titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Historiae Manning Johnson fillon si ajo e shumë zezakëve të tjerë, të rritur me frymë fetare... Manning Johnson, mjaft i aftë dhe i arsimuar, ndjehej i përbuzur për shkak të racës dhe ngjyrës së lëkurës dhe ra pre e propagandës komuniste. Komunistët u mbështetën tek ai, pa ditur se njeriu i përzgjedhur për të luftuar për çështjen e tyre, kishte disa cilësi të rrezikshme për ta. Ai kishte marrë edukim të krishterë; ishte i mençur dhe i guximshëm. Edukimi i krishterë ngjalli zemërimin tek ai, kur pa imoralitetin e Partisë Komuniste dhe anëtarëve të saj. Mençuria e bëri të kuptonte marrëzinë e doktrinës komuniste dhe ndjeu se duhej të përpiqej të bëhej zezak i dorës së parë dhe jo imitim i një të bardhi të dorës së tretë. Guximi që kishte zgjoi dëshirën të rrëfente botërisht mëkatet dhe përpjekjet për t'i shlyer.” Archibald Roosevelt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Xheni Kristal ishte gjashtë vjeç kur u rrëmbye nga trotuari i lagjes së saj të qetë, periferike. Dymbëdhjetë vite më pas, ajo u kthye, mrekullisht, në shtëpi, pasi arriti t'iu shpëtojë rrëmbyesve. Por sapo anëtarët e familjes i uruan mirëseardhjen, mjaft pikëpyetje filluan të ngrihen. Ku kishte qenë ajo gjithë këto vite? Përse u kthye pikërisht tani? A është shtëpia e saj vendi më i sigurt për të... dhe për të tjerët? “I errët, emocionues, plot me çaste surprizuese. Nëqoftëse mendoni se e keni kuptuar se ku po iu çon... NUK KENI KUPTUAR ASGJË. Ky është nga ato libra që nuk harrohen lehtë.”-Lisa Jewell – autorja bestseller e “Then she was gone” Një triller fantastik. Mjaft i errët por bindshëm imponues dhe çmendurisht i ankthshëm... Edhe drithërimat kanë drithërima. - Lee Child
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: Lakuriq vjen liria,/ në malet siriane/ në kampe refugjatësh,/ me këmbët zhytur mes baltës/ me duar të rrjepura nga të ftohtët dhe/ vuajtjet./ Ajo ecën./ Kalon/ i ngërthehen për krahësh bijtë e saj/ që rrugës bien./ Qan/ por përpara çan./ I këpusin këmbët,/ ajo përpara vazhdon./ Në fyt e therin/ ajo këngën vazhdon.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Janë të pashoqe antologjitë si kjo, e porsasjellë nga Maksim Rakipaj. Përzgjedhja tematike e poetëve shqipëruar është sugjeruar natyrshëm prej ekperiencës së përkthyesit, një ish i përndjekur politik. Kriteri politiko-shoqëror i kësaj përzgjedhjeje, sidoqoftë, nuk ka komprometuar qëllimin e sjelljes në jetë të këtij libri: vërshimin e një poezie të madhe nëpërmjet përkthimesh mjeshtërore. Dhe është pikërisht ky nivel i lartë që i lejon kësaj antologjie të konsiderohet pasurim edhe i kulturës kombëtare shqiptare.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Botimi i Antologjisë së Poezisë së Nobelistëve është një arritje dhe befasi letrare... pasurim i mëtejshëm i botimeve, kryepunë e përpjekjeve... Është një qëndresë e bukur te vlerat e përhershme, që prodhojnë vlera, një ngjarje kulturore për lexuesin... 50 autorë nga ata që kanë marrë çmimin më të lartë në botë për letërsinë, që nga fillimi i këtij çmimi e deri më sot, nga të gjithë kontinentet, duke përgasur kështu atë pluhurnajë yllësore, mjegull e mistertë, një ngjitje nën to për në maja, ndërkohë dhe një zbritje mes një ndriçimi tjetër, në metropolet apokaliptike të shekullit XXI...” VISAR ZHITI
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Sonetet u shkruan prej vitit 1595 deri në vitet e para të 1600-ës. Pse janë 154 sonete? Në një sonet janë 14 vargje herë 11 rrokje baraz 154 rrokje. Pra një sonet për sonetet, që vetëm ai mund ta shkruante.Struktura shekspiriane e soneteve është kjo: janë tre strofa njëmbëdhjetë rrokshe (quatrains) me rima ABAB, CDCD dhe EFEF dhe dy vargjet e fundit (couplet) me rimë të puthur GG, gjë që e bën lehtësisht të dallueshëm prej strukturës së soneteve të Petrarkës.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania