titleToAlt
Në këtë roman të jashtëzakonshëm, sa komik, aq edhe të thellë në aspektin filozofik, autori i vlerësuar i romanit Netherland, zbulon konturet e fshehura të një qyteti-stoli në Lindjen e Mesme dhe dilemat e heshtura të njeriut modern. Kur heroi i paidentifikuar i romanit, një avokat vetësabotues dhe një tip i çuditshëm ekzistencial, e ndien se jeta e tij në Nju-Jork po shkon drejt rrënimit, shfrytëzon një mundësi që i jepet për të shkuar në Dubai, duke pranuar një punë misterioze për një familje tepër të pasur libaneze. Por, ndërsa nga njëra anë, duke shërbyer si administrator i familjes, i duhet të-përballet rregullisht me tekat e çuditshme të vëllezërve Batros, në anën tjetër, ai përndiqet nga një ndjesi faji, që në roman zbulohet përmes një serie të gjatë korrespondence, reale ose të imagjinuar, si mënyra e tij e vetme për të dalë prej këtij kurthi. Qeni është cilësuar nga kritika si një legjendë e paharrueshme e epokës së globalizmit. Ai është një roman i shkruar me elokuencë të spikatur, me ndjeshmëri dhe mjeshtëri stilistike. Ndër vlerësime të tjera, romani është nominuar për çmimin Man Booker.
Çmimi: 955 Lekë
titleToAlt
Për t’i shpëtuar përndjekjes naziste në Gjermaninë e vitit 1936, familja Shvart emigron në Shtetet e Bashkuara, në një qytezë në periferi të Nju-Jorkut. Babai, një ish-mësues në shkollë të mesme, i nënshtrohet së vetmes punë që mund të gjejë: varrmihës dhe mbikëqyrës i varrezës. Aktet e dhunshme raciste mbi familjen Shvart në Amerikën e vitit 1940 e vështirësojnë edhe më shumë mbijetesën e tyre. Paragjykimi lokal dhe brishtësia emocionale e vetë familjes Shvart çojnë në një tragjedi të paimagjinueshme, ku e bija varrmihësit, Rebeka Shvart, mbetet jetime që e mitur. Pas tragjedisë, ajo fillon aventurën e saj nëpër Amerikë, e përfshirë në një odise të jashtëzakonshme e të rrezikshme erotike, në një vorbull misteri dhe zbulimi të vetvetes. Por, teksa Rebeka përpiqet të gjejë rrugën e saj në shoqëri, duke fituar legjitimitet përmes martesës dhe mëmësisë, e shkuara e ashpër dhe e pashmangshme, ndërhyn në një mënyrë a në një tjetër. Bija e varrmihësit është një roman për identitetin dhe sfidat me të cilat përballemi për të triumfuar në të shkuarën tonë dhe për të fituar pranimin e të tjerëve. Bija e varrmihësit është romani i 36-të i Joyce Carol Oates-it. Ngjarja e romanit është bazuar në jetën e gjyshes së saj. Oates-i shpjegon se vendosi të shkruante për familjen e saj vetëm pasi i vdiqën prindërit (në vitin 2000 dhe 2003), duke shtuar se “historia e familjes ishte e mbushur me xhepa heshtjeje. M’u desh të përdorja shumë imagjinatë për ta rikrijuar”. Bija e varrmihësit u botua në vitin 2007 dhe është përfshirë në listën e librave bestseller në gazetën New York Times. Romani gjithashtu ka qenë nja nga librat finalistë, kandidat për çmimin National Book Critics Circle Award në prozë. Joyce Carol Oates ka shkruar 56 romane, mbi 30 përmbledhje me tregime, tetë vëllime me poezi, drama, ese të panumërta dhe kritikë letrare. Është fituese e shumë çmimeve letrare, ndër to e çmimeve National Book Award (1969), PEN/ Malamud për “përsosmëri në prozën e shkurtër”, Prix Femina (2005), Commonwealth për “shërbim të shquar në letërsi” (2003), Chicago Tribune Lifetime Achievement Award (2006) etj. Oates-i është anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe të Letrave që prej vitit 1978. Romani Bija e varrmihësit (2007) është klasifikuar si bestseller në listën e NewYork Times-it. Prej më shumë se njëzet e pesë vjetësh, Oates-i është një nga kandidatet më të diskutuara për çmimin Nobel në letërsi. Ajo ka shkruar edhe romane triller/mister, nën pseudonimet Rosamond Smith dhe Lauren Kelly.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Tek  Fëmijët e natyrës , me poezitë e saj të fuqishme, Lleshanaku zbulon të shkuarën e vendit të saj. Ajo i risjell këto gjurmë në lidhje me veten dhe familjen, dhe zbulon se si këto ngjarje ndërhyjnë dhe ndikojnë kujtimet e saj të fëmijërisë dhe gjithë rirrënimin e historisë. Dhimbja, vdekja, burgosjet dhe dëshira, janë disa nga temat që jetojnë thellë në poezitë e bukura të Lleshanakut, poezi që Peter Constantine i ka quajtur  klasiket bashkëkohore të letërsisë botërore. Shtëpia Botuese New Directions
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Përmbledhja e parë e poetes Luljeta Lleshanaku e botuar në Britani, është një zbulim. Poezitë janë të pazakonta dhe kumbuese në këto përkthime, të mbushura me objekte dhe shpirtra, të transformuara në diçka flatruese, të ngjashme me metaforat e Shagallit. Gjuha këtu, si në prozën e Gogol -it, është një mënyrë për të krijuar nje jetë të re dhe një destinacion të ri, që të shpie përpara dhe jashtë kësaj bote gjysëm misterioze dhe ciklike. Hapësira në poezitë e saj, është si pika zero që mund të shohë vetëm jashtë vetes, në të gjitha drejtimet njëkohësisht. Por poetja sheh brenda përtej paradoksit, dhe në vend të gjykimit, ajo gjen pranim. Një shprehje e zakonshme në këto poezi, mund të zbulojë një konkluzion abstrakt krejt të paparashikueshëm.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania