titleToAlt
Disa muaj pasi djaloshi Aleksandër futet bashkë me gjyshen e tij në zemër të Amazonës në kërkim të një shtaze legjendare, do të përjetojë një aventurë tjetër. Këtë herë, reporterja Kejt Kolldi shoqëron nipin e saj dhe Nadian, shoqen më të mirë të Aleksandrit, bashkë me fotografët e International Geographic-ut, në një udhëtim në një tjetër skaj të largët të botës. Misioni i ekipit është që të futet në një mbretëri të ndaluar, të fshehur në majat e ngrira të Himalajeve dhe të gjejë Dragoin e Artë legjendar, një statujë e shenjtë dhe orakull i paçmueshëm që është në gjendje të parashikojë të ardhmen e mbretërisë. Në rrugën për të mbërritur te statuja, para se të shkatërrohet nga koprracia e një furacaku, Aleksandri dhe Nadia duhet të përdorin fuqinë shpirtërore të kafshëve të tyre totemike: Jaguarit dhe Shqiponjës. Me ndihmën e një murgu të mençur budist, dishepullit të tij të ri, princit trashëgimtar, si dhe një fisi të egër luftëtarësh jeti, Aleksandri dhe Nadia do të luftojnë për të mbrojtur "Mbretërinë e Dragoit të Artë". «Adhuruesit e romanit "Qyteti i Shtazëve", librit fantastik të Isabel Allende-s, do të jenë në ankth derisa ta lexojnë këtë libër po aq tërheqës sa i pari.» Publishers Weekly
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Ka pasione që ndizen si zjarre, derisa fati i mbyt me një të rënë të putrës. Por edhe në këto raste mbeten thëngjij të ngrohtë, që janë gati të digjen sërish sapo gjejnë oksigjenin". Historia epike e dashurisë midis vajzës së re Alma Belasko dhe kopshtarit japonez Ikimei: një ngjarje që del përmbi kohën dhe endet lirisht nga Polonia e Luftës së Dytë Botërore në San Franciskon e ditëve tona.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Dhimbja, ashtu si të gjitha ndjesitë, është një portë për të hyrë në shpirt”. Femrat e familjes Xhekson, Indiana dhe Amanda, nënë e bijë, janë shumë të lidhura, edhe pse janë të ndryshme si dita me natën. Indiana, shëruese në një klinikë olistike, është një grua e lirë dhe krenare për jetën e vet. E martuar dhe më pas e ndarë shumë e re nga babai i Amandës, ngurron të përfshihet sentimentalisht, përveçse me Alanin, trashëgimtar i pasur i njërës prej familjeve të borgjezisë së lartë të San Franciskos, apo me Rajanin, ish-navy seal enigmatic dhe magjepsës, i plagosur gjatë misionit të tij të fundit. Ndërsa nëna sheh sidomos anën e mirë të njerëzve, Amanda, ashtu si i ati, kryeinspektor i Seksionit të Vrasjeve të Policisë së San Franciskos, është e magjepsur nga ana e errët e natyrës njerëzore. Lexuese e pasionuar, e shkëlqyer dhe e mbyllur, e pajisur me një talent të jashtëzakonshëm për hetimet kriminale, zbavitet duke luajtur Ripper, një lojë online e frymëzuar nga Xhek Kasapi, ku duhen zgjidhur çështje të mistershme. Kur qyteti tronditet nga një sërë vrasjesh shtazarake, Amanda hidhet kryengulthi në hetime, duke zbuluar, përpara policisë, se krimet mund të kenë lidhje mes tyre. Por çështja bëhet shumë personale kur zhduket Indiana. Mos ndoshta zhdukja e nënës lidhet me vrasësin serial? Tani detektivja e re gjendet duke u përballur me misterin më të ndërlikuar që i ka rastisur ndonjëherë, dhe duhet ta zgjidhë para se të jetë shumë vonë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ne romanin Portret ne sepje autorja e suksesshme kiliane rrefen historine e nje gruaje te re qe ka vendosur te zgjidhe te fshehten e se kaluares se saj te larget, nga e cila ajo nuk mund te kujtoje asgje, per te hedhur drite mbi nje ankth te vjeter qe nuk e le te qete. Nje grua dhe e kaluara e saj. Permes dashurive, luftes dhe nyjave te gjakut. Nje nderim i madh lirise per te jetuar, per te rijetuar dhe per te treguar. Nje veper e magjishme qe te zhyt ne thellesite e kujteses dhe te te fshehtave te familjes. "Une besoj se gjeja me e rendesishme eshte qe, nepermjet te rrefyerit, e kaluara te behet po aq e perjetueshme. Ne historine e Aurores, si ne nje pasqyre gjigante, shoh edhe perfytyrimin e shume grave te koheve te sotme." Isabel Allende
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Bija e fatit është historia prekëse e Eliza Somersit,një gruaje të re që jeton midis dy kulturave dhe i hyn një rruge plot aventura.Si fëmijë i gjetur kilian,e rritur nën mrojtjen e një familjeje angleze në Valparaizo ,ende pa mbushur mirë të shtatëmbëdhjetat,përplaset me të papriturat e një bote të pamëshirshme.Kërkimet për të dashurin,i cili nuk i rezistoi dot tundimit të dehjes nga ri kaliforian ,e kthejnë vajzën e papërvojë në një grua të vetëdijshme dhe në fund të odisesë,Eliza është fare pranë vetvetes.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
"Shtëpia e shpirtrave", është një sagë familjare ku pasqyrohet historia dhe fati i një populli të tërë, i popullit të Kilit, përmes rrëfimeve të grave të një familjeje të rëndësishme dhe ekstravagante. Një afresk i bukur që për nga joshja dhe emocioni i kujton lexuesit që adhuron realizmin magjik vetëm "100 Vjet Vetmi" të Marquez. Është fitues i një numri të pafund çmimesh ndërkombëtare, është një libër i shkëlqyer i letërsisë bashkëkohore, i cilësuar si një ndër 100 më të lexuarit e letërsisë së sotme. Në roman përshkruhen në mënyrë marramendëse ngjarjet e vërteta të historisë, fshehur pas një fasade letrare. Në këtë sfond historik, të mirëpërcaktuar, hap krahët ngjarja në formën e një legjende. Dhe rrëfimi brilant shpalos historinë në tre breza të familjes së Esteban Truebës i cili bie në dashuri me Rozën e bukur. E këtu nis e gjithë historia e kësaj familjeje... Fletoret e vjetra të Klarës, të shkruara gjatë periudhave të gjata të heshtjeve të saj, shpalosin historinë e familjes e të vendit, të komploteve, dashurive dhe urrejtjeve, fajeve dhe hakmarrjeve, paudhësive dhe mirësive. Ëndrrat, shpresat, dashuritë, trashëgimitë shpirtërore dhe lidhjet mes njëri-tjetrit të cilat bëjnë që faqet e librit të fluturojnë njëra pas tjetrës. Ky roman të lë gojëhapur për fuqinë shprehëse dhe bukurinë e përshkrimit. Pa dyshim ai është një roman që mban edhe peshën e përshkrimit të ngjarjeve historike të vendit, përmes të njëjtit talent letrar që e bënë Isabel Allenden një shkrimtare të famshme.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Dëgjo, Paula, dua të të rrëfej një histori që, kur të zgjohesh, të mos ndihesh edhe aq e përhumbur. Kështu fillon romani i Isabel Allende-s, kushtuar vajzës së saj. Paula ka lindur më 22 tetor 1963, është e lumtur, e dashuruar, jeton në Madrid, ku edhe punon... Një jetë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e së ëmës që, tashmë, është e famshme. Dy gra, dy fate të ndryshme. Befas Paula bie në shtrat nga një sëmundje shumë e rëndë: porfiria. Koma e saj është një rrugë pa kthim. Isabela lë San Franciskon ku jeton dhe shkon t'i rrijë pranë se bijës. Ndërsa mjekët provojnë lloj-lloj mjekimesh për ta shpëtuar, Isabela provon me të vetmen armë të saj: shkruan "për të trembur vdekjen", siç pohon ajo. Përdor magjinë e fjalës për të evokuar e thirrur së bashku përreth Paulës të gjithë pjesëtarët e asaj familjeje të madhe e të çuditshme. Ata, të gjithë së bashku dhe me kujtimet e secilit, formojnë një zinxhir njerëzor që do ta mbajë Paulën në jetë. Kështu libri bëhet autobiografia e Isabel Allende-s, një rrëfim trondites plot me hollësi për zanafillën e librave të saj, udhëtimeve, dashurive... Është rrëfimi i një dhimbjeje të veçantë (Paula do të mbyllte sytë më 6 dhjetor 1992) që nuk e pranon dëshpërimin, sepse Paula, diku larg prej andej, po e degjon. Nuk mund të ketë ndarje përfundimtare, përderisa ekziston kujtimi. Lamtumirë Paula-grua! Mirë se vjen, Paula-shpirt!
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Maja Vidali është nëntëmbëdhjetë vjece dhe ka rënë në qarkun e alkoolit dhe të drogës. Në arrati nga fundërrinat e Las Vegasit, nga shpëmdarësit e drogës dhe agjentët e FBI-së, zbarkon në arkipelagun e pandotur të Çiloes. Në këta ishuj të largët në jug të Kilit, në atmosferën e një jete të thjeshtë që përbëhet nga perëndime të mrekullueshme, vlera të forta dhe respekt të ndërsjellë, Maja mëson të njohë veten dhe të rizbulojë token e saj të origjinës, zbulon të vërteta të fshehura dhe, në fund, gjen dashurinë. Në këto faqe ndërthuret rrëfimi i gjallë i historisë së vështirë që e ka çuar në ata ishuj, një jetë e përbërë nga mënjanimi dhe degradimi, vetmia dhe shoqëri të këqija, në të cilat është rrokullisur pas vdekjes së gjyshit shumë të dashur. Isabel Allende rrëfen sërish jetën e një femre guximtare në një roman që përballon me delikatesë të madhe marrëdhëniet njerëzore: miqësitë e pakushtëzuara, historitë e njëmendta të dashurisë si dhe ato më të padukshmet, dashuritë e adoleshencës dhe ato që zgjasin një jetë. Një ritëm i ngutshëm, një prozë që s'ka iluzione per një rrëfim të madh që ngjyhet me "noir", galeria e jashtëzakonshme e radhës e femrave me vullnet të fortë dhe meshkujve të aftë të dashurojnë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Vitet që pasuan vdekjen e së bijës, Paulës, Isabel Alende i përshkruan në formë ditari, dukë bërë kronikë të familjes, të cilën e ka bledhur me mund në Kaliforni. Kujtimet ndërthuren me reflektimet mbi jetën, mbi veprën e saj dhe mbi botën bashkëkohore. Mardhënia dashurore me burrin e dytë. Uillin, dhe ankthi për të krijuar dhe për të mbrojtur një fis të gjerë familjar janë dy lajtmotivet kryesore që mbajnë unitetin e së tërës. Isabel mban bashkë- në kuptimin e mirfilltë të fjaleës një klasn shumëë të larmishëm me njerëz dhe e qeveris si një patriarke e vërtetë. E si mund të dyshosh për këtë prirje të saj pasi ke lexuar “Shtepia e shpirtrave “?! Dhe, paçka se ndonjëherë bujaria tejkalohet e shndërrohet në ushtrim pushteti dhe në kontrroll të jetës së të tjerëve është po kaq e vërtetë se nga ky portret i gjallë dalin në pah vlerat e padiskutueshme të falijes zë zgjeruar si vend i dashurisë dhe i mirkuptimit. Nëse aventurat e fisit dhe të mbretëreshës së tij luajn rolin kryesor, nuk mungojnë reflektimet mbi pasigurinë e kohës mbi dobësitë e një karakteri të fortë, mbi shpërblesen e shpirtgjerësisë mbi aftësinë për të ndryshuar dhe tek e fundit mbi dhuntinë për ta parë veten në mënyrë ironike. “Shuma e ditëve” është një krinikë dashurish që na përket nga afër.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ashtu si personazhet e disa romanëve të saj të paharrueshëm, Isabel Allende, e shenjuar nga një ndjenjë e dhimbshme mërgimi, kthehet me kujtime te rrënjët e saj, te një vend tashmë "i imagjinuar" dhe i zbehtë për shkak të largësisë së madhe, traumat e grushtit të shtetit, familja në diasporë, odiseja e saj e thurur me pasione, drama e suksese. Sot, pas shumë kohe të jetuar dhe pas shumë braktisjesh, shumë librash të shkruar dhe shumë mall, Kilit të Isabelës, të imagjinuar dhe të ëndërruar, të ruajtur si një peizazh i brendshëm dhe të banuar nga shpirtrat e të ndjerëve, i mbivendoset një vend më në fund real: krenaria e lumtur e rrënjëve, kënaqësia e rizbulimit të një pjese të heshtur të vendit të saj brenda familjaritetit të fjalëve: kureshtja e bisedave, befasia e sjelljeve, magjia e peizazheve plot dritë, ngrohtësia dhe vitaliteti i çuditshëm i bashkatdhetarëve të saj. Kështu, një vend i sajuar në mendje bëhet toka e prekshme e origjinës dhe, nëse e gjitha kjo nuk mjafton për të fshirë dhimbjen e mërgimit, shërben për ti dhënë një kuptim dhe një vlerë mallit. ISABEL ALLENDE ka lindur në Lima më 1942 dhe më pas ka jetuar në Kili deri në vitin 1973. Pas grushtit të shtetit të Pinoçetit u vendos në Venezuelë dhe, më pas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo konsiderohet si një nga zërat më të rëndësishëm të narrativës bashkëkohore në gjuhën spanjolle.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Kemi mësuar të mos diskutojmë për budallallëqet, por vetëm për gjërat e rëndësishme.” 1770, Santo Domingo, sot Haiti. Teteja është nëntë vjeçe, kur i riu francez TuluzValmorein e blen që të merret me punët e shtëpisë. Përreth janë fushat e kallamit të sheqerit, vapa ligështuese e ishullit, puna e skllevërve. Teteja mëson shpejt se si është ndërtuar ajo botë: dhuna e padronëve, ankthi i lirisë, lidhjet e çmuara të solidaritetit. Kur Valmoreini zhvendoset në plantacionet e Luizianës, edhe Teteja duhet ta ndjekë pas, por tashmë ka filluar beteja për dinjitetin, për të ardhmen, për çlirimin e skllevërve. Është një betejë e ngadaltë që përzihet me zgjimin e dashurive dhe pasioneve, me lidhjen e marrëdhënieve dhe aleancave, me lëvizjen e ethshme të personazheve të ndryshëm - ushtarë dhe skllevër luftëtarë, priftërinj vudu dhe murgj katolikë, zonja të rënda dhe kurtizane, piratë dhe fisnikë të rënë nga dynjallëku, mjekë dhe bukuroshë dembelë. Në sfondin shumë të gjallë të Historisë, ZariteSedela, e mbiquajtur Tete, spikat e bukur dhe guximtare, luftarake dhe e vetëdijshme, një heroinë shumë moderne që vjen nga larg për të na kujtuar besimin te liria dhe dinjitetin e pasioneve. ISABELALLENDE ka lindur në Lima, në vitin 1942, dhe jetoi në Kili deri në vitin 1973. Pas grushtit të shtetit nga Pinoçeti, u vendos në Venezuelë dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vlerësohet si një nga zërat më të rëndësishëm të narrativës bashkëkohore në gjuhën spanjolle.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Romani i parë i një trilogjie të menduar për brezin e ri, me një intrigë pasionante, e cila, si ngaherë, do të bëjë për vete të gjithë lexuesit e Isabel Alendes.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Ky libër është autobiografia e Isabel Allendes, një rrëfim tronditës, plot me hollësi për zanafillën e librave të saj, udhëtimeve, dashurive. Dy gra, dy fate të ndryshme. Është rrëfimi i një dhimbjeje të veçantë që nuk e pranon dëshpërimin, sepse Paula – së cilës i kushtohet ky libër diku larg që këtej, po e dëgjon. Nuk ekziston ndarja përfundimtare derisa ekziston kujtimi.
Çmimi: 750 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania