimi besnik. Duke përdorur shembuj nga tekstet e letërsisë klasike, përfshirë edhe romanet e tij bestsellers, Eco-ja shqyrton gjërat e drejta dhe gabimet, keqkuptimet dhe "negocimet" e domosdoshme gjatë përkthimit. Aty ku Hamleti i Shekspirit, kur dëgjon Polonin prapa perdeve, bërtet: A rat!, Hamleti i Nolit bubullin: Një mi! A është ky përkthimi besnik?! Por ka një arsye të fortë për këtë...” Me shumë mprehtësi dhe humor gjatë analizës së përkthimeve të ndryshme, Eco-ja dëften se si kryhen këto negocime. Duke ndriçuar grackat e një përkthimi fjalë për fjalë, ai i kërkon një aparature të përkthejë një pjesë nga Bibla në spanjisht, pastaj e kthen atë sërish në anglisht, pastaj në gjermanisht dhe sërish në anglisht. Përfundimi është gazmor dhe qesharak, por, sipas këndvështrimit të Eco-s, aty prapëseprapë mund të dallosh që bëhet fjalë për Biblën dhe jo për aventurat e para të Harry Potteri-t. Interesant dhe i kuptueshëm për gjithkënd, ky studim është i domosdoshëm veçanërisht për studentin e gjuhëve të huaja.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Gjatë shekullit XIX, midis Torinos, Palermos e Parisit takojmë një sataniste histerike, një abat që vdes dy herë, disa kufoma në gjirizet parisiane, Hipolito Nievon, garibaldian, i mbytur në det afër Strombolit, Bordereau-n e rremë të Drejfysit për ambasadën gjermane, rritjen hap pas hapi të falsifikimit të njohur si Protokollet e Pleqve të Zionit. që do të frymëzojë Hitlerin për kampet e përqendrimit, jezuitë që komplotojnë kundër masonëve, masonë, karbonarë dhe maxinianë që mbysin priftërinjtë me të njëjtin shfrim, një Garibald me këmbë të shtrembëruara nga artriti, plane të shërbimeve sekrete piemonteze, franceze, prusiane e ruse, masakra në një Paris të ditëve të Komunës ku edhe minjtë hahen, kama të mprehura dhe fundërrina që bëjnë plane për të vënë bomba e për të nxitur revolta në sheshe, noterë falsifikatorë, testamente të sajuara, vëllazëri djallëzore dhe mesha të zeza. Një material i shkëlqyer për një roman me pjesë të stilit të viteve Nëntëqind, i ilustruar si feuilletons të asaj kohe. Ja se me çfarë mund të kënaqet edhe lexuesi më i keq. Pa harruar një hollesi. Duke lënë mënjanë protagonistin, të gjitha personazhet e tjera të këtij romani kanë jetuar vërtet dhe kanë kryer veprat e përshkruara, Madje edhe protagonisti bën gjëra të vërteta, përveç faktit që bën shumë, sepse ndoshta këto i kanë bërë autorë të ndryshëm. Po kush e di, ndoshta kur je në rrethet e shërbimeve sekrete, agjentëve te dyfishtë, kundërvajtësve zyrtare dhe mekatarëve fetarë, gjithçka është e mundur. Edhe që i vetmi personazh i trilluar i kësaj historie të jetë më i vërteti nga të gjitha dhe të ngjajë si dy pika uji me të tjerë që jetojnë sot.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Pierre Milza, autori i librit ka përdorur perspektivën e periudhës afatgjatë dhe ka vënë gadishullin si protagonist të historisë, që nga lashtësia deri në dhjetëvjeçarët e fundit. Kjo zgjedhje (nga etruskët deri në ditët tona) bëhet e mundur vetëm nëse perspektiva e historianit shtrihet e zgjerohet derisa përfshin, përbri ngjarjeve politike dhe ushtarake, gjithçka tjetër që ndihmon për të përcaktuar jetën e një trualli në harkun e tre mijë vjetëve: zakonet e vendit, konfliktet e brendshme, besimet fetare, organizimin shoqëror, prirjet demografike, kushtet shëndetësore, zbulimet shkencore, bujqësinë, industrinë, artizanatin, mendimin filozofik, ndikimet e huaja, artin e fisnikëve dhe atë të popullit, shkurt, kulturën në kuptimin e vet më të gjerë.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Poema homerike “Odiseja” u krijua në shekullin e 8 para Krishtit. Ajo tregon aventurat e rrezikshmë të Odisesë (Uliksit), heroit grek dhe mbretit të Itakës, në Greqinë e Perëndimore. Pas rënies së Trojës, Odiseja detyrohet të endet për dhjetë vjet derisa kthehet në shtëpi te gruaja e tij Penelopa, në Itakë. Vjen si libër i ilustruar.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Robin Hood, ishte një figurë heroike në folklorin anglez. A ishte një shigjetar dhe shpatar shumë i aftë, dhe është i njohur për "vjedhjen prej të pasurve dhe dhënien të varfërve". Këto ai i realizonte i ndihmuar nga një grup i jashtëligjshëm të njohur si "Burrat qejflinj”. Tradicionalisht, Robin Hood dhe burrat e tij janë të përshkruar si të veshur me rroba jeshile. Robin Hood u bë një figurë popullore në periudhën mesjetare duke vazhduar edhe në epokat moderne në letërsi, filma dhe televizion.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
I cituar shumë herë, i kritikuar e në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të kohës për pikëpamjen themelore të autores, se në “bazën e shqipes standarde qëndron dialekti i toskërishtes”, vjen për herë të parë i përkthyer në shqip, punimi i Janet Byron, i shkruar më 1976, me analiza të holla, të trajtuara në sfondin e një njohjeje të thellë të teorive moderne rreth procesit të standardizimit të gjuhëve në shoqëritë në zhvillim dhe të një njohjeje po aq të mirë të proceseve të vetë shqipes. Libri përmban një analizë tërësore dhe sistematike të kritereve mbi bazën e të cilave janë kryer përzgjedhje të ndryshme standardizuese në të gjitha nivelet e gjuhës shqipe. A ishte dialekti i elitës, i përbashkësisë së formave, kriteri estetik apo ndonjë tjetër, faktori vendimtar në përzgjedhjen e bazës dialektore të standardit në gjuhën tonë? “Çështja e bazës dialektore të shqipes standarde,- shkruan autorja,- është në të vërtetë çështja e përzgjedhjes midis alternativave të mundshme: këtu rrekemi t’i përgjigjemi pyetjes se cili prej dialekteve është zgjedhur si bazë e variantit standard. Gjatë viteve të hershme të qeverisjes socialiste ka pasur një marrëveshje unanime për këtë çështje, por në dhjetëvjeçarin e fundit, pikëpamjet e studiuesve rreth kësaj çështjeje kanë ndryshuar... Çështja e dytë lidhet me qëndrimin zyrtar ndaj dialekteve; siç do të vihet re, ai ka një peshë të konsiderueshme në standardizimin e gjuhës.”
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania