titleToAlt
A. B. - Folëm këtu për jetën tuaj e më gjatë akoma për veprën tuaj. Në fund të kësaj bisede a do të thoshit se, përsa ju përket juve, ekziston një lidhje e domosdoshme midis të dyjave? I.K. - Mendoj se krijimtaria e vërtetë varet shumë pak, ose nuk varet fare nga jeta e krijuesit. Jeta e njëmendtë e shkrimtarit s'është veçse një shtojcë, një zhguall, një hollësi e krijimit. Një harmoni sipërane bën që jo vepra e krijuesit të burojë prej jetës së tij, por përkundrazi, jeta, në një mënyrë ose një tjetër, t'i përshtatet veprës së krijuesit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Pak nga pak, në këtë pëlhurë personazhesh merr formë përmasa politike e romanit. Në këtë vorbull të kulturës moskovite, ku përzihen shkrimtarët e tundrës, Azisë Qendrore apo të Armenisë, Kadareja bie një ditë mbi dorëshkrim: "Doktor Zhivago". Ndonëse midis Lindjes e Perëndimit arrëdhëniet janë disi të shtendosura, në Moskën e fundit të viteve atmosfera artistike mbetet mbytëse. Destalinizimi nuk është ndier ende në sferat letrare. Në një atmosferë të denjë për "Vdekje në Venetik", ndërkohë një epidemi përhapet nëpër rrugë, një furtunë e egër shpifjesh shpërthen kundër Boris Pasternakut, i cili në faqet e "Muzgut" shfaqet si një hero pozitiv sa kohë që vepra e poetit rus denonconte stalinizmin.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Romani "Koncert në fund të dimrit", është një satirë dhe përqeshje me socializmin, me parimet dhe idetë e tij. Kjo satirë dhe tallje fshihet nën idenë e goditjes së "socializmit" kinez dhe të "majtizmit" të tij. Gjer këtu është disi e fshehtë. Por ajo shfaqet haptazi pastaj në faqet e romanit, përmes ideve dhe frazave të dykuptimta, me të cilat është mbushur gjithë vepra. Bashkë me ironinë përzihet edhe zymtia e gjendjes: shkarkime, arrestime, burgosje, kritika dhe autokritika. Në roman, nga faqja në faqe, ironia, tallja dhe përqeshja ndaj kritikave dhe demaskimeve që u bënte Partia komplotistëve dhe devijatorëve sa vjen e thellohet, aq sa kthehet kundër veprimeve tona. Disa përshkrime e bëjnë socializmin si një zymtësi, ku njerëzit dridhen për fatin e tyre, për fatin e të afërmve dhe në përgjithësi për të ardhmen. Këtu është e qartë ideja e shkatërrimit të njeriut, e frikës, e etheve, e pasigurisë që krijon lufta e klasave në socializëm, sipas autorit. 18 korrik 1983 Shkrimtari e fillon "Koncert në fund të stinës" më 1978 dhe e mbaron atë tre vjet më vonë. Ai do të bëhet shpejt viktimë e historisë shekspiriane të Shqipërisë. Dorëshkrimi ishte dhënë në shtëpinë botuese, kur, në vjeshtë të vitit 1981, kryeministri Mehmet Shehu, numri dy i regjimit, i rënë në fatkeqësi, gjendet i vrarë në dhomën e gjumit. Ndërkaq, në faqet e "Koncertit" Kadareja përmend mënyrën me të cilën Maoja, dhjetë vjet më parë, kishte zhdukur zëvendësin e tij, mareshalin Lin Biao. Duke riinterpretuar "Makbethin", ai shtron pyetjen nëse zëvendësi i rënë nga fuqia, në fund të fundit, nuk i ka duart me gjak po aq sa tirani... Ismail Kadareja krijoi veprën e tij më komplekse, më të guximshme, si nga forma, ashtu edhe nga përmbajtja dhe, ndoshta, më të përafërtën me "romanin total" ideal, të cilin çdo shkrimtar ëndërron një ditë ta bëjë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Proza e shkurtër", përfshin tregimet dhe novelat e shkruara nga Kadare midis viteve 1953 deri më 2009. Një pjesë e tyre janë nxjerrë nga arkivi i autorit, të tjerat nga gazeta dhe revista të kohës, nga librat me tregime e novela të botuara në vite të ndryshme, kurse pjesa tjetër prej veprës së plotë Kadaresë. Ashtu si në përmbledhjen "Vepra poetike", edhe krijimet e botuara këtu, janë zgjedhur dhe renditur nga vetë autori.
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
Prej kohesh Ismail Kadare ka shprehur mendimin se ne letersi shpesh qellon qe, pas nje teksti jo fort te gjate, te fshihet embrioni i nje romani. Tre tekstet e mbledhura ne kete liber, jane te paret qe jane cilesuar prej Kadarese si "mikroromane". "Kaloresi me skifter" pershkruan rrugetimin e nje krimi nga nje epoke te tjetra, nga fashizmi ne komunizem, ne boten reale dhe ne ate te vetedijes, gjersa me ne fund kryhet. Teksti i dyte, "Historia e Lidhjes se Shkrimtareve Shqiptare perballe pasqyres se nje gruaje", sjell per here te pare misterin ende te pandriçuar te nje prej institucioneve me te zymte te botes komuniste. Romani i trete eshte ai i nje poeti te madh shqiptar qe, pothuajse i harruar e i varrosur se gjalli gjate diktatures, arriti te sfidoje epoken, duke perjetuar ne prag te vdekjes te vetmen gje qe s'mund t'ia ndalonin: nje histori dashurie...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër bëhet fjalë për një bashkëbisedim telefonik, i cili, ndonëse ka ndodhur gati një shekull më parë, vazhdon të zbërthehet e te interpretohet ende sot në mënyrat më kundërthënëse. Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pastermaku. Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të. Është fati i tij i hidhur, në të vërtetë fati i qindra shkrimtarëve të njohur e më pak të njohur, që vuajtën nën komunizmin bolshevik. E vërteta e tyre tragjike, në vend të harresës, pret ringjalljen e saj. Tani që ky rend ka rënë, hapja e arkivave dhe dosjeve të tij është çështje e ditës.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër bëhet fjalë për një bashkëbisedim telefonik, i cili, ndonëse ka ndodhur gati një shekull më parë, vazhdon të zbërthehet e te interpretohet ende sot në mënyrat më kundërthënëse. Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pastermaku. Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të. Është fati i tij i hidhur, në të vërtetë fati i qindra shkrimtarëve të njohur e më pak të njohur, që vuajtën nën komunizmin bolshevik. E vërteta e tyre tragjike, në vend të harresës, pret ringjalljen e saj. Tani që ky rend ka rënë, hapja e arkivave dhe dosjeve të tij është çështje e ditës.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Ikja e shtergut është shkruar në vitin 1986 dhe është ruajtur në një bankë në Paris. Në vitin 1998, Ismail Kadare e ka ripunuar dhe po këtë vit është botuar në frëngjisht, në gazetën Le Monde. Ky është botimi i dytë në shqip, në të dy motërzimet, bashkë me një bisedë të shkrimtarit për të.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Të gjithë autorëve iu kërkua të trajtonin të njëjtën tufë çështjesh lidhur me atë se si e parashikojnë ata të ardhmen e Europës Juglindore. Më specifikisht, atyre iu kërkua që të komentonin përceptimin e tyre të rolit të komunitetit ndërkombëtar dhe të tregonin pengesat e stabilitetit në rajon. Qëndrimi që kanë mbajtur gjatë përgjigjeve ndryshon në mënyrë të konsiderueshme. Ndërkohë që Ismail Kadare dhe Predrag Simic janë përqëndruar në rajon gjerësisht, Ljubomir Frackoski dhe Ylber Hysa kanë preferuar të përqëndrohen tek ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Kosova, përkatësisht . Megjithatë, pavarësisht nga qasjet e tyre të ndryshme në fakt të gjithë kanë dhënë vizionin e çështjeve dhe vështirësive që dalin. E ndieljmë se kundërvënia e nivelit “makro” të analizës së dy teksteve të para dhe qasja “ mikro” e dy pikave të fundit japin një tablo treguese të problemeve dhe të perpeltivave të rajonit
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Pasardhësi, vazhdimi i diptikut, pjesën e parë të të cilit përbënte Vajza e Agamemnonit, vepër e vitit 1985, u shkrua gati njëzet vite më pas në Paris. Pavarësisht se të dyja veprat kanë lidhje me njëra tjetrën, në mjaft botime të tjera ato kanë pasur një jetë të pa varur.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Dante Aligieri nuk ishte lidhur vetëm me tmerrnajën tonë. "Komedia hyjnore" e tij ishte, me sa dukej, e vetmja në botë, që rrezatonte po aq fuqishëm edhe zinë edhe dritën. Pyetjes që Eugenio Montale, në kremtimin e Dantes, ia drejtoi vetes dhe të tjerëve: "Ç'kuptim ka për poetët e sotëm vepra e Dantes?", poetët e botës i janë përgjigjur e do t'i pergjigjen në mënyra të ndryshme, sipas "gjendjes" së tyre. Natyrisht që Dante Aligieri është gjithmonë Dante, por ka periudha kohe kur ai bëhet dyfish, trefish i tillë. Kështu, në shekullin e 20-të, atëherë kur dukej se e kishte arritur majën më të lartë të lavdisë e se s'mund të rritej më, pikerisht atëherë në rrafshirën kolosale komuniste, nga Dante që ishte, ai u bë Dydantsh, Tridantsh. Duke u rrëfyer rrugëtimin e tij të vetmuar në boën e të vdekurve, ai u tregoi sivëllezërve të vet poetë, qofshin ata rusë, shqiptarë, baltikë a kinezë, se gjendja natyrale e shkrimtarit të madh është pikërisht ajo: të udhëtojë i gjallë midis vdekjes. Të pajeta shtrihen përpara tij mbretëritë, vrasësit, tiranët, orizoret, stuhitë, vetë ajri që i prodhon ato. Përbindëshat dhe rreziqet janë rrotull tij, por ai ka një përparësi: ai është i gjallë, ndërkohë që ata s'janë. Ndaj fjalët e Virgjilit "mos u tremb, është një stuhi e vdekur", përbëjne formulën e shpëtimit për shkrimtarin. Gjithë thelbi i "gjendjes", rrjedhimisht i fatit të tij, përmblidhet në besimin ose jo ndaj kësaj formule.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Është e vështirë të gjendet në këtë botë një tjetër fushë, ku një tragjedi e vjetër vazhdon të projektojë në të ardhmen, në mënyrë ciklike, drama të tjera. Ky vend me emrin e pafajshëm Fusha e mëllenjave është Kosova. Ka gjashtë shekuj, më 28 qershor 1389, një aleancë ballkanike e krishterë e përbërë nga serbë, boshnjakë, shqiptarë e vllahë u thye prej ushtrisë otomane të Sulltan Muradit. Beteja e pergjakshme vazhdoi për dhjetë orë. Të mundurit vazhdojnë të mbajnë zinë e saj ende sot. Ndërkaq, ashtu si korbat që vërtiten sipër një fushe lüfte, klika e politikanëve nacionalistë shumë herë ka dashur të nxjerrë fitim nga kjo ndodhi fatale. Më 28 qershor 1989, udhëheqësi serb Millosheviç lëshoi një thirrje të re për masakër në Kosovë. Këtë herë kundër shqiptarëve. Atë ditë nisi edhe shpërbërja e Jugosllavisë. Për asnjë lüftë tjetër nuk janë sajuar kaq mite e mashtrime sa për atë të Kosovës. Një luftë e moçme, ajo e Trojës, e dëshmuar nga letërsia antike greke, e ngriti atë letërsi në majat më sublime të qytetërimit botëror. Sot, tri mijë vjet më pas, qytetërimi ballkanik ka rënë në nivelin më të ulët të barbarisë. Ky tregim tripjesësh, me paanësine e tij, është një përpjekje për të dëshmuar fisnikërine e humbur të këtij qytetërimi dhe një thirrje për ringjalljen e tij.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
"Qorrfermani" u shkrua në vitin 1984, por për shkak të subjektit tepër delikat dhe të analogjisë së ngjarjes që ndodh në Perandorinë Otomane me një fushatë spastrimesh tipike staliniste, aq shumë të njohur në të gjitha vendet ish-komuniste, vepra nuk ishte e mundur të botohej në Shqipëri. Para ikjes në Francë, në vjeshtë të vitit 1990, autori ua la dorëshkrimin e veprës miqve të tij në Tiranë, të cilët e botuan disa muaj më pas në gazetën "Zëri i rinisë", menjëherë pas lejimit te pluralizmit në Shqipëri.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky dialog, që qysh në krye u quajt natyrshëm "mes hekurash" u bë edhe më dramatik. Tani ai ka midis jo vetëm hekurat, por edhe mjegullën e dendur të së panjohurës e ndoshta të mosqënies. Këtë pranverë, populli i Kosovës vazhdon të kërkojë njerëzit e vet të rrëmbyer nga barbarët pas ikjes nga Kosova. Ishte akti i fundit i historisë së tyre të zezë. Emrat e Flora Brovinës, Albin Kurtit, emrat e mijëra të tjerëve, një pjesë të pranguar e një pjesë të zhdukur, nuk mund të lënë të qetë ndërgjegjen e Europës. Ukshin Hoti ndodhet tani në larginë. Le të shpresojmë që ai të jetë ende në botën e të gjallëve. Megjithatë, çfarëdo qoftë trajta e tij trupore, guri ku mbështet kryet, ose mbulesa sipër tij, shpirti i tij, është i paprekur. Ai shpirt i lire ndodhet në kumtet që ka lënë, në librat e në letrat e tij. E mbi të gjitha, ai shtillet i plote e ngadhënjyes në urinë e Kosovës.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Alan Bousqet - Le te ndalemi për një çast te raporti ndërmjet shkrimtarit dhe pushtetit, në këtë rast, diktaturës shqiptare. Për disa, rasti juaj mbetet enigme e vërtetë... Ismail Kadare - Në një film ku tregohet mbërritja e Shostakovigit në SHBA ishte, midis të tjerash, pyetja e një gazetari: përse mbete gjallë? Kjo pyetje cinike, e thënë me gojë ose me sy ka qënë tepër e njohur për disa nga shkrimtarët e Lindjes. Ne ishim në rolin e fantazmave, që e kishim vendin gjetkë, dhe që sa me parë duhej të shkonim "atje", në mosqënie. Shumë herë janë bërë pyetje të tilla dhe janë dhënë gjykime, nga njerëz që s'kanë kurrfarë të drejte të japin mësime morali. Të rrish në një lozhë, të bësh sehir se si në arenë ca njerëz përleshen me bishat e egra dhe të bësh verejtje: ne kete çast ky njeri nuk u tregua sa duhej kurajoz përballë tigrit, ky tjetri madje i bishtnoi, madje i bëri një shmangie jo fort korrekte! Kjo është thjesht çnjerëzore, për të thënë fjalën më të butë. S’ka kurrfarë teprimi, po të thuhet se ne ishim atje pikërisht ashtu, të vetmuar, në arenën plot gjurma gjaku, ku s'dihet nga g'portë e hekurt do të të sulet bisha dhe ku shumica e spektatoreve, kur vinte ora e rrëzimit, nën shembullin e tiranit, me gishtin poshtë, kërkonin vdekjen tënde.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Shkaba" u shkrua në verën e vitit 1995, në Deauville të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra krejtësisht të ndryshme.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në të gjitha acarimet ballkanike poshtërimi ka pjesën e vet. Ai lidhet me viktimizimin, një nga pasionet kryesore të ballkanasve. Zakonisht të gjithë hiqen viktima, madje xhelatët më fort se të tjerët. Në rrethana të tilla (heshtja e poshtërimit dhe bashke me të ajo e viktimizimit, jane tepër delikate në këtë zonë të Evropës. Rrjedhimisht, rënia e kambanës për poshtërim kërkon një përgjegjësi të lartë morale. Një kushtrim të rremë nuk e ndan veçse një hap nga thirrja për krim kunder tjetrit. Historia ballkanase në pergjithesi, e me të bashkë, historia shqiptare, duhet të zhvishen sa më parë nga madhështitë e rreme hijerënda, apo nga idilet roze, po aq të rreme. Ajo duhet të pastrohet nga pluhuri që mbulon të vërtetën, nga pudra që përpiqet të mbulojë turpin, nga joshja për cubnitë dhe nga krejt kultura e krimit e paraqitur si kulture heroike. Vetëm kjo shpëlarje do ta ndihmojë Ballkanin të kthjellojë në fillim ndërgjegjën, e fill pas asaj mendësine e vet. Gadishulli ynë, më shumë e më ngutshëm se kurdoherë ka nevojë sot për të vërtetën. Popujt e Ballkanit nuk duhet të kenë frikë nga e vërteta, sepse pavarësisht nga prapësite që kanë bërë me shumë zell, ka gjasë të kenë megjithatë, një bilanc të përgjithshëm pozitiv.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Kronika familjare e një shtëpie të vjetër të Gjirokastrës është e vetmja novelë e autorit, ku veprimi zgjat dyqind vite. E ndërtuar në formë sage, një tradite që njihet prej kohësh në letrat botërore, që nga antikiteti e gjer në kohët moderne, novela e breznive të Hankonatëve jep një pasqyrë artistike të qytetërimit shqiptar në një nga epokat më dramatike, kur ky qytetërim kërcënohej nga trysnia dhe zvetënimi i botës otomane. Rrëfimi botohet sipas tekstit të vitit 1978, me ndonjë retush të paktë, kryesisht gjuhësor.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky vëllim përmbledh tri ese të famshme të Ismail Kadaresë që u kushtohen po aq kryeveprave të pavdekshme të letërsisë së të gjitha epokave, nga ajo antike (Eskili) në atë mesjetare (Dante), deri te ajo moderne (Shekspiri) Në këtë antologji, për mendimin tim, mund të përfshihen edhe të tjera tekste si për shembull shkrimet për bashkatdhetarët e tij të ndritur, nga De Rada te Lasgush Poradeci, te Migjeni , apo disa faqe kushtuar Homerit, Ovidit, Servantesit, Gogolit, Pushkinit, Kafkës, Folknerit etj., të shpërndara nëpër korpusin e veprave eseistike të autorit që tek e fundit dëshmojnë ballafaqimin e tij intim me pararendësit në kërkim të përsosmërisë artistike. Gjithsesi, arsyeja kryesore e përfshirjes së vetëm këtyre tri eseve kushtuar tragjedive të Eskilit, Komedisë Hyjnore dhe Hamletit, nuk është diktuar nga zgjedhje apo interesa editoriale, po nga dëshira për të nderuar qëndrimin kritik dhe idetë e vetë autorit: liria e përgatitësit të vëllimit për ta zgjeruar vëllimin i ka lënë vendin sikurse është e natyrshme të bëhet, të paktën në këtë rrethanë-vullnetit të autorit
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky letërshkëmbim midis presidentit Ramiz Alia dhe shkrimtarit ismail Kadare, është botuar së pari në Francë, në fillim të vitit 1991, disa muaj pas vendosjes së shkrimtarit në këtë vend. Letërkëmbimi që i përket fillimit të vitit 1990, përbën pjesën e dytë të librit “Nga një dhjetor në tjtrin”, botuar njëherësh në shqip dhe në frëngjisht, nga shtëpia botuese “Fayrad” , në Paris. Katërmbëdhjetë vjet pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, në kohën kur faktet historike zëvendësohen shpeshherë nga rëfime fantazie, që u mungon jo vetëm saktësia por edhe thelbi i së vërtetës, botimi i dokumenteve të pakundërshtueshme është mëse i domosdoshëm. Me “letërkëmbim me presidentin” shtëpia botuese “Onufri” hap serinë e botimeve dokumentarë, që lidhen kryesiht me sferën e letërsisë e të artit.
Çmimi: 400 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania