titleToAlt
Kjo është një histori koncize e Polonisë. Studiuesit e dinë sa shumë detaje janë lënë mënjanë, por lexuesi duhet ta kuptojë se nuk mund të jepet gjithçka në një përmbledhje. Edhe ky botim i Cambridge University Press nuk bën përjashtim. Një libër i shkruar nga dy autorë, njëri specialist i shek. XVIII, tjetri më shumë i familjarizuar me shek. XIX. Polonia ka qenë kryesisht rajon kufitar, me popuj dhe kultura që kanë ekzistuar gati-gati në paqe. Aty nga fundi i Mesjetës e në vazhdim, elitat e saj zhvilluan një kulturë politike mjaft konsensuale, pa të cilën shteti polak ndoshta do të ishte copëtuar. Këto divergjenca dhe mekanizmat e konsensusit, e çuan shtetin polak në prag të shpërbërjes gjatë shek. XVII, dhe në retrospektivë, mund të kuptojmë se kanë kontribuar shumë për shkatërrimin e tij në fund të shek. XVIII.
Çmimi: 1500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania