titleToAlt
Në harkun e katër brezave, Trëndafili i mesnatës kalon nga pallatet vezulluese të maharaxhave të mëdhenj të Indisë në kështjellat madhështore të Anglisë, duke ndjekur jetën e jashtëzakonshme të një vajze të jashtëzakonshme, Anahita Çavanit, nga viti 1911 deri në ditët e sotme.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Pozi Montagu po u afrohet të shtatëdhjetave dhe jeton ende në shtëpinë e bukur të familjes, Admiral House, që ngrihet në rrethinat e Suffolkut të lavdishëm. Aty ajo kaloi një fëmijëri të lumtur, duke kapur flutura me babanë e dashur, dhe rriti fëmijët e saj, por tani Pozi e di që ka ardhur koha të marrë një vendim të vështirë. Shtëpia ruan shumë kujtime dhe kopshti është i mrekullueshëm: iu deshën plot njëzet e pesë vjet për ta krijuar, por ajo ngrehinë madhështore po rrënohet dita-ditës dhe Pozi e di se s'ka zgjidhje tjetër, veçse ta shesë. Pastaj dikush shfaqet nga e kaluara -Fredi, dashuria e saj e parë, që e braktisi dhe e la zemërthyer pesëdhjetë vite të shkuara. Tashmë, duke luftuar për të përballuar dështimet e herëpashershme në biznes të djalit të saj, Semit, dhe kthimin e beftë të birit më të vogël, Nikut, pas dhjetë vjetësh në Australi, Pozi nuk ka kurajë të besojë në dashurinë e përtërirë të Fredit. Dhe, me rishfaqjen e Fredit, nxjerr krye edhe një sekret shkatërrues... Sekrete të tmerrshme, fuqia e të cilave nuk zbehet me kohën dhe vetëm dashuria e vërtetë mund t'i falë. Dhe Pozi ende nuk e di se ato lidhen ngushtë me të... Personazhe të paharrueshme dhe të vërteta tronditëse në këtë roman të ri magjepsës të autores bestseller Lucinda Riley
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Elektra d'Aplieze duket sikur është gruaja që ka gjithçka: bukurinë, pasurinë dhe famën. Por nën dukjen vezulluese të top modeles më të kërkuar në botë, Elektra e brishtë, që mezi e përballon stresin, e tronditur nga vdekja e të atit, Pa Saltit, miliarderi i pashoq që i birësoi gjashtë bijat qysh foshnja nga katër anët e botës, ka gjetur ngushëllim tek alkooli dhe droga. Dhe, ndërsa ata që e rrethojnë druhen për shëndetin e saj, Elektra merr letër nga një person krejt i panjohur, që pretendon se është e gjyshja... Më 1939, njujorkezja Sesilia Hantlej-Morgani arrin në Kenia, në përpjekje të shërojë plagët e zemrës pranë kumbarës së saj, grua mondane, zemra e shoqërisë së lartë dhe anëtare e grupit famëkeq Happy Valley. Në brigjet e liqenit të bukur Naivasha, ajo takon Bill Forsajthin, beqar i njohur enigmatik, fermer, me lidhje të ngushta me fisin maasai. Por kur zbulon diçka tronditëse dhe me luftën në prag, Sesilias nuk i mbeten shumë zgjedhje, ndaj vendos të pranojë propozimin e Billit për martesë. Me t'u vendosur në luginën Wanjohi dhe me Billin larg, befas Sesilia e ndien veten të izoluar dhe të vetmuar. Derisa në pyllin fare pranë fermës së saj gjen një foshnjë të sapolindur, të braktisur, që do t'ia ndryshojë jetën përgjithmonë... Nga atmosfera frenetike e Manhatanit në fushat e mrekullueshme, të egra e të gjera të Afrikës, Motra e diellit është vëllimi i gjashtë i Shtatë Motrave, serisë epike me miliona kopje të shitura të Lucinda Rileyt. Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të kapërcejë edhe kufij në dukje të pamundur...
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Motra e hënës është vëllimi i pestë epik i sagës Shtatë motrat nga Lucinda Riley. Pas vdekjes së babait, Pa Saltit, një miliarder i pashoq që i birësoi gjashtë bijat nga e gjithë bota, Tigi D'Aplieze, duke i besuar instinktit, shkon në Hajlende, malësinë e egër skoceze. Atje fillon punë, duke iu përkushtuar pasionit të saj: kujdesit për kafshët, në pronën e madhe dhe të izoluar të Kinerdëve, e punësuar nga padroni enigmatik dhe joshës, Çarl Kinerdi. Aty Tigi takon Kalin, kujdestarin e pronës, me të cilin ndan shtëpinë dhe që shpejt do të bëhet një mik i dashur; Zarën, bijën adoleshente dhe paksa rebele të Çarlit; dhe Zed Eszunë, një tip playboy dhe ish-i dashuri i njërës prej motrave. Por, mbi të gjitha, takon Çilin, një cigan plak që duket se di shumë hollësi rreth së shkuarës së saj dhe të gjyshes: Lusia Amaja Albajsini, kërcimtarja e famshme e flamengos. Në hijen e Alhambrës së mrekullueshme, Tigi zbulon lidhjen e saj me komunitetin legjendar të ciganëve të Sacromontes, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës Civile, dhe me "La Candelan", kërcimtaren më të madhe të flamengos të asaj kohe. Nga Spanja, në Amerikën e Jugut dhe Nju Jork, Tigi do të bjerë në gjurmë të së shkuarës së saj të trazuar. Dhe, nën syrin vigjilent të një fallxhoreje të talentuar cigane, ajo do të zbulojë talentin e vet si shëronjëse. Por kur fati duket se i prin udhë, Tigi duhet të vendosë nëse do të qëndrojë me familjen e gjetur rishtas apo do të kthehet në Kinerd, te Çarli.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Qëkur Stari ka gjetur familjen e vërtetë dhe dashurinë e saj, Sisi ndihet e vetmuar dhe e pafat. Tashmë ka humbur gjithcka: marrëdhënien e vecantë që kishte me të motrën, e madje edhe frymëzimin për tablotë e saj. E arratisur nga një jetë, pjesë e së cilës nuk ndihët më, niset drejt Australisë, në gjurmët që i ati i ka lënë para se të vdiste: një fotografi bardhezi dhe emrin e një gruaje te panjohur. Por ai që duhet të ishte një qëndrim i shkurtër në" Bangkok, vetëm për një javë, shndërrohet ne etapen e parë të një udhëtimi emocionues dhe aventuror. Në plazhet e mrekullueshme të Krabit, Sisi takon Ejsin, një i ri joshës, vetmitar dhe misterioz. Mes një kredhjeje ne ujërat e kristalta dhe nje darke romantike, Ejsi e ndihmon të zbulojë historinë e paraardhëses së saj, Kiti MekBrajdit, një grua e fortë dhe e guximshme, që kishte emigruar ne Australi ne fillim te shekullit XX: në gjurmën fatale të një perle shumë të rrallë ngjyrë rozë, Kiti gjendet e ndarë mes dashurisë së dy vëllezërve rivale dhe ne qendër të intrigave të një familjeje që zotëron një perandori të tërë... Kur më në fund Sisi mbërrin në zhegun përvëlues të shkretëtirës australiane, frymë-zimi i zgjohet befas: ndoshta ky kontinent i pamat dhe i egër është vërtet shtëpia e saj.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
E heshtur dhe enigmatike, e pasionuar pas letërsisë e gatimit, Stari është e treta nga gjashtë bijat e birësuara të Pa Saltit, manjatit zviceran, dhe gjithmonë ka jetuar në hijen e Sisit, motrës së gjallë e të hedhur. Qysh të vogla kanë qenë të pandara: kanë një gjuhë të fshehtë, që e kuptojnë vetëm ato dhe vitet e fundit i kanë kaluar duke udhëtuar nëpër botë... Por vetëm dy javë pas vdekjes së babait, Sisi mendon se ka ardhur koha të marrë në dorë frerët e jetës: të gjejë rrugën e vet, duke njohur edhe të kaluarën. Për të rënë në gjurmë të origjinës së saj, Pa Salti i ka lënë një statujëz maceje, emrin e një gruaje misterioze që ka jetuar thuajse njëqind vjet më parë dhe kartëvizitën e një librari londinez... Njëqind vjet më parë, Flora MekNikoli është përbetuar se nuk do të martohet kurrë. Jeton e lumtur dhe e sigurt në shtëpinë e saj në Lake District, pranë librave e me pasionin për natyrën. Por peng i disa rrethanave, Flora detyrohet të shkojë në Londër, në shtëpinë e Alisë Kepelit, një prej aktoreve më famëkeqe të shoqërisë së asaj kohe. Në dilemën mes dashurisë së pasionuar e detyrës ndaj familjes, ajo befas gjendet e përfshirë në një lojë, fijet e së cilës i luajnë të tjerët, derisa takimi me një zotëri të panjohur do t’i zbulojë përgjigjet që i kërkonte prej një jete... Ndërsa Stari mëson për rrugëtimin e Florës, paraardhëses së vet, edhe ajo niset në një udhëtim zbulimi... Sekrete dhe fate të ndërthurura me mjesh-tëri formojnë enigmën e hidhur që Stari do të duhet të deshifrojë në këtë vëllim të tretë të sagës bestseller.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Ali D'Aplieze ka shkuar të marrë pjesë në një nga garat më të rrezikshme në botë të anijeve me vela, kur merr vesh lajmin e vdekjes së papritur të babait të saj birësues. Teksa kthehet në shtepinë e fëmijërisë për të takuar pesë motrat e tjera, ajo zbulon se i ati - një miliarder i pashoq misterioz, të cilin bijat e thërrisnin me dashuri Pa Salt - i ka lënë si trashëgim secilës prej tyre të dhëna tunduese, që do t'i ndihmojnë të zbulojnë origjinën e vërtetë. Së fundi, Ali ka nisur të përjetojë një marrëdhënie të thellë e pasionante dashurie, që do ta ndryshojë përgjithmonë fatin e saj. Por tashmë jeta i merr një kthesë të papritur dhe Ali vendos të heqë dorë nga deti e lundrimi dhe të ndjekë gjurmët që babai i ka lënë, gjurmë të cilat do ta cojnë në Norvegjinë e bukur e të akullt... Atje, Ali fillon të zbulojë rrënjët -sesi historia e saj lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me atë të një këngëtareje të re, krejt të panjohur për të, Ana Landvikun, e cila gati 100 vjet më parë këndoi në premieren e Per Gyntit, dramën e Ibsenit, orkestruar nga Edvard Griegu, ikonë e muzikës. E ndërsa mëson më shumë për Anën, Alii fillon të pyesë veten kush ishte në të vërtetë Pa Salti, babai i saj. Dhe pse motra e shtatë nuk u birësua kurrë... Motra në stuhi është libri i dytë i serisë magjepsëse të Lucinda Rileyt, bazuar në rrëfimin mitologjik të një yjësie të famshme. Ai vjen pas librit të parë Shtatë Motrat. Historia e Majës, bestseller në të gjithë botën dhe i mirëpritur nxehtësisht edhe nga lexuesi shqiptar.
Çmimi: 1400 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania