titleToAlt
FORCA E ERRËT E HAKMARRJES NË NJË TRILLËR PLOT ZHVILLIME TË BEFTA QË SAKAQ NDRYSHOJNË GJITHÇKA. Kur hyri në shtëpinë e Ana Bethsenit mbremjen e shkuar, inspektori Herri Holi mendoi se thjesht do të kalonte nje mbremje të këndshme. Por zgjimi nuk ia kurseu te papriturat e pakëndshme: i plandosur në kolltukun e dhomës së tij të ndenjes, kokën e kishte tym nga dehja e mbrëmjes dhe smbante mend gjë prej gjëje. Ana sapo ishte gjetur e vetëvrarë në shtratin e saj dhe kur një e-mail anonim e paditi per përfshirje ne vdekjen e gruas, Holi e kuptoi qe dikush po orvatej ta shtinte në gracke. Dhe se pas vetëvrasjes në dukje, mund të fshihej shumë më tepër.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Luftërat nuk përfundojnë kurrë. Dhe për Herri Holin lufta sapo ka filluar. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një grup ushtarësh të rinj norvegjezë luftuan në krah të ushtrisë gjermane në dyert e Leningradit . Janë "burrat e frontit". Beteja i bashkoi si një grusht i vetëm, por në fund të luftës, një vrasje e çuditshme dhe një dezertim e përçanë dhe e shthurën grupin. Kur, shumë vite më vonë, në malet rreth Oslos gjenden gëzhojat e një Marklin~i, një pushkë gjermane që, falë precizionit të lartë, është instrumenti ideal për një vrasës profesionist, Herri Holi e nuhati që pas asaj gjetjeje fshihej diçka më e madhe. Dhe në gjurmët e asaj arme të pazakontë ngjizet një llum tradhtish e hakmarrjesh prej nga zor se mund të dilet. "Nuk është thjesht crime novel më e mirë e Norvegjisë. Është më e mira në botë." "ABC Nyheter"
Çmimi: 1200 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania