titleToAlt
Ne rrisim dragonj. Dhe, sa për ta ditur, ata janë një bela shumë më e madhe se kastravecët! Ndotin në trahananë e babit? PO. Të ndjekin macen? PO. I vënë zjarrin furçës së dhëmbëve? PO. Po ju them edhe diçka tjetër. Sytë e tyre si diamant shkëlqejnë kur të shohin. Fryma e tyre e ngrohtë të gudulis veshin. Dhe duhet ta mbani të fshehtë, sepse kush nuk do të donte një dragua?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Njihuni me Deni Dingëll,ndryshe fytyrëeksperimentali (Ha-ha)- spiuni supersekret dhe ndihmësi i ardhshëm i të madhërishmit superhero,Surrathekuri. Deni dhe Persi e dinë që duhet të kalojnë të gjitha vështirësitë për të mundur armikun djallëzor të Denit, Garet Trampshau, i cili është një gjeni i lig me një baba po ashtu gjeni të lig.(Ata janë gjithashtu hileqarë të mëdhenj!) A mundet që pija cola superbulëzuese e babait të Denit t’i ndihmojë ata? Apo do të jetë Superqeni, që do t’u vijë sërish në ndihmë?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Lajlës nuk i besohet se sa me fat është që ndodhet në Shkollën e Njëhrireshave! Ajo e do shunë njëbrirëshin e saj energjik, kërcimtarin, edhe pse ka frikë të kërcejë ose të vrapojë me të si të gjitha shoqet. Kur pemët rrethi Liqenit Shumëngjyrësh fillojnë të vyshken, Lajlës i duhet të marrë guximin për t'u nisur me kërcimtarin në një aventurë te rrezikshme për të gjetur zgjidhjen!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Izabelës i pëlqen të vrapojë përqark shkollës me njëbrirëshen e saj të mrekullueshme, Renë. Asaj nuk i pritet që ajo të zbulojë fuqinë e vet magjike! Dikush i ka bërë një magji të keqe Liqenit Shumëngjyrësh. Izabela dhe Reja duhet të mësojnë që të kenë besim te njëra-tjetra, teksa nisen në një aventurë të rrezikshme që të shpëtojnë shkollën...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Sofia është shumë e lumtur që hyri në Shkollën e Njëbrirëshave. Ajo beson se Ylberi, njëbrirëshi i saj i mrekullueshëm, do të bëhet shoku i saj më i ngushtë. Kur Liqeni Shumëngjyrësh merr nuanca të cuditshme dhe magjia e njëbrirëshave fillon të shkojë keq, Sofia me Ylberin e dinë se si ta ndreqin. Por duhet të tregohen të guximshëm dhe ti hyjnë një aventure të rrezikshme në pyll...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Eva me Yllkën e duan shumë kopshtin e tyre të mrekullueshëm në Shkollën e Njëbrirëshave, sepse atje rritin bimët e tyre magjike. Kur zhduken luleshtrydhet, pa të cilat njëbrirëshat nuk rrojnë dot, Eva me Ylkën janë të vetmet që mund ta zgjidhin problemin. Ato duhet të gjejnë më shumë nga këto luleshtrydhe të veçanta, që magjia e njëbrirëshave të mos humbasë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Skarletës dhe Flakërimës u pëlqen shumë Shkolla e Njëbrirëshave. Ajo është vendi më i përsosur për t'u dëfryer dhe për të qenë edhe pak çamarrokë! Liqeni Shumëngjyrësh fillon të ngrijë dhe rrezikohet të mbyllet shkolla! Por Skarleta dhe Flakërima s'e durojnë dot ndarjen, prandaj vendosin zbulojnë shkakun e ngrirjes së liqenit e të ndreqin gjithçka.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Unë jam Roul Xhefersoni dhe ky është libri im. Tani kam edhe unë ditar si shoku im Gregu. E titullova librin “Ditari i një shoku fantastik” sepse këto janë fjalët që më thotë gjithnjë babi: Roul, ti je një shok fantastik. Edhe pse ky libër është për mua do të gjeni shumë Greg në të, sepse ai është shoku im më i ngushtë. Ndonjëherë prindërit më thonë ca gjëra që më bëjnë të mendoj se ata nuk kanë të njëjtin mendim si unë për Gregun, si përshembull: Neve nuk na pëlqen Gregu. Nejse, shpresoj që libri im t’ju pëlqejë, ngaqë kam punuar shumë për të dhe uroj që t’i pëlqejë edhe Gregut.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Trysnia mbi Greg Heflin sa vjen e shtohet. Mami i tij mendon se videolojërat po ia bëjnë trurin dhallë, prandaj do që i biri ta lërë tastieren dhe t'i hyjë zbulimit "të anës krijuese" të vetes. Dhe, si të mos mjaftonte kjo frikë, po vjen Hallouini dhe frikërat e presin Gregun nW çdo cep. Kur zbulon një qese me çamçakëzë si krimba, i shkrep në kokë një ide. Po sikur Gregu t'i bëjë një surprizë mamit duke xhiruar një film... dhe ndërkohë ai film ta bëjë të pasur dhe të famshëm? Apo këmbëngulja ndaj këtij plani thjesht sa do t'ia dyfishojë telashet? "Ditari i Gregut" vlerësohet nga USA Today, Publishers Weekly dhe New York Times si libri bestseller Nr. 1.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kanti është filozofi gjerman më i njohur dhe më pak i lexuar. Sigurisht, kjo nuk varet nga cektësia apo kufizimi intelektual i kujdo që i afrohet me guxim veprave të mendimtarit të Konigsbergut, por më tepër nga natyra e ndërlikuar dhe nga madhështia e sistemit filozofik të zhvilluar prej tij. Nuk është e lehtë ta lexosh Kantin. Librat janë vërtet të ndërlikuar dhe kanë çuar në dëshpërim jo pak lexues të interesuar. Ai që dëshiron apo ai që duhet të lexojë veprën kryesore të Kantit, pra "Kritikën e arsyes së kulluar", te ky libër do të gjejë një udhërrëfyes të denjë për studimin e këtij teksti magjepës, por që nuk kuptohet aq lehtë. Libri paraqet një grishje, nga ana e një lexuesi të specializuar, për t'u nisur bashkë me të në një udhë jo shumë të lehtë dhe për t'u familjarizuar dora-dorës me fjalorin tipik të Kantit, e për të aritur më në fund ta lexojmë drejtpërdrejt veprën e tij të madhe, në mënyrë të këndshme e të dobishme. Sigurisht, nuk duhet të na vijë turp se jemi "fillestarë" në fushën filozofike, përkundrazi, kush e pranon se është fillestar, është tashmë një hap më përpara në rrugën që çon në kapërcimin e kësaj gjendjeje. Ky libër na jep mundësinë për t'ia dalë mbanë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një përrallë e mrekullueshme për një qenush dhe udhëtimin e tij nëpër oborr dhe miqtë e shumtë që takon. Ilustrimet të bëra nga Elda Pineti.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Dikur jeta ka qenë më e bukur, apo jo? Kjo është pyetja që ngre Gregu, teksa qyteti i tij stakon pajisjet elektronike vullnetarisht. Por jeta moderne ka komoditetet e veta dhe Gregu s’është prerë për një botë të stilit të vjetër. Me tencionin që ngrihet brenda dhe jashtë shtëpisë së Gregut, a do ta gjejë dot Gregu një mënyrë për të mbijetuar? Apo jeta sipas stilit të vjetër, për një fëmijë si Gregu, është tepër e vështirë?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një udhëtim me familjen mendohet si një ngjarje shumë dëfryese... me përjashtim të rastit kur je me Heflët. Udhëtimi nis plot premtime, pastaj papritmas merr ca kthesa të gabuara. Banjat e stacioneve të benzines, pulëbardhat e lajthitura dhe një derrkuc i arratisur -nuk janë ideja e Gregut për t'ia kaluar bukur. Por edhe udhëtimi më i keq mund të kthehet në një aventurë -dhe pikërisht këtë Heflët s'kanë për ta harruar Lehtë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Dashuria është tema që i përputhet më së miri stilit aforistik dhe psikologjik të de Botton; në këtë roman, de Botton shpalos aftësinë e tij për të "përkthyer" në letersi shpresat, metodat dhe pasiguritë tona." "Nuk ekziston në këto kohëra asnjë shkrimtar tjetër si de Botton. Vepra e tij e fundit është po aq kthjellët dhe njerëzore sa edhe ato të mëparshmet." - The Chicago Tribune "Një roman qëmtues dhe i përshkuar nga një ndjeshmëri e kthjellët dhe aspak cinike. Mund të jetë fare mirë një kështjellë për familjen. Në qoftë se do të hiqnim emrin e autorit, ky libër do të lexohej me endje nga lexuesit e apasionuar të Milan Kundera dhe Adam Thirlëell. Autori synon të fashisë sadopak vetminë tonë- çka meriton të vlerësohet." The London Standard "Kjo nuk është një histori e rëndomtë dashurie... De Botton, mjeshtër i intriges, i rikthehet fiction-it pas njëzet vitesh dhe një numri librash të natyrave të tjera, me synimin për t'i dhënë përgjigje pyetjes çdo të thotë të jesh i martuar për një farë kohe?" Përgjigjet ndaj kesaj pyetjeje jane here plot humor, e here plot emocione..." Booklist
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Gregu gjendet papritmas mes tensioneve të festave "djem e vajza", përgjegjësive në rritje, madje edhe ndryshimeve të frikshme që vijnë kur rritesh - dhe të gjitha këto pa pasur në krah shokun e ngushtë, Roulin. A mund t'ia dalë Gregu i vetëm? Apo i duhet të përballet me "te vërtetën e hidhur"? "Ditari i Gregur" vlerësohet nga USA Today, Publishers Weekty dhe New York Times si libri bestseller Nr. 1.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Greg Hefli i ka punët pisk. Është dëmtuar muri i shkollës dhe Gregu është i dyshuari kryësor. Por çmenuria është se ai është i pafajshëm. Ose pak a shumë. Autoritetet po i afrohen gjetjes së fajtorit, por kur vendin e godet një stuhi e papritur, familja Hefli ngecet brenda në shtëpi. Gregu e di se, kur të shkrijë bora ai do të bërballet e muzikën, por a ka dënim më të keq sesa të ngecesh brenda me familjen në ditët e pushimit?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ndërsa Gregu nis vitin e ri shkollor, dëshiron dëshiron me gjithë shpirt që ti harrojë sa më shpejt tre muajt e fundit sidomos një ngjarje. Por për fat të keq vëllai i tij i madh Rodriku, e di mirë të fshehtën e Gregut. Pastaj ka edhe një mënyrë për t’i nxjerë sekretet sidomos kur plekset një ditar në këtë mes.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Të jesh fëmijë ta sjell në maj të hundës. Askush nuk e di këtë më mirë se Greg Hefli, që e gjen veten të ngecur në shkollën 9- vjeçare, ku ngordhalaqi i vogël ndan korridoret me fëmijë më të gjatë, më të këqinj, që madje edhe rruhen.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Një kritikë kuptimplotë e Frojdit dhe frojdizimit nga një dashamirës. Gjithçka bëhet më goditëse sepse është shkruar këndshëm dhe thjesht”
Çmimi: 600 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania