titleToAlt
Historia është makthi. nga i cili mezi po zgjohem.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
16 qershor 1904, Dublin. Nisur nga ecejaket, teorizimet, takimet dhe vetmitë e tri personazheve, Leopold Blumit, Stiven Dedalusit dhe Molli Blumit, Xhojsi rishkruan Odisenë e Homerit. Arkitektura e Uliksit është një thurje e pabesueshme lidhjesh: romani gëlon nga jehonat e brendshme njerëzore, kujtimet, gjërat e para dhe të dëgjuara, të tretura dhe të metamorfozuara. Njëlloj sikurse edhe Prusti, Xhojsi rishkruan romanin e madh të kujtesës dhe të identitetit të paqëndrueshëm njerëzor. Në këtë libër, i cili ka të gjitha elementet e një enciklopedie dhe të një komedie njerëzore, autori përdor të gjitha stilet, të gjitha nuancat - përfshi edhe ato komike - nga monologu i brendshëm tek ai teatral. Leximi i Uliksit është një prej atyre përvojave përcaktuese që ndryshojnë përceptimin tonë rreth romanit, e njëherazi edhe vizionin tonë rreth botës.
Çmimi: 4000 Lekë
titleToAlt
James Joyce e shkroi këtë skicë të hollë dashurie në korrik-gusht 1914. Sipas Richard Ellmann-it, biografi unik i autorit, faktet e shumta e përcaktojnë këtë periudhë si të qenësishme, megjithëse dorëshkrimi, ndryshe nga veprat e tjera të Joyce-it, nuk ka datë. Autori e pati lënë dorëshkrimin -të hartuar në fletë të trasha letre mat e me bojë të zezë - në duart e të vëllait, Stanislaus-it, pasi u largua nga Triesteja në vitin 1909. Mbetet nga të rrallat shkrime të tij që u botua pas vdekjes.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Të Mërguarit" nuk është një dramë mbi tradhëtinë, të njëmendtë apo të dyshuar, autori i "Portretit të artistit në rini" nuk do t'na paraqesë diçka kaq banale; nuk është një duel mes Riçard Rouanit dhe Robert Hendit për të zotëruar Bertën. Në skenën kulminante njëri i thotë tjetrit: "Një duel për shpirtrat tanë, ashtu të ndryshëm siç janë, kundër gjithçkaje që ata dhe bota ka të gënjeshtërt. Një betejë e shpirtit tënd kundër fantazmës së besnikërisë, e shpirtit tim kundër fantazmës së miqësisë."
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër ka pasur në letërsi një efekt që s’mund të krahasohet. Nga njëra anë ai shfaqet si monument i palexueshëm dhe i errët, diçka vetëm për një elitë intelektuale dhe nga ana tjetër, është shndërruar në një kulturë popullore. Të gjitha përgjithësimet te ky libër janë bajate dhe banale, thua sikur autori është frymëzuar nga stereotipat e vjetra. Tek “Uliksi” gjejmë po ato shqetësime të vjetra njerëzore: familja, përkujdesja, konflikti, beteja apo pushteti, rrëzimi, zija ,vetmia, mashtrimi,të gjitha të paraqitura aq vrullshëm tek Odiseja.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Dublinasit” një libër që fillon të shkruhet në 1905 nga autori James Joyce, dhe pas shumë peripecive dhe refuzimeve arrihet te botohet në Nju York në 1915. Ky Libër është një përmbledhje me tregime, ndër të cilët do të gjeni: • Motrat • Takim • Arabia • Evelina • Pas garës • Dy kodoshë etj.
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania