titleToAlt
Ai perr përsipër rreziqe pa i menduar pasojat, ajo nuk ka shoqe, ai është i varur ndaj lojërave elektronike, ajo pi alkool, ai pi duhan, dhoma e saj është një katrahurë e vërtetë, asaj i pëlqen të provokojë, ai nuk ka motivim... Të gjithë e kanë të vëshitrë që të zotërojnë reagimet e tyre emocionale. Dhe të themi të vërtetën, edhe ne prindërit shpesh e humbasim kontrollin. Do t'i akuzonim me dëshirë se ata e kanë shtypur qëllimisht butonin për të na çorientuar... Por ADOLESHENCA janë punët e mëdha në tru. Mendimi, aftësitë e memorizimit, krijimi artistik, bëjnë hapa përpara, ndërkohë që zona të tjera që drejtojnë empatinë, parashikimin, përllogaritjen e rreziqeve... janë në ndërtim. ADOLESHENTI? Një motor që funksionon me shpejtësi të plotë, një përshpejtues shumë i ndjeshëm, dhe frena që ende nuk funksionojnë! Me botimin Nuk KUPTOHEMI më! le të zbulojmë se çfarë ndodh në kokën dhe trupin e adoleshentit tonë, le të eksplorojmë fuqitë tona të prindit për të vepruar me ndjeshmëri, dashuri dhe me drejtësi. Isabelle Filliozat, psikoterapiste, shkrimtare, dhe Anouk Dubois psikomotriciene, ilustruese, janë autoret e librave bestseller: Kam provuar gjithçka! dhe Ai më kërkon!, të cilët zbulojnë prindërimin pozitiv.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kundërshtime, të qara dhe kriza tërbimi: të kapërcesh pa dëmtime periudhën nga 1 deri në 5 vjeç « Kam provuar gjithçka, vazhdon! » Prindërit lodhen përballë kërkesave të tepruara të fëmijëve të tyre. Si të dalësh nga betejat rreth veshjeve, rregullit, grindjeve para se të nisen për në shkollë apo para gjumit? Prindërit kanë prirjen që t'i interpretojnë sjelljet e tepruara ose të bezdisshme të të vegjëlve si manifestime kundërshtimi, të një vullneti të keq, paturpësie. Të tjerë fajësojnë veten dhe kërkojnë traumën. Po sikur të ketë shkaqe të tjera? Zbulimet e kohëve të fundit në fushën e neurologjisë dhe të psikologjisë eksperimentale kanë hedhur dritë mbi këto sjellje acaruese. Vizatime që flasin me të gjithë, të dhëna shkencore për të kuptuar më mirë dhe udhëzime se si të veprojmë sipas moshës. Atëherë, a jeni gati për të vënë në dyshim disa nga zakonet, besimet, madje edhe siguritë tuaja?
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania