titleToAlt
Vështrim historik dhe burime dokumentare.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Prof. Dr. KRISTO A. FRASHËRI (Anëtar / Akademisë së Shkencave të Shqipërisë) ka lindur në Stamboll më 1920. Është riatdhesuar në Tiranë më 1927. Ka marrë pjesë në luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Është diplomuar në Histori. Ka qenë anëtar i Institutit të Shkencave, pastaj pedagog në fakultetin e Historisë së Shqipërisë, më tej në Institutin e Historisë së Shqipërisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në vitin 2003 u pranua anëtar i Akademisë së Shkencave. Ka botuar me dhjetëra tekste dhe me qindra trajtesa shkencore, të gjitha me temë nga historia e Shqipërisë. Ka mbajtur referate me temë historike në shumë takime shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare . Ka me dhjetëra tekste dhe studime të botuara në gjuhë të huaja (frëngjisht, anglisht, gjermanisht, rusisht, italisht, në gjuhën kineze dhe esperanto).
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Histori e mirëfilltë e Skënderbeut, mbështetur në dokumente dhe materiale të shumta arkivore. Ndryshe nga historitë e tjera të shkruara për Skënderbeun, kjo është më e kompletuar dhe e sheh Heroin jo vetëm si udhëheqës të luftës çlirimtare, por edhe si nismëtar të shtetit shqiptar.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Libri përmban nota autobiografike, duke ruajtur në këtë autobiografi fijen lidhëse me familjen e Frashërllinjve të Rilindjes Kombëtare, nga rrjedh edhe akademiku Kristo Frashëri. Në promovimin e librit, që do të mbetet si epilogu i një historiani të lavdishëm shqiptar, pritet një takim mbresëlënës me kolegët dhe gazetarët. Tërë jetën akademik Kristo Frashëri shkroi libra historike, artikuj, ese, dha intervista për çështjet më të debatueshme kombëtare, pa e vënë re asnjëherë lodhjen dhe së fundi as stërmundimin, ndërsa është në një gjendje shëndetësore ku i duhet asistencë mjekësore. Ai e sfidon edhe sëmundjen. Brenda tij gjendet një energji e jashtëzakonshme e mendjes. Të mos mendojmë sot se profesor Kristo Frashëri do të përfundojë së botuari, duke e mbyllur me “jeta e një historiani”. Kemi mësuar se dhjetëra vëllime presin ende dritën e botimit. “Jeta e një historiani”, ky libër i shkruar nga dora e Kristo Frashërit nuk është se flet për veten. Jeta e një historiani si Kristo Frashëri është një betejë për historinë e vendit të tij, një beteje për t’i dhënë ringjallje, për të ndriçuar të vërtetat historike.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky punim ka karakterin e një debati historik shkencor. Fillin e ka marrë nga formulimet historike që përmban  Enciklopedia e Maqedonisë , botuar nga Akademia e Shkencave të Shkupit më 2009, në zërin shqiptarët e Maqedonisë. Në këtë enciklopedi ka formulime të pasakta për historinë e shqiptarëve të Maqedonisë. Aty shqiptarët trajtohen si turma malësorësh të ardhur nga malësitë e Shqipërisë së Veriut dhe të vendosur në viset e sotme të Maqedonisë gjatë shekujve të sundimit osman.Historiani Kristo Frashëri u përgjigjet shtrembërimeve që përmban enciklopedia me argumente dhe dokumentime historike. Argumentet që ai sjell tregojnë se shqiptarët që tani banojnë në viset veriore dhe verilindore të Republikës së Maqedonisë kanë banuar në këto vise që në agimin e historisë. Ata janë banorë ilirë të trevës dardane, e cila në Antikitet kishte për kryeqendër Shkupin. Sipas historianit Kristo Frashëri, shqiptarët vazhduan të banonin në këto vise gjatë Mesjetës së hershme. Sipas tij, fiset sllave që u dyndën në shekullin VII të erës sonë u vendosën vetëm në viset e Maqedonisë antike, por jo në Dardaninë historike. Ai sjell dëshmi se shqiptarët kanë qenë të pranishëm në viset dardane ku banojnë sot edhe gjatë shekujve të Mesjetës qendrore. Shtegtimet e shqiptarëve në viset sllavo-maqedone kanë qenë sporadike, ashtu siç kanë qenë sporadike edhe shtegtimet e banorëve sllavë në viset e sotme shqiptare.Tezat e akademikëve maqedonë mbi kolonizimin masiv shqiptar në Maqedoni gjatë sundimit osman janë, sipas Kristo Frashërit, hamendësime pa bazë dokumentare. Autori parashtron pikëpamjen e vet se shqiptarët e Maqedonisë, të cilët përbëjnë rreth 30% të banorëve të republikës janë jo emigrantë, por banorë autoktonë të saj. Si të tillë, ata kanë të drejtën e shtetësisë në Republikën e Maqedonisë njëlloj si banorët sllavo-maqedonë të saj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në bazë të lirisë së pakufizuar të fjalës, demokracia jonë, edhe pse çalamane, falë Zotit, i ka dhënë të drejtë historianit të mbrojë figurat e ndritura të kombit tonë nga fyerjet, përdhosjet dhe shpërfytyrimet e atyre që kanë zgjedhur si mënyrë jetese të fyejnë, të përdhosin, të shpërfytyrojnë ku të mundin - në shtyp, në radio, në televizion - vlerat e ndritura të historisë së Shqipërisë, madje edhe identitetin tonë kombëtar.Si qytetar bashkohem me ato zëra që protestuan kundër fyerjeve, përdhosjeve e shpërfytyrimeve në dëm të figurës së Skënderbeut nga historiani zviceran Oliver Jens Schmitt dhe nga duartrokitësit e tij shqiptarë, të cilët mezi presin të hedhin baltë kundër çdo vlere pozitive të kombit të tyre  që pas shekuj tallazesh, shtypjesh e mjerimesh arriti, më në fund, të gëzojë lirinë e ëndërruar. Si historian e ndiej për detyrë, meqenëse vetë Skënderbeu nuk ka mundësi të flasë, të parashtroj, me sa kam mundësi, argumentet historike që hedhin poshtë hamendësimet, shpifjet dhe shtrembërimet që ata kanë përdorur për ta shpërfytyruar Heroin tonë Kombëtar.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Poema romantike "Shtegtimet e Çajlld Haroldit" , së bashku me njoftimet që përmbajnë letrat e Lordit drejtuar nënës së vet dhe shënimet në formë ditari që ka mbajtur bashkudhëtari i tij Xhon Kem Hobhauz, përbëjnë lëndën e kësaj trajtese. Ato dëshmojnë sesi një poet romantik i pararojës letrare europiane dhe shoku i tij, një i ri i kulturuar anglez, e shihnin Shqipërinë në fillim të shekullit XIX dhe si e gjykonin në atë kohë  Asllanin e Shqipërisë, Ali Pashë Tepelenën. Për Bajronin Shqipëria ishte një vend me bukuri natyrore të rralla; shqiptarët njerëz të pashëm, trima, krenarë, me fustanella të bardha; kurse Ali Pashë Tepelena një kapedan i egër por jo mizor, vezir por i pavarur, figura e tretë historike pas Aleksandrit të Madh dhe pas Skënderbeut.Nuk ka dyshim se në vizionin e Bajronit në "Çajlld Harold mbi Shqipërinë", mbi shqiptarët dhe mbi Ali Pashë Tepelenën ka ndikuar kryesisht formimi romantik i tij. Si rrjedhim, ai e pikturoi botën e panjohur shqiptare si poet dhe si kureshtar, jo si vëzhgues kritik. Vetëkuptohet se as bota e panjohur shqiptare, as veziri pak i njohur i Janinës nuk mund të zbardheshin vetëm gjatë një udhëtimi trejavor. Si rrjedhim, portreti historik i Ali Pashë Tepelenës mund të jetë i saktë vetëm nëse shqyrtohet dhe gjykohet veprimtaria politike, shoqërore, ekonomike, diplomatike, kulturore dhe administrative, e parë për tërë harkun kohor të jetës së tij derisa përfundoi me prerjen e kokës së tij dhe me asgjësimin e përpjekjeve të tij 30 e ca vjeçare.Për të plotësuar këtë zbrazëti, autori e mbyll trajtesën e vet me një vlerësim si historian mbi  portretin historik të Ali Pashë Tepelenës .
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, ishte një organizatë patriotike revolucionare e mbarë shqiptarëve pavarësisht nga përkatësia fetare, shoqërore dhe krahinore, e cila veproi në kushtet e sundimit shekullor osman dhe në vorbullën e Krizës Lindore të viteve 70 të shek. XIX, për të realizuar programin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare: mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut dhe krijimin e shtetit kombëtar shqiptar.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 2. Rilindja Kombëtare. Vitet 30 të shek. XIX - 1912. Autori: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Shtëpia botuese: "Toena". Viti: 2002, faqet e librit 604. ISBN 99927-1-623-1 Në vëllimin e dytë të "Historia e popullit shqiptar", lexuesit do të përballen me ngjarje të reja nën sundimin osman. Në këtë vëllim ata do të njihen me lëvizjet kulturore dhe ideore të mendimtarëve të Rilindjes. Përpjekjet e tyre për të krijuar një alfabet shqiptar, përhapjen e arsimit dhe mbrujtjen e ndjenjave dhe identitetit kombëtar. Në këtë periudhë, lexuesit do të njihen me veprën e vëllezërve Frashëri, Kostandin Kristoforidhit, Naum Veqilharxhit etj. Një rëndësi ë veçantë i është kushtuar Lidhjes së Prizrenit dhe luftës së saj të pandërprerë për mbrojtjen e trojeve kombëtare nga vendimet e padrejta te Kongresit të Berlinit. Lidhja nuk zhvilloi thjesht një veprimtari luftarake, por gjithashtu politike, diplomatike, arsimore dhe ideore. Ajo zgjeroi organet e saj vendimmarrëse në të gjitha trevat shqiptare. Lufta e saj nuk u drejtua vetëm kundër Portës së Lartë, por edhe kundër ushtrive sebe, malazeze, greke dhe atyre të Fuqive të Mëdha. Pas shtypjes së Lidhjes, lufta për liri vazhdon akoma më tej duke u dendësuar në lëvizjet për autonomi në fillim të viteve 1900 dhe duke u kurorëzuar me shpalljen e pavarësiosë më 28 Nëntor 1912.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Vëllimi i tretë i "Historia e popullit shqiptar" të Akademisë së Shkencave vazhdon me periudhën e rëndësishme të krijimit të një shteti të qëndrueshëm dhe modern shqiptar. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nuk u njeh nga shtete fqinje si Greqia dhe Serbia, të cilat synonin të përmbushnin qëllimet e tyre pushtuese të ndihmuara nga fuqitë e mëdha aleate si Rusia, Franca apo Anglia. Por në saj të përkrahjes nga një superfuqi e kohës si Perandoria Austro-Hungareze u arrit që Shqipëria të njihej si shtet i pavarur në fushën ndëekombëtare, megjithëse në shtetin e ri nuk përfshiheshin më shumë se gjysma e territoreve të banuara nga shqiptarët. Me vendim të Fuqive të Mëdha, në krye të Shqipërisë vjn Princi austro-hungarez Vilhelm Vidi, i cli nuk e njihte mirë realitetin shqiptar. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Shqipëria u kthye në fushëbetejë midis forcave të ndryshme: serbe, greke, franceze, austriake dhe italiane. Pas Luftës së Parë Botërore, klasës patriotike shqiptare iu desh të luftonte sërish për mbrojtjen e vendit nga synimet e fqinjëve dhe për një njohje tjetër ndërkombëtare. Në vitet 1922-1924, vendi karakterizohej nga një prapambetje e thellë ekonomike dhe paqëndrueshmëri politike. Në 1924 shpërtheu Revolucioni i Qershorit, me në krye Fan Nolin, me një program me të vërtetë tepër përparimtar, por që dështoi. Me kthimin e tij në pushtet, Ahmet Zogu nis punën për forcimin e autoritetit të tij dhe ngritjen e një asministrate të fuqishme, e cial të ishte e aftë të ruante rendin dhe qetësinë dhe të mblidhte taksa. Pushteti i tij arrin të konsolidohet aq sa Zogu shpall monarkinë. Në vepër paraqitet një pasqyrë e detajuar e zhvillimeve në çdo fushe të jetës së vendit, duke analizuar në mënyrë të paanshem shkaqet dhe pasojat e ngjarjeve.
Çmimi: 2000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania