titleToAlt
Po sikur e ardhmja të jetë e kaluara? 1946: Kler Rendëll shkon në Malësinë Skoceze me bashkëshortin e saj, Frenkun. Ata duan të kalojnë një muaj mjalti të dytë, që t’i japin njëri-tjetrit të drejtën për të parë se sa i ka ndryshuar lufta, por edhe për t’i dhënë një mundësi të dytë marrëdhënies së tyre. Por, një pasdite, Kleri futet në një rreth gurësh dhe papritmas e sheh veten në vitin 1743. E kthyer pas në kohë, ajo bie në duart e një klani skocez, mes të cilëve ndihet e huaj dhe mbi të gjitha, e rrezikuar nga jakobitët dhe xhaketëkuqtë. Mes kaosit, pasionit dhe dhunës, mundësia e saj e vetme për të gjetur siguri, është Xhemi Frejzër, një luftëtar i ri dhe i pashëm skocez. Ajo që nis si detyrim, kthehet në nevojë dhe Kleri e gjen veten mes dy meshkujsh, në dy jetë të largëta.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
"Portreti i Dorian Greit fryt i fundit i shekullit të 19-të, mund t'i flasë ende lexuesit të shekullit të 21-të. Problematika e romanit tingëllon çuditërisht aktuale: përmbysja e vlerave morale në këtë vepër ta kujton krizën e vlerave të shoqerisë së sotme, fryma hedoniste ta kujton konceptin konsumist të sotëm të jetës, që vë paranë dhe kënaqësinë mbi gjithcka; ndonëse autori duket sikur mban një qëndrim objektivist apo ambivalent, thellë-thellë ai zbulon tragjizmin që fshihet pas kësaj maske të ndritur."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Po sikur e ardhmja të jetë e kaluara? 1946: Kler Rendëll shkon në malësinë skoceze me bashkëshortin e saj, Frenkun. Ata duan të kalojnë një muaj mjalti të dytë, që ti japin njëri tjetrit të drejtën përr të parë se sa i ka ndryshuar lufta, por edhe për ti dhënë një mundësi të dytë marrëdhënies së tyre.Por, një pasdite, Kleri futet në një rreth gurësh dhe papritmas e sheh veten në vitin 1743. E kthyer pas në kohë ajo bie në duart e një klani skocez, mes të cilëve ndihet e huaj dhe mbi të gjitha, e rrezikuar nga Jakobitët dhe xhaketëkuqtë. Mes kaosit pasionit dhe dhunës, mundësia e saj e vetme për të gjetur siguri, është Xhemi Frejzërn një luftëtar i ri dhe i pashëm skocez. Ajo që nis si detyrim, kthehet në nevojë dhe Kleri e gjen veten mes dy meshkujsh në dy jetë të largëta.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
TË GJITHA KAFSHËT JANË TË BARABARTA POR DISA KAFSHË JANË MË TË BARABARTA SE TË TJERAT. Kur kafshët e shtypura të Fermës me saraje përmbysin pronarin e tyre, z. Xhounz, dhe e marrin vetë fermën në dore, ato përfytyrojnë se kjo përbën fillimin e një jete me liri dhe barazi. Por, teksa elita dinake dhe e pashpirt që ndodhet në gjirin e tyre nis të marrë kontrollin, kafshët e tjera e gjejnë veten të zënë në grackë pa pasur shpresë për t'u çliruar prej saj teksa një formë tiranie dora-dorës zëvendësohet me një tjetër. Shkruar në fund të vitit 1943, por që pothuajse nuk u botua ngaqë sulmonte Stalinin, aleatin në kohë lufte të Britanisë, “përralla” therëse e Oruellit është satirë e idealizmit të pashkatërrueshëm dhe të përjetshëm që tradhtohet nga pushteti dhe korrupsioni.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
JETOJMË NË NJË BOTË KU KURRKUSH NUK ËSHTË I LIRË, KU VËSHTIRË TË KETË NDOKËND QË TË JETË I SIGURTË, KU NUK ËSHTË ASPAK E MUNDUR TË JESH I NDERSHËM DHE TË MBETESH GJALLË. " ..shkrimi i librave kërkon jo vetëm rehati e qetësi - e këtë të fundit nuk arrin ta kesh dot në një shtëpi që banohet nga anëtarë të klasës punëtore - por të nevojitet edhe paqe shpirtërore. Por, puna është se ti nuk mund të rregullosh gjithçka, dhe nuk mund ta urdhërosh shpirtin e shpresës nëpërmes të cilit arrihet të krijohet gjithçmos, me atë renë e ligë dhe të zbehtë të papunësisë që të rri pezull. Prapëseprapë, të papunët që ndihen të familjarizuar me librat sidoqoftë mund ta mbajnë veten të zënë me anë të leximit. Por, si t'ia bëjë hallit ai që nuk arrin të lexojë dot pa u munduar?"
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Përdoreni fuqinë e imagjinatës tuaj që të merrni çka doni nga jeta.I shitur më shumë se gjashtë milionë kopje anembanë botës
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Majls Lordi, avokat me origjinë nga Atlanta, specialist i historisë ruse, zotëron papritmas dokumente turbullues për fatin e familjes së carit të fundit: një profeci e çuditshme e Rasputinit, njeriut të afërt të careshës Aleksandra dhe një tekst të shkruar me dorë me autor Leninin në të cilin ky pyet veten nëse të gjithë Romanovët kanë vdekur vërtet në Ekaterinburg.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Me heroinën saj të këndshme e mbresëlënëse, “Abacia e Northangerit” mbetet një nga romanet më të parezistueshme të Xhejn Ostinit. Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Megjithatë, ka një dashuri të madhe, letërsinë, dhe një pëlqim të tepruar për romanin gotik, i cili në kohën e saj ishte tej mase i përhapur. Kështu, Katerina bëhet mishërimi i një antiheroine që bie ndesh me jetën e zakontë e cila, në një shkëmbim të vazhdueshëm mes fantazisë e realitetit, arrin të tjetërsojë ngjarje që s’kanë pikë vlere nën dritën e atmosferës së tmerrit të hamendësuar, duke u vënë në këtë mënyrë në qendër të një drame me drita të errëta, me përfundime fort të çuditshme e të hareshme. Kështu, pas dukjes së këndshme të historisë së një vashe që arrin të gjejë burrë, bie në sy reflektimi i urtë i dashurisë për të lexuar dhe mbi rreziqet që sjell kjo me vete, sidomos mbi anën komike të jetës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Vallë, a e dini se truri i fëmijës suaj ka 166 herë më shumë qeliza trunore nga ç'është numri i të gjitha qenieve njerëzore që jetojnë në këtë planet Ai përbëhet nga një mijë miliardë qeliza.nDuke filluar që nga javët e para të ngjizjes në mitër, Buzani shpjegon si zhvillohet truri dhe ç'mund të bëni për të nxitur inteligjencat e shumëfishta të fëmijës suaj  duke përfshirë inteligjencat shoqërore, krijuese, numerike dhe fizike - dhe të zbërtheni gjeninë e tij/saj të natyrshme.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ndodhia e trishtë e Luiza Gredgraundit dhe e të atit është një nga rrëfimet më të bukura të treguara ndonjëherë nga Dikensi. Tomas Gredgraundi, si shumë prej bashkëkohësve të tij, ka kryer gabimin trashanik ngaqë Filozofinë e të Dhënave e ka ngritur në shkallën e faktit, teori që duhet të drejtojë jetën patjetër. Pikërisht ky lloj idealizmi e verbon të shohë thelbin e qenies së njerëzve që e rrethojnë, me pasoja të tmerrshme. Vetëm kur e bija, Luiza, e zënë në kurthin e një martese pa dashuri, bie pre e një joshësi bjerraditës, i ati shtrëngohet të rishikojë teorinë e fakteve dhe bindjet që e kanë drejtuar në jetë. Kohë të vështira është një prej romaneve që shënojnë pjekurinë artistike të Çarls Dikensit, një makineri bluese ku përzihen elementet e veprës së tij me një fund që ka karakterin e një përralle. Vendosur në Lankashir, zemra e një sistemi fabrikash deri diku të reja, rrëfenja është portretizim i industrisë së mesit të shekullit të 19-të të Anglisë. Dikensi komenton regjimin e ashpër dhe rutinën mekanike që zbatohen me forcë mbi punëtorët dhe shtresat e tjera të shoqërisë nga Revolucioni Industrial.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Pasuria misterioze që fati i cakton bonjakut Pip, hedhja poshtë me mendjemadhësi e miqve të vjetër, brengat dhe vuajtjet që shënojnë udhën e ekzistencës së tij drejt pjekurisë së vetëdijshme, përbëjnë themelin e një rrëfimi ku ndjenja e fajit dhe e dhunës themelohen me shenja groteske, në sajë të të cilave komedia merr ngjyrime therëse dhe mizore. Studimi i zhvillimit të personalitetit, kjo është vepra e Dikensit, në të cilën dallohet një thellim psikologjik i tillë që, bashkë me mjeshtërinë shprehëse të zgjedhur të autorit, na lejon të shijojmë gjer në faqen e fundit të librit një rrëfenjë të pasur me ngjarje dhe gjendje pezullie.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Historia e dashurisë më të madhe e kohës sonë, historia e Skarletë O'Harës dhe e Ret Batlerit. Libri i Margaret Miçëllit është një nga romanet më të bukura që janë shkruar ndonjëherë. Ai është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës, dhe tirazhi i tij ka kapur shifrën prej dhjetëra milionë kopjesh të shitura. Sot, rreth një shekull pas botimit të parë, arritjet e tij janë të pakrahasueshme, dhe mbetet një nga sagat amerikane më të dashura që është shkruar ndonjëherë...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
I vendosur në Jugun e Shteteve të Bashkuara, pas periudhës së Luftës Civile, romani “Bashkë me Erën” pa dritën e botimit në vitin 1936, kur kujtimi i kësaj ngjarjeje të përgjakshme ishte ende i gjallë në ndërgjegjen e shumë amerikanëve. Skarletë O'Hara, gruaja e re tekanjoze dhe e pacipë, protagonistja e romanit, i përballon mundimet me shpirt pushtueseje; e pa zonja, po ashtu si populli i vet i Jugut «për të njohur disfatën edhe kur e ka para syve», nxiton të shkojë drejt të ardhmes duke menduar se «tek e fundit, nesër është ditë e re ». Shoqëria amerikane e cila po e merrte veten nga kriza e thellë ekonomike që pat filluar pas rënies së bursës, në vitin 1929, e priti me entuziazëm të paparë romanin e lartpërmendur, duke e radhitur këtë - madje edhe falë ekranizimit të paharrueshëm që iu bë romanit - mes klasikëve të letërsisë bashkëkohore. Historia e dashurisë më të madhe e kohës sonë, historia e Skarletë O'Harës dhe e Ret Batlerit. Libri i Margaret Miçëllit është një nga romanet më të bukura që janë shkruar ndonjëherë. Ai është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës, dhe tirazhi i tij ka kapur shifrën prej dhjetëra milionë kopjesh të shitura. Sot, rreth një shekull pas botimit të parë, arritjet e tij janë të pakrahasueshme, dhe mbetet një nga sagat amerikane më të dashura që është shkruar ndonjëherë...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Shkruar nga një grup ekspertësh - doktorë, mami, kujdestarë të shëndetit dhe studjuesish nën drejtimin e një obstreteje në detyrë. Ofron këshilla praktike dhe të sigurta në të gjithë aspektet e shtatëzanisë dhe prindërimit të hershëm, nga kujdesi paralindjes për të cilin keni mjaft nevojë dhe deri te konsideratat emocionale, se si të kujdeseni per të sapolindurin tuaj dhe trupin tuaj pas lindjes. Tregon zhvillimin fizik të bebes në uterus javë pas jave - duke përfshirë ilustrime me përmasa jetësore. Një seksion special që mbulon momentet kyçe të secilit tremujor dhe ju ndihmon të mbani shënime per kontrollet e rëndësishme pa problem kujtese.
Çmimi: 2500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania