titleToAlt
Në gjithë jetën dhe aktivitetin tim në biznes, mësimi më i madh dhe konkluzioni kryesor që kam nxjerrë është se, garantimi i lirive ekonomike e politike, veçanërisht liria e tregut dhe sipërmarrjes, aplikimi i drejtë dhe i saktë i rregullave dhe institucioneve të kapitalizmit janë rruga më e mirë dhe më e sigurt që një vend të zhvillohet shpejt duke rritur në mënyrë të qëndrueshme mirëqenien dhe cilësinë e jetës. Kapitalizmi është sistemi i konsumatorit mbret, i suksesit në treg vetëm falë cilësisë dhe standardeve të produkteve.e shërbimeve, i shpërblimit më të mirë të iniciativave dhe përpjekjeve të çdo individi të lirë, i mundësive të gjithkujt për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm, është sistemi që na, garanton prosperitetin dhe zhvillimin ekonomiko-social të shoqërisë sonë. Libri "Mentaliteti antikapitalist" Ludwig von Mises, bën pjesë në ata libra fondamentalë e të domosdoshëm për t'u lexuar gjerësisht,- të cilët kanë forcën dhe qartësinë e mendimit dhe analizës t'u japin një përgjigje të mrekullueshme shkaqeve dhe arsyes së "qëndrimeve antikapitaliste" në shoqërinë tonë, si. dhe të ndriçojnë mendjet dhe idetë e shumë njerëzve se "kapitalizmi, i kuptuar dhe zbatuar siç duhet, është rruga më e sigurt drejt suksesit, demokracisë dhe mirëqenies për çdo popull apo vend".
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Për “Politikat Ekonomike”, instrumentet dhe efektet në zhvillimin ekonomik e social të çdo vendi është diskutuar e diskutohet shumë. Politikat ekonomike të majta, të djathta, të qendrës, liberale, socialiste, socialdemokrate etj. Ideologjia dhe pozicioni politik duket se dominon frymën dhe zgjedhjen e politikave ekonomike të çdo vendi, të zhvilluar apo në zhvillim. Cilat politika ekonomike duhet të rekomandohen? Një pikëpyetje e madhe mbetet, një dilemë e vazhdueshme shoqëron përmbajtjen e tyre: cila është më e mira, më eficiente, më ndikuese në forcimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenies së një vendi? Ludwig von Mises u jep një përgjigje brilante këtyre dilemave. Ludwig von Mises tregon se në shoqërinë e sotme globale gjithçka është rezultat i ideve. Merita e çdo klase politike, qeverie apo intelektualëve të çdo vendi është lufta ndaj ideve të këqija, ndaj ideve të gabuara në politikat publike. “Duhet të zëvendësojmë idetë e gabuara me ide të drejta e progresive "... duhet të mënjanojmë teoritë dhe idetë që mbështesin e justifikojnë dhunën... duhet të kundërshtojmë logjikën fiskale të konfiskimit të pasurisë, manipulimin autoritar të çmimeve, inflacionin dhe gjithë arsenalin e të këqijave nga të cilat po vuajmë". Rruga më e suksesshme drejt progresit nuk është socializmi apo autoritarizmi etatik, por ekonomia e lirë, tregu i lirë, liria e sipërmarrjes, demokracia funksionale etj. , me një fjalë, zbatimi korrekt i ligjeve, rregullave dhe institucioneve të kapitalizmit. Gjithkush duhet të bindet se kjo është rruga e vetme dhe më e sigurt e zhvillimit ekonomik e social të çdo vendi, kjo është ideja më progresive e kohës moderne.
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania