titleToAlt
Shtyllat e Tokës rrëfen historinë e Filipit , kryemurg i Kingsbrixhit, një murg i devotshëm dhe i shkathët, i cili merr përsipër të ndërtojë katedralen gotike më të madhe që ka njohur bota ; historine e Tomit , muratorit që bëhet arkitekti i tij, një njeri i ndarë më dysh në shpirtin e vet ; atë të Ledi Alienës së bukur e të pakuptueshme , që nuk mund të shpëtojë nga një turp i fshehtë… dhe historinë e luftës ndaj të mires dhe të keqes , që do ta kthejë kishën kundër shtetit dhe vëllanë kundër vëllait. Një rrëfenjë epike , magjepsëse e ambicies , e anarkisë dhe e pushtetit absolut , e vendosur në sfondin e gjerë mesjetar të Anglisë së shekullit te dymbëdhjetë , kjo është kryevepra historike e Ken Follett-it. Me këtë libër , Follet-i rrezikon gjithçka dhe del një fitues i padiskutueshëm...Një roman historik që të mbërthen gjatë leximit , me atmosferë autentike dhe tipizime të paharrueshme .Duke filluar me një mister që hedh hijen e vetë , rrëfenja është një valëzim i tensionit , pasigurisë ,veprimit me ritëm të pametë ,intrigës, dhunës ,lakmisë , trimërisë, përkushtimit, hakmarrjes e dashurisë.Nje roman që të zbavit, të meson dhe të kënaq në një shkallë të madhe . - Publishers Weekly
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Shtator 1939: vetëm pak ditë pasi Britania i kishte shpallur luftë Gjermanisë, një avion gjigant u ul në Sauthempton, Angli. Transoqeaniku i shpejtë i kompanisë ajrore Pan American, avioni më luksoz i ndërtuar ndonjëherë, do të udhëtonte në drejtim të Nju-Jorkut, në fluturimin e fundit civil jashtë Europës për vitet e ardhshme. Në të ndodheshin një grup pasagjerësh të dëshpëruar, të cilët donin të shpëtonin diçka më tepër nga lufta kërcënuese - të shkuarën e tyre të fshehtë dhe plot fantazma. Bileta e klasit të parë për një udhëtim në historitë e Ken Follett-it ëshë prerë në një kohë kur fluturimi ishte ende një aventurë e mbushur plot me rreziqe. Piloti i transoqeanikut vihej ende në "ndjekje të erës" për të kursyer karburantin e çmuar, shturmanët ndiqnin dritën e yjeve dhe të gjitha jetët vareshin nga zgjedhja fatale e kapitenit në pikën e moskthimit. Vetëm Follett-i mund ta sjellë një përvojë të tillë - në bordin e transoqeanikut legjendar, në udhëtimin e tij të vetmuar të kthimit përmes Atlantikut, në një natë ogurzezë dhe drithëruese mbi ujë. Mes pasagjerëve të avionit janë një aristokrat anglez fashist dhe familja e tij ekscentrike; një bukuroshe e re, e etur për dashuri kokëkrisur; një bashkëshorte në arrati dhe amerikani që e ka ngashënjyer; një vëlla armiqësor dhe një motër gati të bëjë një vrasje; një hajdut i shkathët, simpatik dhe tërheqës; një i arratisur në kërkim nga policia dhe një ish princeshë që ka parë ditë më të mira. Ata do të jenë në ajër për tridhjetë orë, të qetësuar nga sallat e ndenjes veshur me tapete të trasha, shtretërit e mbuluar me perde, salla e ngrënies me të gjitha të mirat dhe shampanjë pa fund. Por ndërkohë që retë e stuhisë mblidhen mbi Atlantik, tensioni në kabinën e transoqeanikut mbledh forca të trazuara. Sapo gjendesh brenda pallatit fluturues, nuk ka më rrugëdalje, nuk ka më kthim pas nga makthi që i pret të gjithë. Follett-i rikrijon një legjendë të aviacionit, ndërkohë që bota bëhet gati të ndryshojë njëherë e përgjithmonë. "Natë mbi ujë" është një roman i shkëlqyer për rrezikun ajror dhe lidhjet dashurore të rrezikshme në avionin më romantik në histori - gjatë fluturimit të fundit të transoqeanikut përrallor.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një shkencëtare e re gjenetiste e quajtur Xheni Ferrami po bën një kërkim mbi formimin e personalitetit dhe ndryshimin e sjelljes së binjakëve. Papritmas, duke u futur në një sistem kompjuterik shumë të rezervuar të FBI-së, ajo zbulon dy binjakë krejtësisht identikë, por të lindur nga nëna të ndryshme dhe kupton që dikush po përpiqet ta ndalë në çfarëdolloj mënyre. Përse hetimet e saj shqetësojnë një shoqëri lider në fushën e biogjenetikës? A ka mundësi që të jenë kryer eksperimente të fshehta klonimi mbi kavie njerëzore të pavetëdijshme për këtë? Dhe në ç'mënyrë gjendet i përfshirë në këtë histori edhe një kandidat për presidencën e Shteteve të Bashkuara?
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Verë e vitit 1942, Afrika e Veriut,Romeli falë një fushate ushtarake, që u bë shkatërrimtare për Aleatët,ka rrethuar trupat britanike. Gjenerali gjerman duket i pathyeshëm. Arma e tij e fshehtë është një spiun i pazakontë, Aleks Ulfi, që ka për detyrë të shtjerë në dorë planet strategjike të ushtrisë britanike dhe t'ia raportojë ato vetë Romelit duke përdorur një kod të fshehur mes faqeve të Rebekës, romanit të famshëm të Daphne du Maurier. Fatet e luftës do të ndryshojnë shumë shpejt dhe Gjermania naziste do të fitojë vetëm nëse ushtaraku anglez, majori Vandam, nuk do të arrijë ta ndalojë Ulfin dhe t'ia rrëmbejë atij çelësin e kodit të fshehtë... Një roman intrigues dhe i jashtëzakonshëm, ngjarjet e të cilit zhvillohet gjatë viteve më të nxehta të Luftës së Dytë Botërore. Një tjetër sukses i madh i Ken Follett-it.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania