titleToAlt
I kërcënuar nga armiq të fuqishëm, Uilliam Bllekbërni, Konti i Keterkamit, jeton në mërgim në Malësitë e Shocisë së bashku me të bijën, Vanesën. Kur vajza rritet, Uilliami i kërkon të kthehet te e ëma në Angli, për t'u njohur me shoqërinë. E rritur me gjithë të mirat dhe lirinë që e kishin vetëm djemtë, Vanesa nuk është e sigurt nëse mund të përshtatet me modelin e ngurtë të një zonjushe të re të kohës. Megjithatë, pranon të hyjë në shoqërinë e lartë, e vendosur të përfundojë hakmarrjen e nisur nga i ati, pa ia pasur idenë se sa shtrenjtë do t i duhet ta paguajë. Lordit Montgomeri Taunsend i pëlqen jeta plot aventura dhe rreziqe, ndërkohë që kujdeset për të zgjidhur problemet shandaloze të Princit Regjent. Ndërkokë që rri fshehur në shtëpinë e Konteshës Keterkam, Monti sheh një katastrofë të vërtetë ndërsa e zonja e shtëpisë përpiqet të përgatisë të bijën për takim me djalin e pasur të një familjeje të fuqishme. Duke pyetur veten pse një vajzë e pavarur si Vanesa pranon të shndërrohet në kukull e të martohet me një batakçi arrogant, Monti vendos ta ndihmojë për tia realizuar këtë ëndërr. Por asnjë veprim i mirë nuk kalon pa u ndëshkuar, sapo përkallet me probleme më të ngutshme, përfshi tundimin për të penguar planet e Vanesës për martesë, me qëllim që të martohet vetë me të!
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Për kerë të pare Xhejms Melori dke krushqit e tij Andersonët bien dakord në diçka: ka ardhur kolia të marrin shpagim ndaj rrëmbyesit, i cili kishte guxuar të rrëmbente vajzën e dashur të Xhejms dke Xhorxhina Melorit, Xhekin, edhe pse ajo kishte mundur t’i ikte pa u dëmtuar. Xhekin e kishte pushtuar zemërimi, sepse i ati nuk pranoi ta merrte me vete, kur ndërmori udhëtimin per në Karaibe për të ndjekur keqbërësin. Kështu, kur një i panjohur misterioz i ofron ndihmën e tij për ta çuar te rrëmbyesi, Xheki sheh një mundësi për ta ndëshkuar vetë në stilin e Melorive. Gjërat nuk shkojnë sipas planit dke Xheki përfundon sërish e zënë në kurth dhe e ngujuar në një anije që po largohet nga brigjet e Anglisë. Ajo e kupton shpejt se ai që e ka kapur nuk ësktë një pirat, por një fisnik i vendosur për të zgjidhur një çështje të vjetër me babanë e saj dke ajo që e rrezikon më shumë është rritja e flakës së pasionit midis tyre.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Aitorja më e shitur nr. l sipas gazetës New York Times, Johanna Lindsey, na ofron këtë romancë "të dorës së parë" (Daily News) përmes një rrëfimi vezullues dhe të pasionuar mbi vajzën e një konti që duhet t'i mbushë mendjen një viskonti misterioz të martohet me të dhe t'i japë fund hakmarrjes kundër të vëllait. Një duel mund të konsiderohet çështje nderi, por tri duele quhen përpjekje për vrasje! Mes një shoqërie të shkolluar, mes zemërimit dhe sjelljes kaq të pakujdesshme midis fisnikëve të rinj, princi regjent urdhëron Robert Uituorthin, kontin trashëgimtar të Tamdonit, dhe lordin Dominik Ulfe, t'i japin fund mosmarreveshjes mes tyre duke i lidhur familjet e tyre me martesë. Cilado pale që nuk pranon, do të humbasë tokat dhe titujt. Uituorthit i pelqen ideja ta dërgojë motrën e tij të re Bruk në pronat e largëta të armikut. E di që Ulfi nuk do ta pranoj e si grua dhe kështu do të humbasë pasurinë dhe statusin. Por Ulfi është i vendosur t'i fusë frikën vajzës. Meqe duelet nuk janë meë mjeti i duhur për ta shkatërruar njeriun që urren, mendon të kënaqet duke e parë të humbasë tokat dhe titullin. Por nuk priste që motra e armikut të tij të ishte aq e shkathët dhe e zhdërvjellët. Bruk Uituorthi ëndërronte stinën e saj të parë në Londer sepse dëshironte ta bënte për vete burrin që do ta largonte nga familja e padëshiruar. Mirëpo tani e dërguan në Jorkshajer për t'u martuar me një fisnik misterioz, familja e të cilit ishte e mallkuar dhe i cili ishte përpjekur tri here t'i vriste të vëllanë. Por në zemrën e saj nuk kishte vend për frikë. Ky burre ishte mjeti i shpëtimit. Ajo do ta detyronte që ta donte!
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një joshës flokartë, i quajtur Nikolas, qe bërë i pashpirt nga një sekret i dhimbshëm në të kaluarën e tij. Dhe tani që ai kishte përlyer emrin e mirë të Regit, zonjusha gjaknxehtë ishte betuar se do të martohej me të. Bukuria e saj magjepsëse e trondit Nikolasin më shumë se çdo femër tjetër dhe kjo, i nagjall Regit një pasion shkatërrues. Dëshira kaq të shfrenuara mund të të përfshinjë vetëm në keqkuptime të rrezikshme... dhe, mbase në një dashuri që mund të jetohet vetëm një herë gjatë gjithë jetës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Më në fund e lëshoi gjirin e saj, por vetëm që të ledhatonte tjetrin, ndërsa Rejna rënkoi edhe më fort, kur ai preku me buzë thithën e saj të virgjër. Ajo që ndjeu Rejna, po bëhej e nxehtë dhe përvëluese në mënyrë të padurueshme, mirëpo ajo nuk kish ndërmend t’i lutej për mëshirë. Nuk ishte në gjendje as të mendonte për këtë. Kurse pastaj ai e ngriti edhe më lart. Buzët e tij nuk pushuan për asnjë çast të ledhatonin lëkurën e saj, zbritën lehtas te barku, duke e mbuluar me të puthura të nxehta kërthizën, duke e përcëlluar atë me gjuhën e zjarrtë. Ajo nuk arrinte të merrte frymë nga përkëdheljet e tij të furishme, kur ai e lëshoi atë më poshtë, me kujdes, ndërsa gjuha e tij lëvizte tani nëpër qafën e saj dhe, më në fund, i gjeti buzët…
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Më në fund e lëshoi gjirin e saj, por vetëm që të ledhatonte tjetrin, ndërsa Rejna rënkoi edhe më fort, kur ai preku me buzë thithën e saj të virgjër. Ajo që ndjeu Rejna, po bëhej e nxehtë dhe përvëluese në mënyrë të padurueshme, mirëpo ajo nuk kish ndërmend t’i lutej për mëshirë. Nuk ishte në gjendje as të mendonte për këtë. Kurse pastaj ai e ngriti edhe më lart. Buzët e tij nuk pushuan për asnjë çast të ledhatonin lëkurën e saj, zbritën lehtas te barku, duke e mbuluar me të puthura të nxehta kërthizën, duke e përcëlluar atë me gjuhën e zjarrtë. Ajo nuk arrinte të merrte frymë nga përkëdheljet e tij të furishme, kur ai e lëshoi atë më poshtë, me kujdes, ndërsa gjuha e tij lëvizte tani nëpër qafën e saj dhe, më në fund, i gjeti buzët…
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çdo burrë pak a shumë tërheqës do ta quante si detyrë të vetën të zhuritej nga dashuria për Amandën duke menduar me naivitet se paraqitja e tij e jashtme i jepte një shans më tepër. A mund të lihej vallë t’i ikte një bukuroshe e atillë, pa u përpjekur t’i ngjallte asaj interes të ndërsjellë? Nga nxitja më e vogël adhuruesi do të ishte i gatshëm të priste deri në pafundësi. Për më tepër, ai, tek i cili ajo shihte bashkëshortin e saj potencial? Amanda dinte të shfaqte anën e saj më të mirë, kështu që ai as që dyshonte se për cilën grua çapkëne po përgjërohej.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Vërtet? Ajo as që e kish vënë re! Por ai e zotëroi përsëri me buzë dhe zjarri iu kthye në çast. Ajo e mbështolli me duar qafën e tij, kurse ai i vuri njërën dorë në zverk, me tjetrën ia fërkonte shpinën, e afroi më pranë, derisa gjinjtë e saj u ngjeshën në gjoksin e tij. Gabrielës i vinte keq për një gjë – se nuk kish mundësi të ngjishej më fort pas tij... Këtë natë Gabriela pa në gjumë se Drju e puthi. Kjo vazhdoi pafundësisht dhe ngjalli tek ajo nxitje reale, të cilat i kish provuar gjatë puthjeve të vërteta. Ëndrra iu rrënjos aq shumë në tru, saqë ajo edhe në mëngjes e kujtonte. Për të gjitha fajtor ishte ajo e puthur dreqi në kabinën e tij! Dhe ajo u zgjua po aq e eksituar si atëherë kur ai u mundua ta joshte. Epo mirë, nuk ishte edhe aq keq, edhe pse kjo i ndodhi në ëndërr.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Autorja e bestsellërve Johanna Lindsey i përfshin lexuesit në botën e privilegjuar të aristokracisë angleze duke na paraqitur një roman të ri të mbizotëruar nga pasioni, intriga, dhe kënaqësitë romantike ku spikasin Malorët e pashoq, një familje mashtruesish të pashëm dhe mjaft elegantë, aventurierë të mëdhenj dhe të dhënë shumë pas femrave. Tani Xheremi, i biri i një pirati xhentëllmen, Xhejms Malorit, bie në dashuri. Deni, një vajzë e re që u rrit në rrugët e Londrës pa asnjë kujtim të familjes së saj të vërtetë, është dëbuar nga banda e saj sepse ka ndihmuar bukuroshin Xheremi Malori të vjedhë përsëri bizhuteritë e mikut të tij që i kishte humbur në një lojë pokeri. Deni kërkon që Xheremi t'i sigurojë një punë. Ajo është e vendosur që të bëjë një jetë të respektuar në mënyrë që të përmbushë ëndrrën e saj për t'u martuar dhe për të krijuar familje. I Intriguar nga bukuria dhe guximi i saj, Xheremi e punëson Denin si shërbyese në shtëpinë e tij, edhe pse ai dëshiron që ajo të bëhet e dashura e tij. Nën tutelën e Xheremit dhe kushërirës së tij Rexhina, Deni u shndërrua në një zonjë të vërtetë. Edhe pse ajo është e tërhequr nga Xheremi, pasionin që ndjen për të nuk e ka përjetuar kurrë më parë, ajo nuk pranon të jetë asgjë më shumë se një shërbëtore e tij, sepse e di se ai nuk është nga ata djem që i pëlqen martesa. Kur Deni shndërrohet në një Hirushe dhe prezantohet si e dashura e re e Xheremit, në përpjekje për ta ndihmuar atë të shmangë një skandal, disa pjestarë të familjes vërejnë se Deni iu duket shumë e njohur. Tani thashethemet kanë pushtuar Londrën, duke ngritur çështjen mbi identitetin e saj të vërtetë, duke kërcënuar jo vetëm shanset e Denit për të bërë për vete zemrën e Xheremit, por më shumë jetën e saj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Bukuroshja Rovena Bellem duhet të ketë një trashëgimtar, përndryshe do të jetë pre e zemërimit të vëllait të saj të pamëshirshëm nga njerku, të cilit i rrezikohet nga konfiskimi pasuria e vënë në mënyrë të paligjshme. Dhe i mrekullueshmi Uerrik d'Shavill është i zgjedhuri i përkryer për babain e fëmijës së saj, edhe pse kjo do të thotë burgosje për fisnikun e pashëm dhe detyrim t'i bindet tekave të gruas që dashuron. Duke u zotuar t'i rezistojë, por i tradhëtuar nga vetë burrëria e tij, fisniku Uerrik është i dehur nga sytë e magjishëm dhe bukuria epshndjellëse e Rovenës. Tashmë ai po planifikon të hakmerret.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Dmitri ia nguli sytë Ketrinës, por ajo po ashtu i shmangej vështrimit të tij. Ajo shihte ngado, por vetëm në drejtim të tij jo. Po ç'po ndodhte me të? Ai nuk e kish parë Ketrinën pothuajse një vit. Një vit! Dhe tani luftonte me fuqitë e fundit me impulsin këmbëngulës që ta rrokte në krahët e tij. Dhe vetëm të mendosh pikërisht ajo e ndryshoi temën e bisedës kur Dmitri u përpoq t'i thoshte se e dashuronte atë! Po asaj aq i bënte. Me të vërtetë asaj aq i bënte!
Çmimi: 1200 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania