titleToAlt
"Për tërë mocarelën e botës, në Kolose vërtitet një Gladiator i tmerrshëm fantazmë, ndaj asnjë turist nuk guxon ta vizitojë më! Duhet bërë diçka... Ky është një mision shumë i veçantë për mua. Aqjentin Sekret Zero zero J!"
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë që të gjithë bestseller! Po si kështu, nuk i njihni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... historipër t'u pirë në kupë... Fjalë nderie Jeronim Stiltonit! KATËR MIUSHË NË FAR UEST "Ç'kërkoj, vallë, në Far Uestin e humbur, me time motër Tean, tim kushëri Çarkun dhe nipçen tim, Beniaminin? Ç'kërkoj i veshur si kauboj rrugëve të Qytetit të Kaktusit? E, mbi të gjitha, ç'kërkoj në shpinën e një demi të xhindosur? Më duket sikur po jetoj në një Ëndërr.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Një ditë supermiushore... prej kampioni! "Unë jam një miush intelektual, por si të gjithë brejtëstt kam një pasion të madh: futbollin! Edhe unë jam tifoz... por një tifoz miushfisnik,: për mua sporti është kurajë, ndiershmëri dhe miqësi!"
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Hajduti Misterioz i Djathit "Ç'kërkon, vallë, ky miush i çuditshë që u paraqit në zyrën time për të më thënë se nuk quhem "StiLton"? Dhe përse duhet të nisem për në Britaninë e Madhe, ku prodhohet një djathë i famshëm që quhet pikërisht "Stilton"? Dhe ç'lidhje kam unë me një brejtës misterioz që ka vjedhur tërë rrotullat e djathit... "Stilton"?"
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Maratona më e çmendur në botë! "Shoku im Miushald Roku, një ndër atletet më të famshëm të Miusherisë, më nxori ujët e zi me superprogramin e tij të stërvitjes... pastaj së bashku morëm pjesë në një vrapim supermiushor, ku ndodhi gjithçka, vërtet gjithçka..."
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Libri i Lojërave të Pushimeve "Për datëlindjen e teto Lipës kemi organizuar një ekskursion në fshat me tërë familjen Stilton. Sa shumë do të zbavitemi! Doni ta dini me çfarë luajtëm? Në këtë libër do të gjeni shumë ide për t'u zbavitur për pushime dhe në shtëpi, vetëm dhe në shoqeri. Një përmbledhje Lojërash vërtet supermiushore... për fjalën e Stiltonit, Jeronim Stiltonit!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ah, ç'pushime të tmerrshme në Detet e Jugut! Në fillim, një udhëtim me gjak të ngrirë në avion, pastaj mbytja e anijes dhe dalja në një ishull të shkretë, ku natën dëgjoheshin zhurma të çuditshme. Ndoshta është fantazma e Piratit Putërargjendi, në bordin e galerës së tij misterioze...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
U nisa në kërkim të Rubinit të Zjarrit me nëndetësen e verdhë të profesor Voltit. Sa shumë rreziqe kishte në pyllin misterioz të Amazonës! Milingona gjigante, merimanga leshtore, piranja të uritura dhe bimë mishngrënëse... I ndihmuar nga pasardhësit e Inkansve, do të arrij t'i tregoj vendin një bande brejtësish të paskrupullt që shkatërron pyllin e çmuar!"
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Gjithçka filloi me një shpatë misterioze brenda një shkëmbi. Vetëm Arturi mund ta nxirrte dhe të bëhej Mbreti i Kamelotit. Bashkë me të, Merlini, Lanseloti, dhe tërë Kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët do të përjetojnë aventura të jashtëzakonshme! Një klasik i letërsisë i përshtatur lirshëm nga pena e Jeronim Stiltonit. I mbushur me ilustrime të shumta me ngjyra.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“ Po bëheni gati për udhëtim ? Në këte libër do të gjeni plot lojëra, që mund t’i bëni në makinë , autobus , tren , avion … për të luajtur e për t’u zbazitur së bashku! Rrugë të mbarë , miq brejtës !”
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Të dashur miq brejtës, Këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë që të gjithë bestseller ! Po si kështu, nuk i njihni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... histori për t'u pirë në kupë... Fjalë nderi e Jeronim Stiltonit! NJE MIUSH FISNIK I VERTETE NUK HEDH... VICKLA! "Ç'figurë të shëmtuar prej miu gjirizi të fëlliqur bëri im kushëri Çarku në festën e konteshës Snobikiatis! Kroi hundët me putra, kroi veshët me gishtin e vogël... dhe të gjithë u tallën me të! Por nuk është e vështirë të bëhesh një miush fisnik: mjafton t'i hedhësh një sy udhëzuesit fort zbavitës të Sjelljes Sqimatare!"
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
HALLOUINI... OBOBO Ç'FRIKË MAÇOKU! "Njoha Hirnushe Terribraksin, një miushe joshëse që banon në një varrezë dhe sorollatet me një makinë varrimi... dhe u detyrova të merrja pjesë në një festë Hallouini me një menu... rrëqethëse!” Në libër do të gjesh edhe tërë të fshehtat për të organizuar një festë Hallouini!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
GARA MË E MADHE NË BOTË E BARCALETAVE Ju a jeni i ndrojtur? Unë po! Ja përse desh më ra pika kur mora pjesë në një garë barcaletash në televizion... para miliona teleshikuesve! Por pastaj mësova sekretet për t'i rrëfyer mirë barcaletat... jua kam zbuluar këtu, bashkë me barcaletat e reja të Miushërisë!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
ATO PUSHIME SUPERMIUSHORE NË PENSIONIN MIRAMIUSHKA... "Për tërë mocarelën e botës, sa shumë aventura më ndodhën para pushimeve! Shpëtova teto Lipën nga zjarri, m'u përmbyt zyra, Mbreti i Patatinave me Djathë më kërcënoi se do të m'i shkulte mustaqet e do të m'i jepte në putër... dhe midhjet e fërguara më ranë plumb në stomak!" Një libër, tërë lojërat zbavitëse për t'u luajtur gjatë pushimeve!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Përgjatë brigjeve të Misisipit, Tom Sojeri dhe shoku i tij i pandashëm Hakëlberri Fin e bëjnë të paharrueshme çdo ditë. Maskohen si piratë, zbulojnë një thesar të fshehtë dhe arrijnë t’i shpëtojnë kthetrave të të tmerrshmit Indianit Xho. Edhe pse rrallë e tek bëjnë ndonjë paudhësi, të dy miqtë shpalosin guxim të rrallë dhe dëshmojnë se e kanë zemrën flori. Një klasik i letërsisë i përshtatur nga Jeronim Stilton. Plot ilustrime me ngjyra. Lindur në Miushëri (Ishulli i Miushëve), Jeronim Stiltoni është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuke të Krahasuar. Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Miushëve. Është fitues i shumë çmimeve, ndër të cilët çmimin prestigjioz “Miucer” për lajmin e bujshëm “Misteri i thesarit të zhdukur”. Librat e tij, të përkthyer në 40 gjuhë, janë shitur në më shumë se 25 milionë kopje vetëm në Itali dhe 85 milionë në mbarë botën.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një fundjavë e çmendur për Jeronimin.rnPinki sërish sajoi një nga ato çapkënllëqet e veta! Më regjistroi fshehurazi, pa më pyetur, në Garën më të Çmendur të Botës me patina të shpejta si rrufe… ishte një makth i vërtetë ajo fundjavë! Në fund të gjithë kësaj, ju betohem për mustaqet e gjyshit tim, mezi prisja të kthehesha një sekondë e më parë në zyrë!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Aventurat gazmore të një miushi gazetar, familjes dhe miqve të tij, në një botë ku heroi ynë fiton gjithmonë. Të dashur miq, Ejani e më bëni shoqëri në këtë udhëtim aventuror në Mbretërinë e Fantazisë! Edhe këtë herë, do të takoj Floridianën, Mbretëreshën e Zanave. Do të nisemi mbi flatrat e praruara të Dragoit të Ylberit, do të kaptojmë vendin me erë të rëndë të katallanëve, vendin oreksndjellës të Ëmbëlsirave, vendin zbavitës të Lodrave dhe vendin rrëzëllues të Arit. Vetëm se kësaj here detyra ime do të jetë edhe më e vështirë: duhet të zbuloj SEKRETIN misterioz të LUMTURISË. Ejani pas meje... Do ta zbuloni edhe ju!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ebenizer Skruxhi është një biznesmen lakmitar, që mendon vetëm për paratë dhe nuk e duron dot harenë e Krishtlindjeve. Për të është thjesht humbje kohe! Por pikërisht natën e pragkrishtlindjes, do t’i shfaqen tri fantazma, duke e detyruar të reflektojë rreth sjelljes së tij... Një klasik i letërsisë në një përshtatje të lirë nga Jeronim Stiltoni. Plot me ilustrime të shumta me ngjyra!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Po si vallë më mori maçoku mendjen dhe shkova deri në Transmiushëri, në kështjellën e kontit Vlad? Kaq e dendur është mjegulla sa nuk shquan gjë prej gjëje dhe banorët vijnë era hudhër! Bërr... Thonë se hudhra i mban larg vampirët..
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Aventurat gazmore të një miushi gazetar, familjes dhe miqve të tij, në një botë ku heroi ynë fiton gjithmonë. “Gjithçka zuri fill kur gjetëm hartën misterioze në tregun e sendeve të përdorura. Fliste për një ishull të largët, për një thesar të fshehtë. Kësisoj u nisëm, me një anije dydirekëshe; ishte vërtet një aventurë e paharrueshme…”
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Aventurat gazmore të një miushi gazetar, familjes dhe miqve të tij, në një botë ku heroi ynë fiton gjithmonë. “Mona Miushiza fsheh një sekret! Miushardo da Zhvinçi kishte fshehur pas tablosë së saj disa shenja të veçanta misterioze… Nuhatja ime prej miushi më thotë që këtu fshihet një thesar. S’keni dëgjuar gjë për të? Doni të vini me mua, apo jo? Na pret një gjueti thesari për t’u pirë në kupë. Fjalë nderi e Jeronim Stiltonit!”
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë që të gjithë bestseller! Po si kështu, nuk i njikeni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola, histori për t'u pirë në kupë. Fjala e nderit e Jeronim Stiltonit miushit simpatik!
Çmimi: 400 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania