titleToAlt
Ese mbi lirinë, është një përmbledhje që përshkohet sistematikisht nga një doktrinë e qartë politike për lirinë, ani pse Lordi Acton ishte një historian me një erudicion të thellë më shumë se një teoricien politik dhe se nuk shkroi as edhe një vepër të vetme sistematike në mendimin politik. Por i gjithë korpusi i shkrimeve të tij evidenton problematikat kryesore të veprës së tij: qasja ndaj historisë, liria e besimit dhe ajo politike, një qëndrim të ri, madje edhe kritik të një katoliku të devotshëm për çështjet e Kishës Katolike. Esetë e botuara në këtë vëllim i përkasin asaj periudhe të veprimtarisë së tij, kur, siç thotë Rusell Kirk, ai ishte një mjeshtër i esesë dhe shfaqte një gjeni rinore.
Çmimi: 500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania