titleToAlt
Masuxhi Ono është një artist japonez, piktor, i dalë në pension, i cili ka humbur të birin dhe të shoqen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tashmë, i qetë dhe babaxhan, jeton me të bijat, i përkushtohet të nipit si një gjysh i mirë dhe kopshtit të shtëpisë së tij të bukur. Në pamje të parë, asgjë nuk i trazon ujërat e kësaj pleqërie të bardhë. Mirëpo, bisedimet për martesën e vajzës së dytë, sipas zakoneve japoneze, do të nxjerrin në pah kujtime dhe shqetësime të së kaluarës së tij. Në rininë e vet, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono nuk dëshironte t'ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj "botës fluturake" të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. Në vend të kësaj, ai e vuri artin e tij në shërbim të lëvizjes imperialiste që e shpuri Japoninë drejt Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, zgjedhjet e tij gjatë luftës, të volitshme për atë kohë, kanë lënë gjurmë në sytë e kolegëve dhe miqve, duke ia cenuar reputacionin. Megjithatë, plaku, duke menduar se ka vepruar në të mirë të vendit, nuk e kupton zemërimin dhe përbuzjen ndaj tij. I akuzuar nga shoqëria për dështimin e saj dhe i fyer për stilin e tij estetik në të shkuarën, ai përshkon nga e para historinë personale, që e bën edhe hero, edhe burracak, por mbi të gjitha, një qenie njerëzore. “Kam mësuar shumë nga meditimi i botës së kënaqësive dhe nga bukuria e brishtë e kësaj bote. Por ndiej se tani ka ardhur koha që të vazhdoj me të tjera gjëra. Sensei, jam i mendimit që, në një kohë të tillë, të trazuar, artistët duhet të mësojnë të vlerësojnë gjëra më të prekshme sesa ato të botës së kënaqësisë, që treten me dritën e mëngjesit. Nuk është e thënë që artistët të jetojnë gjithnjë në një botë dekadente dhe të veçuar. Ndërgjegjja, sensei, më thotëse nuk mund të qëndroj gjithmonë artist i botës fluturake.”
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Akseli dhe Beatrisi janë një çift pleqsh, që nisen në kerkim te djalit të tyre në një rrugëtim përmes tokash të mbuluara nga një mjegull e dendur, që ua ngaterron dhe fshin kujtimet. Në vendin e britonëve dhe saksonëve, ku prej pak kohësh mbretëron paqja e vendosur nga mbreti Artur, të dy pleqtë hasin rrugës krijesa fantastike, perballen me mrekulli dhe u shpëtojnë rreziqeve vdekjeprurëse: nje barketar i ngjashem me Karontin. qe shpie çifte si ata drejt një "ishulli me eilësi të veçanta", duke lënë shpesh ne toke vejane fatzeza; fshatra të sulmuara nga perbindesha dhe pre e superstieioneve mizorë; elf. kukudhë. dragonj. sheronjes dhe murgj te pabesë. nje kalorës. sër Gavinin. me sjellje kaloresiake dhe donkishoieske, nje luftëtar trim e te paepur dhe nje djale riosh të pambrojtur... Përgjatë gjithë udhëtimit, Akseli dhe Beatrisi rreken të kujtojnë jetën që kanë kaluar së basbku. Në sipërfaqe shfaqen kujtime te bukura dhe dhembje te thella, një dashuri qe ka kapëreyer çdo vështirësi, ndonëse e spërkatur me mërira të fshehura mire dhe kaq të thella, saqe asnjëri prej dy protagonistëve nuk arrin te flasë qartë per to. Ky udhetim do t'i shtyjë të mendojnë dhe të zbulojnë diçka për botën që i rrethon dhe për lidhjen e tyre fortë të thellë dhe të pazgjidhshme. "Gjiganti i fjetur" eshtë një reflektim i hollë dhe melankolik për kujtesën dhe harresën ,si dhe për rolin që luajnë ato jo vetëm ne jetën e individëve, por edhe të vendeve e popujve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në romanin "Dita e mbetur", mazhordomi Stivens rrëfen jetën e tij, sikur të shkruante një ditar. Ngjarjet zhvillohen nga mesi i viteve '30, deri në të tashmen, diku rreth vireve '70. Stivensi, një njeri i përmbajtur, që krenohet me sjelljen e tij prej xhentëlmeni të mirëfilltë, të vetmen përparësi ka t'i shërbejë sa më me dinjitet punëdhënë'sit të tij. Nëpërmjet ngjarjeve që tregon, por sidomos, nëpë'rmjet asaj çka nuk pë'rmendet, dalin në pah, pak e nga pak, dilemat e jetës së tij, zgjedhjet e bëra dhe pë'rligjjet me të cilat rreket të bindë lexuesin se ajo qe rrëfen ishte rruga e vetme e mundshme. Mbi te gjitha, në roman dalin në pah ndjenjat e papranuara dhe të papërjetuara pë'r zonjën Kenton, guvernanten, e cila, ndryshe nga Stivensi, është e ndërgjegjshme për pasojat dramatike që do te ketë vetëmohimi i tij mbi jetën e të dyve. "Dita e mbetur" fitoi çmimin Man Booker Prize në 1989. Mbetet një prej veprave letrare më të njohura dhe të respektuara në Angli. Ndë'r të tjera, ky roman. është pë'rfshirë në listen e përpiluar nga gazeta The Guardian^ "Libra pa të cilët nuk mund të" jetohet", si dhe është përshkruar nga revista The Economist s\ vepra më e famshme e autorit fitues të çmimit "Nobel", Ishiguro. Romani i tretë i Kazuo Ishiguros, "Dita e mbetur", është një roman ëndrre: një komedi argëtuese mbi mirë'sjelljen formale që shndërrohet pothuajse si me magji në një përsiatje të thellë dhe prekëse mbi personalitetin, klasat dhe kulturën. New York Times Gjendemi përballë imazhit vërtet të plotë të një burri që orvatet dëshpë'rimisht t'i mbajë përbrenda emocionet e veta. "Dita e mbetur" bën gjënë më të mrekullueshme që mund të bëjë një vepër letrare: të ndiesh që ke ndër duar jetën e dikujt. Dhe kur i afrohesh fundit, të duket vërtet se po humb një mik; në këtë rast, një mik që kapardiset në mënyrë qeshai'ake, tepër serioz dlie konformist, por një mik sidoqoftë. Do të doje ta përqafoje, vetëm se atij nuk do t'i pëlqente aspak. Guardian KAZUO ISHIGURO është fituesi i çmimit "Nobel" në letërsi, në vitin 2017. Vëpra e tij është përkthyer në mbi 40 gjuJh.ë. Titujt "Mos më ler të shkoj" dhe "Dita e mbetur" kanë shitur më shumë se 1 milion kopje në mbarë botën, si dhe janë ekranizuar me sukses. Vepra të tjera të rë'ndësishme janë The Buried Giant, A Pale View of the Hills dbe An Artist of the Floating World.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kur ishte fëmijë, Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetoi në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe që mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë. Keti, prej shumë kohësh e kishte hedhur pas të shkuarën e saj idilike, por, kur dy nga miqtë e vet të Heilshamit kthehen sërish në jetën e saj, nuk i bën më ballë rikthimit të kujtesës. E kështu, ndërsa miqësia e saj me Ruthin rindizet, ndjenjat që shumë kohë më parë ushqenin pikën e dobët të zemrës së saj adoleshente, Tomin, nisin të thellohen më tej në dashuri. Keti rikujton vitet e Heilshamit. Ajo përshkruan skena të lumtura të djemve dhe vajzave që rriten bashkë, të patrazuar – gati edhe të kënaqur – nga izolimi në të cilin ndodheshin, por ajo përshkruan mjaft mirë edhe disa skena të tjera: të hutimit dhe keqkuptimeve që fshihnin një sekret të errët pas dukjes mëkuese të Heilshamit. Me zbardhjen e faqes së errët, miqve u duhet të përballen me të vërtetën mbi fëmijërinë dhe jetën e tyre. Rrëfenjë e një mashtrimi të thjeshtë, “Mos më lër të shkoj”, shpalos një thellësi të jashtëzakonshme të emocioneve dhe rezonancës mes tyre dhe zë vend mes veprave më të mira të Kazuo Ishiguros.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania