titleToAlt
"Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël", botuar për herë të parë më 1913, është një prej klasikëve të letërsisë kroate për fëmijë, shkruar nga Ivana Brlic-Mazuranic. Hlapiti i vogël është shegert në punishten e këpucarit Vetullngrysur, usta i egër dhe i zymtë, i cili sillet keq ndaj vogëlushit. Kësisoj, djali vendos të nisë një jetë të re, largohet nga punishtja dhe ndërmerr një rrugëtim prej shtatë ditësh, gjatë së cilave do të hasë shumë njerëz dhe do të bëjë aventura nga më të çuditshmet. Ai mendon se duhet të ndihmojë këdo që ndesh në udhë, që nga një shitës plak qumështi e deri te një vajzë e vogël, me emrin Gita. Së bashku me Gitën dhe qenushin e tij, Bundash, ai përshkon fusha e fshatra të tëra, duke i prishur planet një kusari të keq e duke ndihmuar dikë tjetër të kthehet në rrugë të mbarë. Kur je djalosh zemërmirë dhe nuk i trembesh punës së vështirë, nuk ka gjë që s'mund ta arrish. Në këtë libër, gjithkush mund të gjejë diçka për veten: është historia e një jetimi, një përrallë aventurash dhe udhëtimesh, mirësie dhe dashurie. "Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël" është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është ekranizuar dy herë, madje në 2013, filmi ka arritur numrin më të madh të shikueshmërisë për filmat për fëmijë që prej vitit 1990. Pjesë nga libri: Zonjë e nderuar! Faleminderit për mirësinë tuaj. Unë po iki. Do t'ju kujtoj gjithmonë dhe do të ndihmoj kë të mundem, ashtu siç më ndihmuat ju mua.-Juaji, Hlapiti
Çmimi: 600 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania