titleToAlt
Berta Isla është martuar me Tomasin duke menduar se e njeh prej kohësh, madje e bindur se është ai që nuk di shumë gjëra prej saj, që nuk e di se ajo e ka humbur virgjërine me një tjetër burrë. E pra, në të vërtetë është pikërisht Tomasi i mirë e i parashikueshëm që fsheh sekretin më të madh e më tronditës. Askush më mirë se Marias nuk di ta rrëfejë anën e errët e po aq edhe të ndritshme të dashurisë, askush më mirë se ai nuk e di që çdo zemër që rreh është një mister, edhe për zemrën që i rri pranë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në një kafe në Madrid, çdo ditë Maria Dolz vëzhgon dy të panjohur, një burrë e një grua, dhe mahnitet nga lumturia që ata rrezatojnë. Si të ishin personazhet e dashur të një romani, i uron çiftit "gjithë të mirat e botes" e shpreson që historia e tyre të jetojë përherë në lumturi. Por mundësia e një fundi të tillë, copëtohet befas në një mënyrë brutale, sepse burri, Miguel Desvern, vritet në mënyrë krejt rastësore. Pak kohë më pas, papritur, kjo ngjarje tragjike po në dukje e qartë, rikthehet duke e përfshirë Marian e duke ia zbehur të gjitha siguritë, aq sa ajo arrin të pyesë veten nëse ai realitet i përgjuar së jashtmi në atë kafe nuk ishte veçse maskimi i një tjetri, i fshehtë dhe misterioz.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një senspaqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t’u shpjeguar e po aq i vështirë për t’u pranuar. “Një zemër kaq e bardhë” është një citim nga “Makbethi”. LadyMakbeth, pasi mori vesh për vrasjen e mbretit Dunkan nga i shoqi, i drejtohet me këto fjalë: “Duart e mia janë si të tuat, por kam turp të kem një zemër kaq të bardhë”. Dhe një zemër të bardhë ka jo ai që është i pafajshëm, por ai që nuk është infektuar nga fjalët dhe fajet e të tjerëve. “Zbulova, (po vetëm pasi e përfundova të gjithin), se “Një zemër kaq e bardhë” fliste për sekretin dhe rehatinë e mundur, të joshjes e nxitjes, për martesën, përgjegjësinë e dikujt që ka mësuar diçka, mundësisë për të mësuar dhe pamundësisë për të injoruar, për dyshimin, për të folurën dhe heshtjen.”
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
 Te  Nesër në betejë mendo për mua , Marías na jep një roman të shkruar sipas modelit të prozës filozofike që e hasim te Marcel Proust dhe HenryJames... Krahas kësaj, na jep një panoramë historike dhe vetjake, tituj filmash dhe emra politikanësh, duke u shfaqur një shkrimtar i një lloji krejt tjetër. n The LondonReviewofBooksnn Stilist, i ftohtë e mendjemprehtë... Marías-i është një talent befasues... n The NewYork Timesnn JavierMarías është një nga shkrimtarët që meriton çmimin Nobel. n Orhan Pamuknn Një shkrimtar i madh. n Salman Rushdienn Pa dyshim, shkrimtari më i arrirë i Spanjës së kohëve tona. n RobertoBolañonn Marías e përdor gjuhën njëlloj siç e përdor një kirurg bisturinë për të prerë shtresimet e mishit, me qëllim që të nxjerrë në dritë të fshehtat më të thella të atij që është specia më e çuditshme: njeriut. n Winfried G. Sebaldnn Shkrimtari më mendjehollë dhe më i talentuar i letërsisë bashkëkohore spanjolle. n Boston Sunday Globe
Çmimi: 1200 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania