titleToAlt
Pyetje: Si e mbajmë mendjen në vend ne mjekët? Përgjigjia: Mësojmë të ushqejmë hipokrizinë. E kështu, unë punoja sa më dilte shpirti. Në fillim mësova ta zbusja shqetësimin tim - pishtari që më pati drejtuar rrugën në këtë mision. Pastaj u bëra mjeshtër i kanuneve të mbijetesës profesionale: mos u përfshi - mos lejo që pacientët të kenë shumë rëndësi për ty.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Vdekja ne moshën 87-vjecare nuk është tragjedi, sidomos kur mendoj për të gjithe njerëzit më të rinj që kanë vdekur. Këtë javë, gazetarja Cokie Roberts vdiq në moshën 75-vjecare. Ndieja një lidhje të veçantë me të, si bashkëmarrëse e çmimit per ish-studentet e dalluara te Uellslit. Portreti im varet ne një sallë madhështore në kolegj bashkë me portretin e saj dhe të shumë ish-studentevë të famshëm, si Hillary Clinton dhe Madeleine Albright. Më pushton një grimë krenarie kur mendoj qe edhe unë kam qenë pjesë e lëvizjes feministe që çoi përpara të drejtat e grave gjatë dy brezave te fundit. Ajo ishte koha ime. Se ç'do të ndodhë në të ardhmen, pas vdekjes sime, nuk është me ne dorën time."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Unë besoj se ne duhet të përballemi me vdekjen, ashtu siç përballemi me frikëra të tjera. Duhet të mendojmë për fundin tonë final, të familjarizohemi me të, ta zbërthejmë e ta analizojmë, ta arsyetojmë dhe të heqim dorë nga shtrembërimet tmerruese të fëmijërisë për vdekjen. Të mos arrijmë në përfundimin se vdekja është tepër e dhimbshme për t'u përballuar, që mendimi do të na shkatërrojë, që përkohshmëria duhet të mohohet, në mënyrë që e vërteta të mos e bëjë jetën të pakuptimtë. Një mohim i tillë kërkon gjithmonë një çmim - mpakjen e jetës sonë të brendshme, mjegullimin e syve tanë, topitjen e racionalitetit tonë. “Ideja, që ankthi i përballjes me vdekjen mund të sjellë një zgjim për jetën, dredh fort telat e zemrës.” — BOOKSELLER “Yalom-i është Shehrazadja e divanit terapeutik, puna e tij një ushtrim i mrekullueshëm në artin e tregimtarit.” — NEW YORK TIMES
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një roman misterioz marramendës... Yalom sjell në këtë veprër artistike një mjeshtëri autentike të teknikave të psikoterapisë si edhe një gjenialitet për t 'i treguar lexuesit se çfarë shtillet në të vërtetë në kokën e një psikoterapisti teksa ai ose ajo është duke trajtuar dikë. — LOS ANGEL TIMES Një rrëfenjë e koklavitur gazmore... Ky mund të jetë romani më zbavitës dhe më i ndjeshëm i shkruar për psikanalizën. — SAN JOSE, MERCURY TIMES Depërtimi i Yalom-it nëprofesionin e tij është i mprehtë e i pamëshirë, që të sjell në mendje Oliver Sacks-in dhe Stud Turke-in. Ky është një roman për këdo që dëshiron të dijë se si punon me të vërtetë mendja e një psikoterapisti. — SAN FRANCISCO CHRONICLE
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Atë natë që pashë me sytë e mi babanë në fill të vdekjes, ndjeva,si kurrë më parë, dufin shpërthyes të nënës sime, dhe mora një vendim vetëmbrojtës për t'ia mbyllur derën. Duhet të ikja nga kjo familje. Përgjatë dy viteve në vazhdkn, thuajse nuk fola fare me te: jetonim si te huaj nen te njejten çati. Dhe me shume nga të gjitha, më kujtohet lehtësimi im i thellë e i madh kur pashë doktor Mançesterin tek hynte në shtëpinë tonë. Askush nuk më kishte dhënë më parë një dhuratë kaq të madhe. Qysh atëherë, vendosa të isha si ai. Do te bëhesha doktor dhe do të përçoja te të tjerët përdëllesën që më kish dhënë ai.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Nga të gjitha faktet e jetës ,vdekja është më e dukshmja,ajo që në mënyrë intuitive është më e qarta.Në një moshë të hershme ,shumë më herët nga sa shpesh mendohet,ne mësojme se vdekja do të vijë dhe se nuk ka shpëtim nga ajo .Megjithatë ,çdo gjë ,siç thotë Spinoza, synon që të vazhdojë në qenien e saj.Në thelbin e njeriut,ekziston një konflikt i gjithëpranishëm midis dëshirës për të vazhduar ekzistencën dhe ndërgjegjësimit për vdekjen e pashmangshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti do të luhej në mendjen e bërthamës intelektuale, që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, themelues i psikanalizës, është në kulmin e karrierës së tij. Fridrih Niçe, filozofi i madh europian, është në prag të vetëvrasjes nga dëshpërimi, i pazoti për të gjetur një kurë për dhimbjen e kokës dhe sëmundje të tjera që e mundojnë. Kur Brojeri vendos ta trajtojë Niçen me kurën eksperimentale të të folurit, nuk e bën të ditur se edhe ai vetë gjen ngushëllim në seancat e tyre. Vetëm përmes përballjes me demonët e tij të brendshëm shëruesi mund të fillojë ta ndihmojë pacientin e tij.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Amsterdam, 1656. Bento, në hebraisht Baruk, Spinoza është njëzet e tre vjeç: familja e tij, që është me prejardhje portugeze, i shpëton inkuizicionit dhe gjen strehë në Holandën më tolerante. Djaloshi Baruk është fort i përkorë e sqimatar në pamje: tipare të hijshme, lëkurën pa pikë ceni, sytë e mëdhenj, të errët e të thellë. Dhe, pas atyre syve, një mendje që nuk stepet të bluajë mendime ekscentrike mbi besimin, që ushqen ide kaq të përçartura për botën, sa ngjall dyshimin për herezi. Fshehurazi, Bentoja studion gjuhën dhe idetë e Aristotelit e të filozofëve të mëdhenj grekë në akademinë e Franciskus van den Endenit, një burrë elegant që kishte parë botë me sy, atë botë të jashtme, aq të urryer për bashkësinë hebraike. Madje Van den Endeni, për sikletin e madh të Spinozës, ia besoi një pjesë të mësimdhënies së bijës, Klara Marisë, një vajzë me qafën si mjellmë dhe buzëqeshje joshëse, që aq keq ia trallisi mendjen Barukut, sa i ngjalli mendime të përlyera dhe dëshira që s’t’i nxë goja t’i thuash brenda mureve të bashkësisë. S’do shumë mend pë ta kuptuar si i shkoi filli këtij edukimi filozofik dhe sentimental: mendimtari i ri u shkishërua dhe u shtrëngua të bëjë një jetë vetmitare, në zgrip, që gjithsesi do të nxjerrë në dritë vepra, që, për nga thellësia dhe dramaticiteti, i kanë shoqet e rralla. Vepra, që treqind vjet më vonë e trazuan ligsht mendjen e “arianit” Rozenberg, që u bë një ndër themeluesit e partisë naziste dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Hitlerit: vërtet Baruk Spinoza, ky njeri që i përket një race që s’duhet të bëjë hije mbi dhé, arriti të shtjellojë një mendim filozofik kaq të kthjellët dhe gjenial? Apo ndoshta sekreti i gjenialitetit të tij nuk qëndron te mendja, por gjetiu? Mos ndoshta në bibliotekën e vogël vetjake, në të cilën lufta i jep mundësi të rrëmojë? Pasi hulumtoi fantazmat e mendjes së Niçes dhe Shopenhauerit, Yalom-i hedh dritë mbi jetën misterioze e plot kundërshti të Baruk Spinozës në Amsterdamin e shekullit XVII dhe ankthbrerjen për veprat e tij në Gjermaninë antisemite të shekullit të shkuar. Irvin D. Yalom jep psikiatri në Universitetin e Stenfordit dhe jeton në Palo Alto, Kaliforni, ku punon si psikiatër. Ka shkruar vepra të shumta dhe bestseller ndërkombëtarë, si Kura e Shopenhauerit dhe Kur qau Niçja.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Xhulius Hertzfeldi, një psikoterapist i njohur, zbulon se i ka mbetur pak a shumë një vit jetë. Ai vendos që ta shfrytëzojë kohën e mbetur në mënyrën më të mirë, duke bërë atë që ai dëshiron më tepër: punën si terapist. Filip Sleiti është ish-pacient i Xhuliusit. Ai është mbështetës i Shopenhauerit dhe aspiron të bëhet këshillues filozofik. Çuditërisht, ata kanë nevojë për njëri-tjetrin. Xhuliusi ka nevojë për Filipin si një objektiv për aftësitë e tij "të maturuara" terapeutike, pacienti që ai nuk ishte në gjendje ta ndihmonte. Filipit i duhet Xhuliusi për miratimin e hapave të tij si këshillues filozofik. Dhe Filipi i bashkohet terapisë në grup të Xhuliusit, por, gjithsesi, ngulmon se gjithçka për të cilën kanë nevojë anëtarët e grupit është filozofia e Shopenhauerit, tejet pesimiste dhe idhnake. Pra, nëpërmjet Filipit dhe Xhuliusit, romani ngre një ballafaqim të pamundur, por të besueshëm: ballafaqimin e Shopenhauerit (Filipi), që vjen në terapi grupi, me Jalomin (Xhuliusi). “Kura e Shopenhauerit”, është një libër unik, i shkruar mirë, që gërsheton filozofinë dhe trillin në një mënyrë mahnitëse. Është nga ata libra që të ndryshojnë mënyrën e të menduarit.
Çmimi: 900 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania