titleToAlt
Shekulli XX u karakterizua nga përplasja midis demokracisë dhe fashizmit, duke krijuar pasiguri në lidhje me ekzistencën e lirisë njerëzore dhe duke lënë pas miliona të vdekur. Duke marrë parasysh këto tmerre, njeriu pret që bota të mos i pranojë pasardhësit shpirtërorë të Hitlerit dhe Musolinit, nëse lindin në epokën tonë. Te vepra Fashizmi: Një Paralajmërim, Madeleine Albright rrëfen përvojat e saj nga jeta si fëmijë në Evropën e shkatërruar nga lufta dhe nga karriera e saj e shquar si diplomate... Fashizmi, sikundër tregon Albright, jo vetëm që mbijetoi gjatë gjithë shekullit të njëzetë, por tani përbën një kërcënim më djallëzor për paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare se në çdo kohë tjetër që pas Luftës së Dytë Botërore. Vrulli i demokracisë që përfshiu botën me rënien e Murit të Berlinit ka bërë hapa mbrapsht. Në shumë vende, faktorët ekonomike, teknologjikë dhe kulturorë po e dobësojnë qendrën politike, duke fuqizuar ekstremet e djathta dhe të majta. Fashizmi: Një Paralajmërim është një libër për kohën tonë, por që ka vlerë për të gjitha kohërat. Shkruar me mençuri nga dikush që jo vetëm e ka studiuar historinë, por edhe ka ndihmuar në formësimin e saj, thirrja e tij për t'u ngritur na jep mësime që duhet t'i kuptojmë dhe shtron pyetje të cilave duhet t'u përgjigjemi nëse duam të shpëtojmë veten, duke mos përsëritur gabimet tragjike të së shkuarës.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
MADELEINE ALBRIGHT ka shërbyer në postin e Sekretares së Shtetit Amerikan nga viti 1997 deri më 2001. Gjatë karrierës së saj të shquar në qeveri, ka punuar në Këshillin e Sigurise Kombetare dhe si ambasadore e Shteteve të Bashkuara pranë Kombeve të Bashkuara. Ajo është autore e librit më të shitur të New York Times, "Zonja Sekretare. Ajo është themeluese e Grupit "Albright LLC", kryetare e Institutit Kombëtar Demokratik për Marrëdhenie me jashte, dhe profesoreshë e shquar e qendrës Mortara në Shkollën e Shërbimit të Jashtem në Xhorxhtaun. Banon në Uashington D.C. dhe Virxhinia.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Për 8 vjet, gjatë dy mandateve presidenciale të Bill Clinton-it, Madeleine Albright-i mori pjesë aktive në ngjarjet më dramatike të kohës nga përpjekjet për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme deri në ndërhyrjen humanitare të NATO-s në Kosovë. Përmes kujtimeve të spikatura, gruaja që deri atëherë pati pozitën më të lartë në historinë e Amerikës ndan me lexuesin historinë e saj të jashtëzakonshme dhe shpreh mendimet për çështjet ndërkombëtare gjatë një periudhe me trazira të papara.
Çmimi: 1500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania