titleToAlt
Jeta është shumë e bukur, nëse nuk lejoni asnjë në tokë t'ju nxijë qiellin që keni mbi kokë. Riskun tënd askush nuk ta merr dot, e jotja do të gjejë dhe qofsh milje larg. Çfarë është caktuar për ty në këtë botë, mes qindra ecejakeve, tek ti kthehet prapë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
UDHËTIM befasues i një tridhjetedy vjeçari. Surprizë e çuditshme e pret në Amsterdam, nga e dashura dhe punë-dhënësja e Fondacionit, Emili. Marrëdhënie plot aventurë, por ftesa bashkë me misterin dhe joshjen, ka një kusht tronditës. Për të fituar para dhe zemrën e të dashurës, i duhet të pranojë punën si reçens dhe të futet në shtrat me femra të çdo moshe! Nga një shtëpi në tjetrën dimensioni erotik, social dhe politik, merr ngjyrime paradoksale. Gjuha e huaj dhe kombësia, hapin jo vetëm dyer por edhe këmbë femrash. Murgesha që lënë mënjanë rrobën e kryqin dhe paguajnë kënaqësinë e shtratit. Prindër dhe bashkëshortë që pranojnë në sy të tyre seksin e vajzës apo gruas nga nevoja, impotenca dhe joshja e kombësisë gënjeshtare të reçensit. Kjo është aventura e një përkthyesi që nis në Shqipëri dhe përfundon si hamshor amerikan në papafingot holandeze. Satirë, humor, intrigë, dhimbje, dashuri, seks, para, absurd dhe zhgënjim, është lënda e romanit. Si në një ekran vijojnë çuditë e racës njerëzore që emeton civilizim, të drejta, modë dhe përvojë. Është historia e të tjerëve të cilës në fund nuk i jepni dot përgjigje nëse do të dëshironit të ishit personazh i saj apo jo. Por këtë dilemë nuk do ta keni asnjë çast përse u bëtë lexues i kësaj aventure krejt të veçantë. Shkrimtari e risjell edhe një herë atë histori, sa letrare aq edhe jetësore në këtë ribotim të zgjeruar. Libri "Gjithë femrat e Amsterdamit" doli në qarkullim në vitin 2008 dhe u prit mjaft mirë nga lexuesi. Autori nuk e ka ndarë në dy pjesë romanin e ri. Botimit të parë i është shtuar dhe shkrirë vazhdimi i asaj historie të bukur, plot aventura, zhgënjime dhe dhimbje. Fundi i librit e njeh lexuesin me fatin e personazheve të joshur nga lakmia dhe fitimi. Luan Laze nuk të zhgënjen kurrë, aq më pak në librat e tij të mrekullueshëm.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Sakaq u gjend para portës së madhe të drunjtë, e cila ishte e mbyllur. U përkul dhe, përmes një plase të vogël, mundi të shihte oborrin e shtëpisë së saj të dikurshme. Edhe porta e rëndë e hekurt e kopshtit ngjitur ishte e mbyllur, megjithatë të krijonte mundësinë që nëpërmjet kangjellave të sodisje hapësirën përtej saj. Irenë qëndroi pak çaste pa lëvizur, koha kishte ndalur, duke vështruar rreth e rrotull: kumbulla e madhe lartësohej hijerëndë njësoj si dikur, vetëm se tashmë ishte lulëzuar pasi ishte stina e pranverës. Edhe shelgu i moçëm lotues qëndronte po aty ku e kishin lënë ata, ajo dhe Drini. Gjithçka ishte gati njësoj, vetëm ata mungonin, ata nuk ishin aty për t'i dhënë jetë asaj hapësire të magjishme si atëherë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
...vetëtimthi në mëndje i erdhi një thënie e filozofit të vjetër gjerman. Zuri e meditonte para tyre: “Ka patur të drejtë Niçja i madh, kur thoshte se perceptimi i gjykimit midis brezave njerëzor ishte biologjik. E pra, sa vlen për ne përpunuesit e këtyre shpirtrave të rinj ky “margaritar” që na ka lënë! Po të mos e përkapim botën e tyre edhe biologjikisht, domethënë nga pozitat e këndveshtrimit të adoleshentëve nuk do t’i kutpojmë aspak ne të rriturit. Do të na duket gabimisht, sikur fëmijët tanë të sotëm ëndërrojnë vetëm bregun tjetër pa libra, pa kërkesa, pa disiplinë, pa rregulla. Ja... ja para meje mu zbulua intelekti dhe pasioni i tyre i vërtetë”- arsyetonte ai i lumtur.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Në politikë nuk ka asgjë të paqëllishme, dukuritë dhe rezultatet e aksionit të saj nuk janë vetëm afatshkurtra por janë afatmesme dhe afatgjata, justifikimi kur diskutohet për çështje për fatet e vendit nuk mund të justifikohet. Jemi përballë ngjarjeve historike. Një situatë e tillë nuk kërkon ego dhe ambicie pacelizuese partiake, por një veprim kolektiv për të përfaqësuar vendin tonë duke njësuar veprimin midis nesh me atë të institucioneve evropiane. Kemi humbur shumë, mos të humbim atë që na takon.”
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Libri “Udhëzues për instruktorët mbi fitness-in dhe shëndetin” është një guidë e plotë për shëndetin dhe fintess-in. Është një libër përfekt për profesionistët e fitness-it.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje me poezi nga Eduart Dhimarko ku mund të lexoni këto poezi dhe shumë të tjera: Përhumbje, Ndarje, Telepati, Realitet diskret, Dashuri, Tani dimë më shumë, Dashuria e trupit, Lufta, Koha jonë, Koha egoiste, Perëndimi i perëndive, Natyra, Funerali, Brenga e kohës, Festimet, Humbje graviteti, etj.
Çmimi: 500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania