titleToAlt
Një vajzë e re, e cila e quan veten Brajd. Lëkura e saj e zezë me nuancë blu, shkakton çmeritje te njerëzit që e shohin për herë të parë. Por ngjyra e iëkurës së saj është vetëm një nga karakteristikat e bukurisë së saj të rrallë. Guximi, vetëbesimi dhe karriera e saj e suksesshme e kanë bërë të lakmueshme. Megjithatë, që sapo lindi, ngjyra e saj e zezë e bëri nënën e saj me lëkurë në ngjyrë të çelët e që nuk ka pranuar kurrë të hyjë në kategorinë e njerëzve me ngjyrë, që t'ia mohojë edhe formën më të thjeshtë të ngrohtësisë e dashurisë së natyrshme të një nëne. Pastaj vijnë me radhë: Bukër, djali të cilin Brajda e dashuron çmendurisht, por që e humbet pas një grindjeje të egër. Reini, një vajzë e vogël e bardhë, me një fëmijëri të hidhur e të dhunshme, të cilën Brajda e njeh rastësisht. Më së fundi vjen Zemra, nëna e Brajdës, së cilës i duhet një jetë e tërë që të arrijë të kuptojë se mënyra se si sillesh me fëmijën tënd, jo vetëm që është e një rëndësie të pakrahasueshme, por edhe lë gjurmë të pashlyeshme në formimin dhe botën e tyre emocionale. Dhe fëmijët nuk e harrojnë kurrë këtë. Një roman tejet i zjarrtë dhe provokues, "Zoti e ndihmoftë fëmijën!", libri i parë i Toni Morrisonit, me ngjarje të vendosura në kohët tona, edhe pse ka në thelbin e tij ndërthurjen e disa jetëve të ndryshme, përcjell një dhe vetëm një mesazh: mënyra e rritjes dhe vuajtjet në fëmijëri, janë vendimtare në formimin ose deformimin e personalitetit të një të rrituri.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“Ju keni në dorë mënyrën për të pasur një jetë magjike... E mbani mend kohën kur ishit fëmijë dhe besonit se jeta ishte e magjishme? E pra, jeta magjike është diçka reale, madje edhe më ngazëllyese, më frymëzuese e më interesante mga sa e imagjinonit kur ishit fëmijë. Po, ju mund t’i bëni ëndrrat tuaja realitet, ju mund të keni çdo gjë që dëshironi, jeta juaj mund të marrë ndriçimin e yjeve!Bashkohuni me mua në një rrugëtim të paharrueshëm njëzet e tetë ditor, gjatë të cilit do të zbulojmë për herë të parë se si mund t’i japim jetës sonë një pamje marramendëse. Aventura jonë fillon dy mijë vjet më parë, atëherë kur në shkrimet e shenjta u zbuluan disa njohuri jetë-ndryshuese. Për njëzet vjet me radhë, këto njohuri kanë qenë një mister për njerëzit. Pothuajse të gjithë ata që i kanë lexuar janë ngatërruar keq, madje dhe i kanë keqkuptuar...”-Rhonda Byrne.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme". Kjo lloj martese mund të zgjasë nga një orë deri në 99 vjet. Kur burri i thotë gruas se është koha që kjo marrëveshje e përkohshme të prishet, atëherë të dyja palët ndahen, pa patur nevojë të kalojnë nëpër procedurën e shkurorëzimit. Sekti islamik i Sunni – t, që mbizotëron në Arabinë Saudite, e quan këtë një praktikë imorale kurse marrëveshjen si një prostitucion të ligjëruar. E megjithatë, asnjë autoritet ligjor, nuk ia mohon ndonjë burri këtë të drejtë... Gjatë kohës që punoja në një spital në Arabinë Saudite, unë vetë kam parë vajza të mitura që vinin atje për të lindur. "Bebe që vijnë për të lindur bebe", kështu i quanim ato mes nesh, me zemrën që na ndrydhej në gjoks. Në shumicën e rasteve, ato ishin gratë e treta apo të katërta të burrave të moshuar. Kam parë vajza shumë të reja, aziatike që u janë shitur në ankand atyre që kanë ofruar shumën më të madhe, thjesht për t'u përdorur si objekte seksi pa asnjë kufizim. Unë kam qenë dëshmitare kur vajza të mitura, disa prej të cilave nuk dukeshin më shumë se tetë vjeçe, shkreheshin në vaj, ndërsa burra të pashpirt inspektonin trupat e tyre. Kam mbetur pa mend kur kam marrë vesh që ata ishin qytetarë nga vende të ndryshme të Perëndimit. Komente mbi librin "Një udhëtim i trishtueshëm dhe këmbëngulës me princeshën Sulltana, për të fokusuar të gjitha padrejtësitë që bëhen ndaj grave, ndaj kësaj shtrese shoqërore të sakrifikuar e të pambrojtur... Princesha Sulltana ka lënë gjurmë të thella në vetëdijen time, më jep shpresë dhe më le të kuptoj se gjithmonë duhet gjetur një mundësi për të shmangur dhunën dhe denoncuar dhunën. "Vajzat e princeshës Sulltana" është një apologji kundër dhunës ndaj grave." New York Times "Drama në këtë vepër thellësisht tronditëse luhet brenda një harku kohor të përcaktuar dhe një territori gjeografik konkret. Kjo vepër magjepsëse është një skaner tronditës mbi relievin e një vendi me pasuri përrallore e diferenca kulturore ekstreme. Pasi mbaron së lexuari këtë, kupton se ke udhëtuar paralelisht me një ëndërr të frikshme dhune." Book Review
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Magjepsës... Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania