titleToAlt
Udhëtim në Venecie, apo udhëtim me Venecian? Manja, Ifigjenia dhe Penelopi aty gjenin strehë sa herë që në jetën e tyre vinte një ndryshim i papritur apo një ngjarje e pakëndshme. Në atë sallon, që ngjante si i një tjetër epokë, të ulura nepër kolltukë të larë me ar, pinin çaj me filxhanë prej porcelani dhe, së bashku me Venecian e tyre të dashur, udhëtonin me mend në Qytetin e Dozhëve... Atëherë çdo gjë dukej më e lehtë. Zemrat hapeshin, buzët flisnin dhe sytë lotonin...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Prej vitesh tashmë, madje gati po e harroj edhe vetë që dikur më pagëzuan me emrin Aleksandra. Aleksandra Salvano, e bija e Robertit dhe Haritinës. Jam fajtore për të gjitha mëkatet që mund të më akuzojnë kisha dhe drejtësia, por nuk ndihem fajtore për asgjë. Çdo gjë erdhi natyrshëm në jetën time ose mua m'u duk kështu. Nuk më kaloi asnjëherë nëpër mend që mund të isha bërë diçka tjetër nga ajo që u bëra. Nuk më kaloi asnjëherë nëpër mend se brenda meje më parë lindte e keqja, pastaj edhe më e keqja, dhe asnjëherë e mira. U linda shumë e bukur dhe kjo ishte një armë më tepër, një kurth i padukshëm për kandidat-viktimat e mia. Asnjeri nuk pret që pamja e një engjëlli të fshehë me një mjeshtëri të tillë shpirtin e zi të një djalli, i cili është i vendosur të mbjellë vdekjen dhe shkatërrimin. Madje vdekja, që kaq lehtë vendosja për dikë, ishte ndoshta shpëtim, katarsis, pastrim; ishte shpëtim nga diçka tjetër që i priste, shumë më e keqe se vdekja. Armiq... Vetëm të tillë bëra në jetën time. Miq nuk bëra kurrë, por asnjëherë nuk e ndjeva mungesën e tyre. Miqësia ishte për mua dobësi, një armë në duart e kundërshtarit, dhe nuk isha nga ato që jepja shanse të tilla, dhe as nuk doja pesha të tepërta. Emri im është Dada. Jetoj në një botë, që e ndërtova vetë, sipas rregullave të mia. Emri im është Dada dhe nuk pendohem.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kostandinopoja... Stambolli... Mbretëresha... Sido që ta quash, një është Stambolli: i magjishëm, i veçantë, i mrekullueshëm, i pagëzuar në misteret e Lindjes! Në këtë vend lindi Theanoja. Një vajzë që mbart brenda vetes dicka nga magjia e këtij qyteti dhe nga shpirti i tij i paepur. Theanoja do të rritet, do të dashurojë dhe do të martohet. Natën e 6 shtatorit 1955 do të gjendet në vorbullën e ngjarjeve të tmerrshme të atij muaji. Një faqe e errët në historinë e grekëve të Stambollit do të shkruhet me gjakun e shumë të pafajshmëve. Viktimë e egërsisë së turqve do të jetë edhe vetë Theanoja. Kur të rimarrë veten asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ajo natë do të lindë një ujkonjë. Kushdo që do t'i afrohet në të ardhmen për t'i bërë keq, do të copëtohet nga dhëmbët e saj të mprehtë. Dhjetë vjet më vonë, Theanoja do të përjetojë makthin e dëbimit për në Greqi dhe dhimbjen e shpërnguljes nga vendi ku kishte lindur; do të përballet me racizmin, me mosbesimin. Ujkonja do të rizgjohet dhe të gjithë fajtorët do të paguajnë shtrenjtë. Apo mos ndoshta do të paguajnë dhe të pafajshmit? Historia e një gruaje që përjetoi dashurinë dhe urrejtjen dhe u shndërrua në egërsirë për hir të njerëzve të saj të dashur.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
E gjithë jeta e Mihalit qe... një cigare e fundit. Një cigare e fundit, para se të merrte vendimin të martohej me gruan që dashuronte, kur vetë ai ishte në moshë shumë të re. Një cigare e fundit para se të hidhte një hap të pamatur në jetën e tij profesionale, që i mundësoi të arrinte majat, por që më pas e hodhi në një humnerë, të cilës nuk i dukej fundi. Një cigare e fundit, për të mos i dhënë fund jetës, atëherë kur puna, ëndrrat, dashuria dhe i gjithë rrugëtimi i tij qenë kthyer në hi dhe bishta cigaresh... Dhe një cigare e fundit, kur në jetën e tij u shfaq kërcënimi i një sëmundjeje tinëzare, kur e bija u fundos në terrin e saj dhe anoreksia nervore filloi ta sfiliste çdo ditë e më tepër. Megjithatë, Mihali qe i vendosur që vajza e tij të mos kthehej në hirin e flakës të saj. Pranë tij, Markela, engjëlli mbrojtës i jetës së tij dhe një mike e vërtetë që mund ta gjejë dikush vetëm nëpër libra... Apo jo?!
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Kur reshti së qeni e lumtur? Nuk i kujtohej. Kur filloi të ndihej fatkeqe? A ishte me të vërtetë fatkeqe? Ishte tridhjetë e pesë vjeçe. E martuar. Nënë e një vajze të mrekullueshme. E hijshme dhe në gjendje të mirë ekonomike. Ai ishte dyzet vjeç. I pashëm. Familjar i mirë. Bashkëshort besnik. Nuk i harronte kurrë datat e përvjetorëve apo ditëlindjeve. Ndoshta sepse dinte të organizonte më së miri kalendarin apo sepse kishte një sekretare tejet të kujdesshme. Organizim dhe rregull. Çelësat e jetës së tyre. A mund të jenë vallë arsye të forta që e çojnë një martesë drejt divorcit, vetëm mungesa e së qeshurës dhe rutina e përditshme?! Dhe, ç'do të ndodhë kur e qeshura të hyjë në jetën e saj, pikërisht nga ajo e shtëpisë fqinje? Ç'do të ndodhë kur do t'i duhet të vendosë për të zgjedhur midis mënyrës moskokëçarëse të të jetuarit të çastit, pa e vrarë mendjen se ç'do të sjellë e nesërmja dhe mënyrës së programuar të të jetuarit? Ç'do të ndodhë kur do t'i duhet të vendosë për të zgjedhur midis një dashurie plot pasion e plot sfida dhe një dashurie më të hershme që duket sikur nuk ka asgjë për t'i ofruar?...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ja, pra, ku mbërritëm edhe te ky libër! Pas një Valsi, pas një Ujkonje, erdhi dhe një Shtëpi… buzë një lumi. Mos u gënjeni nga qetësia që fsheh titulli i tij, sepse një lumë është gjithmonë i paparashikueshëm dhe asnjëherë nuk mund ta dish se ku mund të të çojë. Melisanthi, Julia, Aspasia, Polikseni dhe Magdalini po rriten nën kujdesin e nënës së tyre në një fshat të Olimpit, buzë një lumi. Ajo që dëshirojnë që të pesta është që të njohin jetën larg vendlindjes së tyre. Dhe do t’ia arrijnë! Fati do t’i shpërndajë në katër pika të horizontit, duke e kthyer e bërë ëndrrën e tyre realitet. Vetëm se, ndonjëherë, ëndrrat shndërrohen në makthe të pushtuara nga djalli dhe të përndjekin… Pesë gra, pesë jetë të vrullshme, të mbushura me dashuri dhe zhgënjime, ndërkohë që shtëpia buzë lumit pret me durim atë të cilën e di se do të ndodhë! Çdo kapitull i librit përbën një libër më vete; gëzohesh me gëzimet e personazheve dhe dëshpërohesh me dhimbjet e tyre. Dhe si shprehet vetë autorja: “Jeta është si ky lumë që rrjedh në këtë moment para nesh. Të merr lehtësisht me vete dhe të çon aty ku shkon. Ashtu si një lumë që nuk kthehet mbrapsht, kështu edhe ju, nëse do ju marrë me vete, nuk do të mundeni të ktheheni mbrapsht… Gjithmonë kini kujdes nga lumi… Mos t’ju marrë me vete…”
Çmimi: 1500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania