titleToAlt
Në vitin 2014, themeluesja dhe CEO e "Theranos"-it, Elizabeth Holmes-i, konsiderohej gjerësisht si Steve Jobs-i i radhës: ishte gjeniu që braktisi studimet në Universitetin e Stanfordit dhe kompania e saj e re, ose "njëbrirëshi", premtonte të revolucionarizonte industrinë e mjekësisë përmes pajisjes së saj inovative, e cila arrinte të kryente të gjithë gamën e analizave laboratorike vetëm me një pikë gjaku. Të mbështetur nga investitorë, të tillë si Larry Ellison dhe Tim Draper, në një raund për mbledhjen e fondeve, "Theranos"-i shiti aksione që e bënë kompaninë të vlerësohej me më shumë se 9 miliardë dollarë, duke e vendosur vlerën e Holmes-it përafërsisht në 4,5 miliardë dollarë. Por kishte një problem: teknologjia në pajisjen e re nuk po funksiononte. Rezultatet e gabuara i vinin pacientët në rrezik, shkaktonin diagnostikime të pasakta dhe trajtime të panevojshme. Gjatë gjithë kohës, Holmes-i dhe partneri i saj, Sunny Balwani, punuan fort që të heshtnin këdo që shprehte dyshime - nga gazetarët e deri te punonjësit e tyre. I raportuar me rreptësi dhe i shkruar pa frikë, "Gjak i keq” është historia mbërthyese e mashtrimit më të madh të korporative që nga "Enron"-i. Është një rrëfim i ambicies dhe i arrogancës që kanë zënë vend mes premtimeve guximshme të Silicon Valley.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Po sikur mënyra jonë e të jetuarit të jetë e projektuar që të na bëjë të ndihemi të trishtuar? Gjithashtu, po sikur të gjendej një mënyrë për të shpëtuar prej saj? "Merre "Shënime mbi një planet nervoz" dy herë në ditë, me ose pa bukë. Përmban mençuri, mendjemprehtësi, dashuri dhe zgjuarsi." STEPHEN FRY "Është abetarja që të mëson si të jetosh në kohët moderne. Ky libër do të gjejë admirues në të gjithë botën." | NIGELLA LAWSON I "I ngrohtë dhe plot mençuri. Nëse mendon se bota moderne të streson, ky është libri perfekt për ty." CLAUDIA HAMMOND "Librat që shkruan Matt Haig bëhen si miqtë e ngushtë, të cilët do t'i mbash gjithnjë afër/' JORDAN STEPHENS "Një libër i ngrohtë, bujar dhe i thellë, i cili flet për komplikimet e njerëzimit modern. Haig është një nga shkrimtarëtL më të rëndësishëm të kohës sonë." DOLLY ALDERTON "Mos ndoshta kjo bota moderne ndikon në mendjet tona? Haig ndan me lexuesit e tij përgjigje të cilat dalin ' nga këndvështrime të ndryshme. Eshtë vërtet një libër magjepsës." JO BRAND
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në librin "Kampi i spiunazhit" - i cili është vazhdimi i librit "Shkolla e spiunazhit", kandidat për çmimin "Edgar Alan Poe" - përgatitja e Ben Riplejit për t'u bërë agjent sekret vazhdon edhe gjatë verës,e bashkë me të, edhe rreziqet. Ben Ripleji është nxënës i ciklit të mesëm, por shkolla e tij nuk është aspak "mesatare". Këtë semester ai është ushtruar per të qenë një agjent i nivelit të lartë, duke kaluar përmes shumë peripecive e rreziqeve, Tani që, më në fund, po mbërrijnë pushimet verore, Beni mezi po pret të argëtohet e të pushojë. Por kjo nuk ka si të ndodhë në kampin e spiunazhit në mes të pyllit, në natyrën e egër, gjatë stërvitjes për mbijetesë, ku MERIMANGA - një organizatë spiunzhi armike -ka infiltruar disa Spiunë. A do të mundet Beni t'i mposhtë përpara se ata të arrijnë ta heqin qafe?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ben Ripleji, 12 vjeç Të mbijetojë në "shkollën e shkencave", e cila në fakt është një akademi ku CIA përgatit agjentët sekretë të së ardhmes. Dhe të zërë një të dashur. 1. Të zbulojë agjentin e dyfishtë tinëzar që është infiltruar në shkollë. 2. Të shpëtojë i gjallë. 3. T'u vërtetojë të gjithëve se ka kellqe të bëhet agjent sekret, të tregohet pehlivan e t'u shpëtojë rreziqeve që i kanosen dhe të mos duket më i mefshtë e i leshtë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ferni Koten e ka kuptuar se sa e rëndësishme ështe lumturia dhe përse duhet ta kërkojmë atë në çdo ditë. E vendosur për të thyer tabutë mbi shëndetin mendor, këtu për kerë të parë ajo hapet dhe tregon me sinqeritet të plotë betejën e saj kundër depresionit dhe gjërat e vogla në jetë që kanë aftësinë për ta mbajtur atë brenda kufijve, në mënyrë që të kemi lirinë për tu oriontuar drejt lumturisë. Në këtë libër Ferni përfshin këshilla ekspertësh nga Mind, si dhe jep ide dhe ushtrime praktike, në mënyrë që edhe ju të beheni pjesmarrës. Ajo ju fton të merrni lapsin në dorë dhe të udhëtoni bashkë me të
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Autorja shpjegon ne kete liber thelbin e okultizmit dhe disa qasje te saj ne fusha te ndryshme te shkences, sipas ligjit themelor te krijimit, 'as above so below', ose 'c'ka lart ka edhe poshte', 'si eshte lart eshte edhe poshte', ne kuptimin qe elementet kimike, ligjet fizike jane njelloj, si lart ne qiell, ne makrokozmos, edhe poshte, ne toke, madje sic jane ligjet ne univers ashtu jane edhe ne qelizen me te imet. Dijet e saj jane okulte, te pashpjegueshme. Okultizmi qendron nje hap para shkences, filozofise dhe fese ne disa ceshtje te caktuara, te pashpjegueshme prej tyre por te zgjidhura ne shoqeri te tjera; thelbi i okultizmit ka te beje me dije te ardhura nga jeta ciklike ose nga nivelet e tjera nepermjet intuites dhe anes se majte te trurit, nga dhuntite e vecanta qe ka nje shpirt i caktuar mbi Toke. Blavatsky ne kete liber, sigurisht qe flet per te tre nivelet e poshtme te mendimit qe permenden me lart. Ajo e perkufizon edhe Jezus Krishtin si nje initacionant te okultizmit, te dijeve te humbura nga jetet e tjera me te zhvilluara ciklike dhe parabolat e tij nuk jane vecse nje gjuhe simbolike per te ngjashmit e vet, per tu maskuar nga masat injorante.
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania