titleToAlt
Lexuesi ynë ka pasur rastin të njihet për herë të parë me autorin Fatos Mullisi nëpërmjet librit të tij me tregime humoristike “Një tregim për të qarë”. Ai ka pasur edhe botime të tjera, dhe me mënyrën e tij të humorit ka vazhduar me romanet satirike “Tango mushkonjash” dhe “Jetë qeni”. Në çdo rresht të librave të tij ndjehet stili i autorit dhe ai gjen ato hollësira të jetës së përditshme të cilat e karakterizojnë dhe dallojnë veprën me humorin e veçantë të tij. Këtë radhë lexuesi i apasionuar pas humorit do të ketë rastin të lexojë librin me tregime humoristike “Trashëgimtarët e Stambollit”. Në çdo tregim Mullisi përshkruan një realitet që shumë prej nesh në një farë mënyre ose tjetër e jetojmë, por ajo që padyshim e bën tërheqës librin është mënyra e të rrëfyerit ku humori është i pranishëm kudo. Në përfundim të këtij libri, jam i bindur se lexuesit do t'i mbetet në kujtesë një e qeshur herë gazmore dhe herë e trishtë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky libër, nga të paktët me titull të dyfishtë Matematikanët Qeshin dhe Matematika Qesh, mëton të tregojë që jo vetëm matematikanët qeshin (si të gjithë njerëzit, dhe, mbase, edhe ndryshe nga të gjithë), por edhe vetë matematika qesh, bën shakara, ju zbavit me objektet, konceptet dhe metodat e saj, ju argëton. Libri përmbledh "matematikë" dhe "letërsi". Të dyja fjalët janë vendosur brenda thonjëzave sepse libri është shumë modest për t'i merituar plotësisht ato. Në të ka matematikë: probleme, pyetje dhe zgjidhje (rrallë ndonjë ushtrim), që kërkojnë njohuri matematike fare të thjeshta. Shumë prej tyre përmblidhen në kreun e parë ("Probleme popullore dhe probleme të vjetra matematike"). Është interesante të shikoni që në kulturën popullore ka patur vend edhe për matematikë (të niveleve të ndryshme). Ca matematikë ka edhe në kreun e dhjetë ("Zbavitje, Kuriozitete,…"), ku ka edhe plot gjëra të tjera. Në dy krerët pasues ("Paradokse", "Sofizma") ka pak më shumë matematikë. Këto janë të preferuara sepse me to në shekuj matematikanët dhe amatorët e matematikës kanë bërë shaka e janë zbavitur, janë munduar e janë sfilitur për vete e për të tjerët, por kanë zbuluar e trajtuar edhe shumë gjëra me vlerë. Me hollësi janë trajtuar paradokset e lidhura me pafundësinë e numrave, që janë më pak të rrahura në libra shqip. Tre krerët pasues kanë mjaft anekdota e historirëza, që lidhen me persona historikë, kryesisht matematikanë ose me profile të caktuara matematikanësh. Këto i gjeni të ndara në "të jashtme", "të vendit", "impersonale". Kreu i shtatë përshkruan dy shaka matematike, të quajtura më të mëdhatë e shekullit XX. Shpresoj se ka mjaft informacion të panjohur për shumë. Kreu i tetë përmban modele të vërteta të krijimtarisë matematiko-letrare. Vendi i nderit i takon pa dyshim prozës së shkurtër :Teorema e Bolcanos …" të prof. A. Mingës, që botohet për herë të parë. Në kreun e nëntë janë përmbledhur shumë thënie serioze (dhe jo aq) për matematikën (dhe jo vetëm). Kreu i dhjetë ka të dhëna të shkurtra biografike për shkencëtarët më të shquar, që përmenden në libër. Në shumë vende të librit jepen adresa Interneti në të cilat gjendet material plotësues interesant për çështjet e trajtuara (mund të quhet "i lidhur me Internetin").. Libri i drejtohet një rrethi të gjerë lexuesish. Në rradhë të parë këtu përfshihen pa dyshim nxënësit e studentët, mësuesit e matematikës të të gjitha niveleve. Interesant është libri edhe per shumë lexues të tjerë, pavarësisht nga opinioni që kanë për matematikën. Libri (dhe autori pas tij) "përpiqen" të tregojnë që "matematika(nët) qesh(in) jo vetëm me anekdota". Janë lexuesit që do të japin gjykimin për këtë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky libër antikomunist është shkruar me vlera të mëdha artistike dhe intelektuale.Këtë roman që i përket imresionizmit e lexova pa e lëshuar nga dora. Razi Brahimi
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Paraqitet një libër xhepi që besojmë se mund të sherbejë per të mënjanuar së paku disa dhunime haptas të shqipes që i vrasin veshin e mendjen jo vetëm gjuhëtarëve, mësuesve etj., por çdo shqiptari që flet (a shkruan) gjuhën amtare.Fatmirësisht ka dhe autorë librash, shkrimtarë, gazetarë të aftë dhe nuk mungojnë as personalitete të politikes që, gjatë zhvillimit të vrullshem të shqipes keto dhjetevjecarët e fundit, përpiqen të vënë kundër rutinës së ditës dhe pikerisht kjo na jep zemër e shpresë se ky botim mund të ndihmojë konkretisht në ketë drejtim. Sidoqoftë thirrjet patetike e mjetet gjuhësore për të ruajtur gjuhën nuk po mjaftokan për t'i ndalur hovin varfërimit e përdorimit të papërgjegjshem të gjuhes. Duket se tashmë ka ardhur koha edhe për gjuhën shqipe, që të mbrohet me ligj nga Shteti, siç veprohet për monumentet e kulturës (ku hyjnë edhe disa rrepe shekullore etj.).
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Alket Islami is an aerial photographer and the president of the National Aero Club of Albania. He works as a paragliding and paramotor instructor. Strapped into the improbably flimsy contraption known as a paramotor, and armed with a camera, Alket Islami is in his element. Through his passion he has developed a new relationship with his country. "At the beginning I thought, like everyone else, of going away and working somewhere else. Then I became acquainted with paragliding and started introducing the sport in Albania. Flying is a form of virus, an incurable, but somehow pleasant, uplifting sickness. Thanks to this sickness I will use every ounce of strength flying for my country and using my perspective on Albania from above." Alket Islami literally has a unique perspective on Albania: "I think we are in a period of transition. Unfortunately it has lasted a little too long. But I think people are on the right course. One has to be patient. Of course I also see our problems from the ground. Problems like that of environmental protection, the problems with the construction industry and many others. But when I rise high into the air the view from above can comfort me. From above the problems appear smaller and fantastic nature combines with the extraordinary buildings from our past in a wonderful way."
Çmimi: 5000 Lekë
titleToAlt
“Azerbaijan from the air” është një album që përmban 102 foto nga Alket Islami.
Çmimi: 5500 Lekë
titleToAlt
Henri David Thoro pasi lexoi "Fije bari" dhe vizitoi autorin më 1855,ka shkruar:"Uitman siç duket është demokrati me i madh që ka parë bota.Sigurisht në mes të poetëve demokratë nuk ka figurë tjetër si ai”. Shkrimtarë më radikalë ka pasur shume gjithmonë por asnjëri nuk ka predikuar me kaq pasion vlerat demokratike të lirisë, vëllazërimit dhe barazise.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky roman satirik, me titull "Jetë qeni" dallohet për vlerat shoqërore ku goditen fenomene negative të shoqërisë në të cilën sot jetojmë. Nyja e lidhjes së romanit satirik është prania e qenit të shtëpisë, nëpërmjet të cilit përshkruhet pronari i vetë me miqtë e tij, përmes një satire thumbuese. Me urimin për një lexim të këndshëm, shpresojmë që autori t'ia ketë arritur qëllimit, duke iu përgjigjur shijeve të lexuesve tanë të nderuar.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky fjalor ofron: -rreth 40 000 fjalë dhe shprehjet më të përdorshme në gjuhën e folur dhe të shkruar greke. - mbi 60 000 referenca, specifikime të fjalëve në fushat ku ato përdoren një shtojcë e shkurtër gramatikore. - emrat kryesorë gjeografikë. - shkurtimet më të përdorshme.
Çmimi: 2200 Lekë
titleToAlt
JU DOTE GJENI NE KETE FJALOR: • Mbi 18 000 fjalë dhe shprehje. • Fjalor mjaft praktik për përdorimin e përditshëm. • I lehtë në përdorim dhe për shumë fusha. • Gjithëpërfshirës dhe me fjalët më të përdorshme. IN DIESEM WÖRTERBUCH WERDEN SIE FINDEN: • Über 18 000 Wörter und Wendungen. • Ein handliches und sehr praktisches Wörterbuch. • Ein leicht benutzbares Wörterbuch für viele Gebiete und Bereiche. • Ein umfangreiches Wörterbuch mit meistgebräuchlichen Wörtern.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Shqiptarët , Grekët ,Serbët, (histori)
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Nëpërmjet këtij libri tregohet historia sipas deshmive dhe dëshmitarëve më të drejtpërdrejtë të ngjarjeve të mëdha, por edhe të disa aspekteve të jetës së përditshme të popujve të lashtë, që nga Europa deri në Lindjen e Largët.Këtu janë lënë të flasin dokumentet që i kemi trashëguar nga ata popuj të lashtë, në format më të ndryshme si: mbishkrime mbi monumente, të skalitura me alfabete të deshifruara me kompetencë të madhe e me durim prej murgjish nga shkencëtarët e studiuesit e gjuhëve të lashta të zhdukura, fletë dhe dokumente që i kanë shpëtuar dëmtimeve të pariparueshme të kohës, në libra kronikash e historish nga historianë e shkrimtarë që i kanë jetuar vetë ngjarjet ose kanë qenë më afër në kohët kur janë zhvilluar. Ky libër është një ndihmesë që do t'i shërbejë mësuesve e pedagogëve të historisë, studentëve të historisë dhe të shkencave politike si literaturë plotësuese, politikanëve e çdo lexuesi që kërkon ta vërtetojë më tej se jeta e qytetërimi i ka rrënjët shumë më të vjetra nga sa mund të besohet ndonjëherë.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Ky album me 120 postera të ilustruar njëfaqësh me jetëshkrimet e fizikanëve më të shquar evropianë te të gjltha kohërave synon rritjen e interesit për fizikën tek shkollarët e rinj. Përshkrimet e përmbledhura të arritjeve më të rëndësishme shkencore të fizikanëve, emrat e të cilëve përmenden në libra, të shkruara me gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme dhe terheqëse dhe të pasuruara me ilustrimetë këndshme e hollësi interesante nga jeta, e bëjnë çdo poster të albumit një burim intensiv informacioni të përzgjedhur që të dhuron kënaqësi e të frymëzon. Forma e përzgjedhur e paraqitjes dhe e organizimit të çdo posteri ka patur parasysh lehtësimin e përdorimit të tyre në procesin mësimor apo në veprimtari të tjera jashtëmësimore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ju do të gjeni në këtë fjalor;Mbi 30 000 fjalë dhe shprehje;Fjalor mjaft praktik për përdorimin e përditshëm;I lehtë në përdorim dhe për shumë fusha;Gjithëpërfshirës dhe me fjalët më të përdorshme. In diesem Worterbuch werden Sie finden:Uber 30 000 Worter und Wendungen;Ein handliches und sehr praktisches Worterbuch;Ein leicht benutzbares Worterbuch fur viele Gebiete und Bereiche;Ein umfangreiches Worterbuch mit meistgebrauchlichen Wortern.
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania