titleToAlt
Ka kaq shumë gjëra që na ngjasojnë me njëri-tjetrin, por dhe shumë të tjera që na bëjnë të ndryshëm. Vendi ku jetojmë, ato çka hamë, çka veshim, madje edhe mënyra e të folurit janë disa nga veçoritë që na karakterizojnë. A mund ta imagjinoni një botë ku çdo njeri dhe çdo gjë është njëlloj? Sa e mërzitshme! Por, le t'i zbulojmë të gjitha ato tipare të mrekullueshme që na bëjnë të veçantë në mënyrën tonë. Larmi do të thotë i ndryshëm. Sa bukur!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Sa mirë është të mbash një sekret... por nëse ky sekret të bën të ndjehesh mirë ty dhe dikë tjetër Ky është një sekret i mirë. Por, nëse ke ndonjë sekret që ty të mundon... një sekret që të shqetëson ose të frikëson... është më mirë t’a thaash dikujt që ti i beson. Ndodh që të jetë pak e vështirë t'ia rrëfesh atë mamit, babit ose mësueses. Por, është mirë të bëhesh trim dhe t'ia thuash. Sapo ta bësh këtë, do të ndihesh më mirë.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Të gjitha mamatë punojnë. Sido që të jetë rasti, edhe nëse një mama zgjedh të punojë për shkak të problemeve financiare apo se ajo do të ndihet e plotësuar si grua në punën e saj, të gjitha këto arsye fëmija duhet t’i njohë, që të mos i vlerësojë si të gabuara. E rëndësishme është që asnjë arsye nuk duhet gjykuar si e mirë apo e keqe; ajo duhet matur me dobinë që sjell puna e prindit në shtëpi. Pikërisht këtë synon ky libër.
Çmimi: 550 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania