titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Me heroinën saj të këndshme e mbresëlënëse, “Abacia e Northangerit” mbetet një nga romanet më të parezistueshme të Xhejn Ostinit. Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Megjithatë, ka një dashuri të madhe, letërsinë, dhe një pëlqim të tepruar për romanin gotik, i cili në kohën e saj ishte tej mase i përhapur. Kështu, Katerina bëhet mishërimi i një antiheroine që bie ndesh me jetën e zakontë e cila, në një shkëmbim të vazhdueshëm mes fantazisë e realitetit, arrin të tjetërsojë ngjarje që s’kanë pikë vlere nën dritën e atmosferës së tmerrit të hamendësuar, duke u vënë në këtë mënyrë në qendër të një drame me drita të errëta, me përfundime fort të çuditshme e të hareshme. Kështu, pas dukjes së këndshme të historisë së një vashe që arrin të gjejë burrë, bie në sy reflektimi i urtë i dashurisë për të lexuar dhe mbi rreziqet që sjell kjo me vete, sidomos mbi anën komike të jetës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ema, romani i katërt, i botuar në 1816, nga Jane Austen, lavdërohet shpesh si kulmi i gjenisë së autores. Romani është një komedi romantike klasike, plot me mprehtësinë dhe ironinë që karakterizonte Jane Austen, një kombinim i përkryer i ndjenjave romantike dhe satirës. Ema Udhauz është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk e ndjen nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq Emën më shumë se ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ema, e rritur me një respekt të lartë për vlerat e saj, është kaq e sigurt në bindjet e saj, sa që është e verbër ndaj opinioneve të të tjerëve. Historia është një komedi gabimesh, ku Ema duke u munduar të zgjidhë çështjen e martesës së një shoqeje e cila nuk gjendet në të njëjtin status social apo ekonomik si ajo vetë, në të vërtetë rrezikon të shkatërrojë mundësinë e vetme që të dyja kanë për të qenë të lumtura. Çiftet formohen nën shenjën e një Dashurie të trullosur nga iluzionet, ambiciet shoqërore dhe afërsitë e preferencave. Megjithëse Austen vetë e ka përshkruar Emën si një heroinë që “askush përveç meje nuk do ta pëlqejë”, ajo e veshi krijesën e saj me sharm të mjaftueshëm dhe me aftësinë për të mësuar nga gabimet e saj. Falë heroinës së saj tërheqëse, megjithëse jo të përkryer, dhe eksplorimit të hollë të lidhjeve, Ema shpesh konsiderohet si vepra më e mirë e Jane Austen-it. Që nga botimi i saj në fillimin e shekullit XIX, kjo kryevepër nuk ka dalë kurrë nga qarkullimi dhe ka frymëzuar me mijëra studime akademike, përsiatje dhe filma.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Xhejni dhe Elizabetë Beneti nuk janë vetëm motra, por edhe shoqe të ngushta. Ato ndajnë me njëra-tjetrën shpresat dhe ëndrrat. Kur Xhejni bie në dashuri, Elizabeta ngazëllehet për të. Mirëpo ëndrra e Xhejnit copëtohet dhe Elizabeta e di se kush e ka fajin: Darsi, një zotëri i pashëm dhe krenar, ai burrë, që Elizabeta e dashuron dhe e urren njëkohësisht! Si e gjejnë, më në fund, dashurinë vajzat Benet? Kjo eshte nje nga histonte me te njohura dhe më të dashura të rrëfyera ndonjëherë.
Çmimi: 620 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania