titleToAlt
“Një ndër shkrimtaret më të mëdhaja humaniste të Europës.” The Economist Një ndër veprat më të njohura të Olga Tokarczuk, një ndër shkrimtaret më të rëndësishme të panoramës së sotme letrare botërore: fituese e çmimit Nobel për Letërsinë dhe Çmimit International Man Booker Prize. 2018. Është historia e Janina Dushejkos, një inxhiniere në pension e vendosur në një fshat të largët malor ku ajo jep mësim në një shkollë të vogël, dhe po ashtu kujdeset për "shtëpitë verore". pronarët e të cilave e kalonin dimrin në qytet. Pasioni i saj janë astrologjia dhe poezia e poetit të madh mistik anglez të shek. XVIII-të, Ëilliam Blake. Jeta e saj, sidoqoftë, rrjedh e qetë, deri kur në fshat ndodhin një sërë vdekjesh misterioze. Fillimisht, policia mendon se bëhet fjalë për një rregullim hesapesh mes njerëzish të përfshirë në krim. Gati të gjithë viktimat janë pjesë e elitës lokale, të cilët po ashtu i lidhte pasioni për gjuetinë. Por Janina mendon se vrasja e tyre në të vërtetë, është një lloj ndëshkimi i merituar, aq më tepër kur gjurmët e gjetura në vendin e krimit të bëjnë të mendosh se vrasjet mund t'i kenë kryer. kafshët! Por kur Dushejko e parashtron këtë teori të saj, në fillim atë e marrin thjesht si një plakë të rrjedhur. por më pas ajo kthehet vetë në një ndër të dyshuarit kryesorë. Një roman i bukur, një thriller ekologjist e metafizik, i ndërtuar rreth një enigmë, në një stil që të kujton atë të veprave më të mira të Agatha Christie, duke na konfirmuar njëkohësisht se një thriller mund të shërbejë fare mirë si një instrument i fuqishëm i kritikës sociale.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
"Një prej romaneve më të bukur të të gjitha kohërave; i madhi Joseph Conrad na sjell një rrëfim lirik për historinë e një shëlbimi. Cili është çmimi që na duhet të paguajmë për të pasur një shans të dyte?”-Virginia Woolf “Lordi Xhim” tregon historinë e një djaloshi romantik anglez, të rritur me ëndrra trimërie e heroizmi, që një çast i vetëm frike e pasigurie që ai tregon kur shërben si oficer në një anije tregtare që rreh detrat e Lindjes, befas e përfshin në një skandal dhe e mbulon me turp. Jeta e tij duket përfundimisht e rrënuar, kur njohja e miqësia me një burrë më të moshuar, të quajtur Marlou, i jep një mundësi të re për ta ngritur gjithçka nga e para. Xhimi vendoset në Patusan, një ishull i largët e ekzotik në detrat e Malajzisë, ku shpejt kthehet në një figurë mjaft të respektuar nga vendasit. Derisa vjen një ditë dhe sërish kuraja e tij vihet në provë. "Lordi Xhim” është një libër për kurajën e frikën, për vetënjohjen dhe personalitetin njerëzor. Konsiderohet si një prej romaneve më të thellë psikologjik të shkruar në gjuhën angleze.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Xhek Mekevoj është gazetar i kronikës së zezë në një gazetë lokale të qytetit të Denverit: profesioni i tij janë vdekjet e dhunshme. Kështu që kur Shoni, vëllai i tij binjak, detektiv në sektorin e vrasjeve në policinë lokale, gjendet i vrarë dhe mendohet se ka vrarë veten, ai gjykon se mënyra më e mirë për t'u përballur me këtë tragjedi, do të ishte të bënte atë që dinte të bënte më mirë: të shkruante për të. Por kur i futet punës të kërkojë të kuptojë arsyet që mund ta kishin shtyrë të vëllanë të vetëvritej, gjithnjë e më tepër bindet se jo vetëm që i vëllai s'e kishte vrarë veten, por se ai ishte viktimë e një vrasësi serial, i cili me sa duket kishte vrarë po ashtu një numër policësh të tjerë nëpër Amerikë. E vetmja gjurmë që vrasësi kishte lënë pas ishin disa vargje enigmatike nga Edgar Allan Poe. Dhe kështu Xheku nis të kërkojë të vërtetën e një historie që rezulton mjaft më e komplikuar nga ç'e kishte përfytyruar, nga e cila ai do mund të shkruante atë që padyshim kishte për të qenë vepra e jetës së tij, por sigurisht nëse ndërkohë s'do kthehej vetë në një viktimë. “Një roman që është e pamundur ta lëshosh nga dora... një kryevepër e vërtetë nga pena e një prej mjeshtërve të zhanrit të thriller-it.” - New York Times ‘Libri me të cilin Connelly u bë i njohur në mbarë botën, si mjeshtri i padiskutueshëm i letërsisë policore.” - François Busnel, Lire
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ichak Adizes, konsiderohet një ndër ekspertët më të rëndësishëm në botë në fushën e menaxhimit të sipërmarrjeve dhe të korporatave, duke qenë njëkohësisht një autor librat e të cilit janë përkthyer në më se 31 gjuhë. Libri i tij "Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave", konsiderohet nga Library Journal si një ndër dhjetë librat më të mirë në fushën e biznesit. Një lektor i famshëm, Ichak Adizes ka dhënë mësim në 52 vende, në universitete të tilla me emër, si Columbia University, UCLA, Stanford, Universiteti i TelAviv etj. Ai është njëkohësisht themeluesi i Adizes Institute, në Los Anxhelos. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Ichak Adizes ka shërbyer si këshilltar për shumë qeveri dhe kryeministra në mbarë botën. Për arritjet e tij në fushën e metodologjisë së drejtimit të korporatave, ai është shpallur një ndër 30 mendimtarët më të rëndësishëm të SHBA-ës. Ichak Adizes jeton dhe punon në Santa Barbara, Kaliforni, SHBA. “Libri i Adizes "Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave" është libri më i plotë që ekziston në këtë tushë. Gjithë qasja e tij është mjeshtërore, teksa e sheh zhvillimin organizativ si një organizëm të gjallë që i korrespondon cikleve të jetës dhe të biologjisë planetare. Vepra e tij përbën një kontribut tejet të rëndësishëm në fushën e menaxhimit të ekonomisë.” -Rama J. Vernon (President, Center of International Dialogue Academy of Conflict Resolution and Peace Studies) “Si zakonisht, lchak Adizes përsëri godet në shenjë. Lexoni këtë libër dhe me siguri që keni për të evituar shumë gabime në punën tuaj.” -Ricardo Salinas (Drejtor i Përgjithshëm i Azeko Tv dhe Elektra, Meksikë)
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një libër mjaft aktual për çastin që po kalon sot bota. Niall Ferguson na tregon se si në të vërtetë historia e finances qëndron në sfond të gjithë historisë së njerëzimit. Që nga Babilonia e lashtë, te dinastia e bankierëve që hodhi themelet e Rilindjes Italiane, tek flluska e tregut të obligacioneve që shkaktoi Revolucionin Francez, ky libër na rrëfen historinë e zhvillimit financiar të botës siç s'është treguar kurrë ndonjëherë më parë. Në këtë kohë kur bota është e kapur nga një prej krizave më të mëdha financiare që pas Krizës së Madhe të viteve 30 të shekullit të shkuar, ky libër vjen në kohë për të na ndihmuar të kuptojmë rolin që ka pasur dhe vazhdon të ketë paraja në historinë e njerëzimit. Si dhe për të na kujtuar një nga mësimet e rëndësishme të historisë, që çdo flluskë financiare pashmangshmërisht vjen një ditë që do të plasë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një galeri e pasur personazhesh të paharrueshëm: njerëz që duket sikur i janë dorëzuar banalitetit të një jete monotone, por që në të vërtetë fshehin përbrenda dëshirën e zjarrtë për t'u kuturisur në kërkim të të panjohurës, të diçkaje ndryshe. Pas vellos banale të jetës së tyre të përditshme, autorja sheh atë çka trondit e shqetëson rendin e gjërave, kthen befas përmbys gjithçka në ekzistencën e tyre, duke i bërë kuptojnë se s'janë më të sigurt për atë që ndodh përreth. Secila prej historive të përmbledhura në këtë liber shpalos talentin e madh të një prej shkrimtareve më origjinale të mijëvjeçarit të ri.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
"Tri rrugë për te liqeni" - libri i fundit që Ingeborg Bachmann botoi në të gjallë. Protagonistët kryesorë të pesë novelave të përfshira në këtë vëllim janë të gjitha gra, që po përjetojnë një moment krize ekzistenciale në jetën e tyre. Tema qendrore e të pesë novelave është ajo e identitetit, e kujtesës si dhe e fuqisë që ka gjuha për të ndryshuar përvojën e grave në një kohë kur vetë shoqëria austriake po përjetonte ndryshime të mëdha kulturore, në penën e një prej poeteve më të mëdha të shekullit të XX, që pati një ndikim të madh në letërsinë në gjuhën gjermane, si dhe në lëvizjen feministe. "Shkrimtarja më inteligjente dhe më e rëndësishme që ky vend ka nxjerrë gjatë këtij shekulli." - Thomas Bemhard
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Flitet shumë për shqiptarët e Turqisë, por në të vërtetë për historinë e atyre dhjetra mijëra syresh që emigruan në Anadoll mes viteve 1912 dhe 1923, dimë fare pak: Ç'ndodhi me ta pasi u vendosën në Anadoll? Pse autoritetet turke i shihnin me aq dyshim, duke mos i lejuar të vendoseshin në qytetet kryesore apo në zonat e konsideruara sensitive? Cila ishte qëndresa e tyre ndaj politikës së shpallur për të shkulur me rrënjë gjuhën dhe zakonet e tyre, që të ktheheshin në qytetarë besnikë turq? Bazuar kryesisht në hulumtimet e kryera në arkivat turke, studiuesi amerikan Ryan Gingeras na sjell një vepër mjaft të rëndësishme për këtë pjesë thuajse të panjohur të historisë. "Narrativa nacionaliste e historisë së Shqipërisë shmang enkas një nënndarje të rëndësishme të popullsisë: ata që thjesht hoqën dorë krejtësisht prej nacionalizmit shqiptar. Ky segment i kombit "imagjinar" shqiptar përfaqësohej në mënyrë të veçantë nga një numër i madh individësh që emigruan jashtë viseve shqipfolëse të Ballkanit jugor dhe shkuan e u vendosën gjetiu." "Ndonëse në dukje nuk përbënin të njëjtin nivel kërcënimi vdekjeprurës për sigurinë e shtetit si grekët dhe armenët, që në nenin e parë të talimname të vitit 1917 nënvizohej mosbesimi i përgjithshëm që ekzistonte ndaj shqiptarëve mbas krijimit të një shteti të pavarur shqiptar."
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Për herë të parë vjen në shqip një përmbledhje me novela nga Ëilliam Somerset Maugham, i konsideruar një prëj mjeshtrave të prozës së shkurtër. Në të përfshihen disa prej novelave të tij më të mirënjohura, duke nisur që prej së famshmes "Shiu", deri te krijime të tjera po aq të njohura, si "Gruaja e kolonelit", "Tradhtari", "Fara e huaj", "Anija e zemërimit". "Sakrestani", etj. Një dekor që zhvendoset nga Londra apo Zvicra e periudhës së mes dv luftrave, në vende të tilla ekzotike, si ato të Azisë Një dekor që zhvendoset nga Londra apo Zvicra e periudhës së mes dv luftrave, në vende të tilla ekzotike, si ato të Azisë, Juglindore apo ishujt e largët të detrave të jugut, por, ajo që është më e rëndësishmja, një galeri personazhesh të paharrueshëm që të mbeten tëngulitur në mendje përjetë, nga pena e një prej njohësve më të mirë të kompleksitetit të natyrës njerëzore.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Nëse rastis të gjesh një dragua të vogël të praruar ,me putra të gjelbra, çfarë thua se mund të bësh me të? E pra, trolli Mumin kujtonte se e dinte, por ja që kuptoi se gjërat s’ishin aspak ashtu siç e kishte menduar. Tove Jansson ,shkrimtarë finlandez, që shkruan në suedisht, duke qenë e pakicës suedeze që jeton në Finlandë. Në Finlandë ajo konsiderohet ‘monument kombëtar’. Fituese e çmimeve më të mëdha kushtuar letërsisë për fëmijë, Tove Jansson njihet në mbarë botën për librat e saj, sidomos për serinë e Muminëve, e cila konsiderohet sot pjesë e fondit të artë të letërsisë më të mirë botërore për fëmijë. .
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Europa dhe Islami: dy realitete, dy kultura, dy vizione për botën, për njeriun dhe për shoqërinë, nga kontaktet por dhe ndeshja mes së cilave morën formë disa prej tipareve dalluese të historisë së njerezimit. Në këtë libër, studiuesi i famshëm përshkon 14 shekuj të historisë së lidhjeve mes Europës dhe Islamit, për të na sjellë një sintezë mbresëlënëse të raporteve aq komplekse mes tyre.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kjo është historia e nënës sime, princeshës Selma, lindur në një pallat të Stambollit..." Kjo mund të ishte fillimi i një përralle; por është një histori e vërtetë, që nis me 1918 në oborrin e sulltanit të fundit të Perandorisë otomane. Selma është shtatë vjeçe kur sheh të shembet kjo Perandori që i kishte futur dridhmat Europës. E dënuar me mërgim, familja perandorake vendoset në Liban. Selma, që ka humbur njëkohësisht edhe vendin e vet edhe të atin, do të jetë këtej e tutje "princesha me çorape të arnuara". Do të rritet në Bejrut dhe atje do të bjerë në dashuri për herë të parë, me një shef druz; një dashuri që merr fund shpejt. Atëherë Selma pranon të martohet me një raxha indian që s'e ka parë kurrë. Në Indi, do të kalojë nga salltanetet e maharaxhave, te ditët e fundit të Perandorisë britanike dhe te lufta për Pavarësi, të udhëhequr prej Gandit. Por edhe atje, si në Liban, mbetet "e huaja". E papranuar prej një populli që ajo kishte nisur ta donte, ia mbath për në Paris. Atje do të gjejë më në fund dashurinë e vërtetë. Lufta do ta ndajë nga i dashuri, dhe ajo do të vdesë në mjerim, në moshën njëzet e nëntë vjeçe, pasi lind një vajzë: autoren e këtij rrefimi.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Një thriller psikologjik i bërë bestseller Nr. 1 në shumë vende të botes. Në qendër të tij një inspektore policie që kthehet në qytetin e saj të lindjes, për të zgjidhur një seri vrasjesh të mistershme. Kur trupi i një adoleshenteje gjendet në një vend të largët buzë një lumi, krimi duket krejt i ngjashëm me një tjetër vrasje të ndodhur veç pak muaj më pare, duke ngjaliur frikë në bashkësinë e Elizondos. Për ta hetuar caktohet inspektorja Amaia Salazar, që e njeh më mire se kushdo atë vend, sa i bukur aq dhe i izoluar, toka e të cilit dikur qe nginjur me gjakun e derdhur pre] Inkuizicionit, ku pas lustres së modernitetit, vazhdojnë të mbijetojnë besimet pagane. Dhe kështu, teksa numri i vrasjeve shtohet, ndër vendasit nis të përhapet fjala se ato s'janë vepër e dores së një njeriu, por e një krijese të mitologjisë baske të njohur me emrin basajuan, apo Rojtari i Padukshem. Amaia është profesioniste dhe s'pranon që besëtytnitë ta shpërqendrojnë nga detyra, por ndërsa hetimet thellohen, asaj befas nis t'i duket sikur çdo siguri që ka pasur nis e shkërmoqet: ankthe të vjetra që zgjohen, sekrete që ajo shpresonte t'i kishte harruar, tashmë rikthehen, a thua se në një mënyrë të mistershme të kenë lidhje me vrasjet. Për ta zgjidhur këtë rast, Amaias i duhet të përballet me anën e errët të shpirtit të vet, duke vënë në dyshim gjithçka që deri atëherë kishte besuar, teksa ndjek gjurmët e vrasësit nëpër shtigjet e ngatërruara të legjendave të lashta që flasin për ekzistencën e një fuqie atavike të pamposhtur... Tashmë Amaias i duhet të luftojë me demonët brenda vetes së saj për të zbuluar nëse autori i vrasjeve është vërtet një vrasës serial, apo diçka tjetër më e errët...
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
I vogli Mio gjithnjë kishte menduar se qe një fëmijë jetim, të cilin e kishin birësuar teto Edla dhe Xha Siksteni. Kjo gjë e trishtine mjaft. Por ja që një ditë prej ditësh befas ai mori si dhuratë një mollë të artë dhe po ashtu gjeti një shishe të hedhur birre dhe, ke parë ti, sapo e mori atë në dorë pa se brenda saj diçka po lëvizte. Bëhej fjalë për një xhind të mbyllur në atë shishe. Sapo ja hoqi tapën, sakaq u gjend në një vend të largët e magjik, ku ishte mbret babai i tij i vërtetë, që ai e kishte pandehur të vdekur. Por ja që gëzimi i tij qëë takoj babanë nuk zgjati shumë sepse ai mori vesh se do t’i duhej të përmbushtë një mision mjaft të vështirë: të çlironte botën nga e keqja. Sidoqoftë, Mio ishte një djalë trim dhe me kurajo që s’kishte frikë të përballej me Kavaljerin e frikshëm Kato...
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Dy emigrantë shqiptarë gjenden të vrarë në shtëpinë e tyre në Athinë, Për komisarin Kosta Haritos, një veteran i policisë kriminale, ky qe veç një krim si shume të tjerë. Por kur Jana Karajorgji, një gazetare mjaft e njohur, menjëherë pasi akuzon policinë se s'i kishte shkuar kësaj çeshtjeje deri në fund dhe njofton se do të dilte në ekran për të thënë të vërtetën, vritet në mënyrë të tmerrshme, komisari Haritos nis të dyshojë: A mos lajmi misterioz që ajo do të njoftonte kishte lidhje me vrasjen e dy shqiptarëve? Kush vallë kishte dashur t'ia mbyllte asaj gojën? Dhe atëherë Kosta Haritos vendos tl shkojë te vërtetës deri në fund. Skena e ngjarjeve ështe Athina, një qytet pezull mes Lindjes dhe Perëndimit, të sotmes dhe të shkuarës, i ngjashëm e njëkohësisht i ndryshëm nga metropolet e tjera europiane - teater i nje sërë krimesh të përgjakshme, ku ndërthuren emigrantët klandestinë, ish spiunë nga Europa e Lindjes, funksionarë të korruptuar, trafikantë organesh, dhe gazetarë tepër kureshtarë. Ky është libri i parë i serisë së famshme të komisarit Haritos, një personazh ky i bërë tashmë i famshëm në mbarë botën, që e ka bërë Petros Markaris-in një ndër shkrimtarët e sotëm grekë më të përkthyer. Markaris na sjell nje tablo tmerresisht te gjalle te Athmes. Me nje stil sa të zgjuar e joshës aq edhe ironik, ai na tregon historinë emocionuese të një krimi, me personazhe tejet realiste. -Frankfurter Allgemeine Zeitung Një libër i bukur, me karaktere komplekse qe na sjelle personazhin aq intrigues të komisar Haritos . -Washington Post Një roman plot jetë, gërryes, i ashpër, por dhe plot humor, siç është dhe vetë personazhi i tij qendror, komisari Haritos. Një intrigë policore mjaft interesante... I shkruar vërtet mire. -Le monde
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Statutet e Shkodrës, të gjetura pas pothuajse shtatë shekujsh nga hartimi i tyre fillestar, dalin më në fund në dritë në një botim të veçantë kritik, me një sërë studimesh që nxjerrin në pah veçoritë thelbësore dhe pozitën e rëndësishme në kuadrin e zhvillimeve shqiptare dhe adriateske të shekujve XIV - XV. Të përpiluar përpara vitit 1346, kur Shkodra ishte nën sundimin e mbretit të Rashas, Stefan Dushanit, statutet mbetën në fuqi edhe pasi qyteti kaloi nën kontrollin e Venedikut, më 1396. Të kohës venedikase janë shtesat e mëpasme në to, deri më 1469, pothuaj në vigjilje të pushtimit turk (të vitit 1479). Teksti, i pashoq përsa i përket historisë juridike - institucionale të Shqipërisë, paraqet ndër të tjera, një realitet të ndryshëm nga pamja stereotipe e "vendit të shqiponjave" dhe ndihmon për të njohur më mirë, në veçoritë e saj dalluese, botën qytetare të brigjeve ballkanase - shqiptare. Gjithashtu, ai hedh një dritë të re mbi lidhjet e ndërsjellta mes përmbledhjeve legjislative të zonës. Këto faqe, që për fat të mirë na vijnë nga një kod i ruajtur në Venecie, duhen konsideruar me plot gojën, një "monument i Shqipërisë mesjetare", burim me një rëndësi absolute në njohjen e realitetit mesdhetar, në periudhën e fundit të ndërmjetme dhe në fillimet e kohës moderne. Teksti "Statutet e Shkodrës" u gjet në Bibliotekën e Muzeut Corre të Venecias nga studiuesja Lucia Nadin, të cilin e bëri të ditur në një Konferencë Shkencore të zhvilluar në Shqipëri në vitin 1997. Ky libër i përket historisë juridike - institucionale të Shqipërisë dhe paraqet interes studimi për komunitetin shkencor shqiptar e ndërkombëtar, si një burim studimesh e kërkimesh të mëtejshme.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
“Eduardo Mendoza është një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm bashkëkohorë spanjoilë." - The New York Times Book Review. Një komedi e një satirë, të cilën e kanë krahasuar me shkrimet e Xhonathan Suiftit. Një jashtëtokësor zbret në tokë, më konkretisht në qytetin e Barcelonës, dhe pasi merr pamje njerëzore, vihet në kërkim të një shokut të vet që kish zbritur në tokë para tij, me të cilin kish humbur kontaktet. E ndërkohë, e gjen veten të kredhur në një realitet që e ka mjaft të vështirë ta kuptojë.. Një roman për shumë nga paradokset e kundërthëniet e realitetit njerëzor, që krahas veprave të tjera të tij, e ka bërë E.Mendozën një ndër shkrimtarët e rëndësishëm të letërsisë së sotme evropiane.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Tre sprova për matematikën sjell në vëmendjen e lexuesit një problematikë të rëndësishme rreth matematikës.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një vepër që ka ushtruar ndikim të madh në mendimin dhe historiografi në e shekullit të kaluar. Një kontribut për kulturën shqiptare duke i hapur asaj një dritare në një nga zhvillimet e rëndësishme intelektuale të kohës sonë. Një libër që sot përdoret në pothuajse gjithë universitetet e botës.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Si do të ishte bota, nëse roli i Amerikës si superfuqi botërore, do të vijë duke rënë, teksa do të rritej ndikimi i vendeve si Kina apo Rusia? Po a është e vërtetë që fuqia e Amerikës është duke rënë, apo kemi të bëjmë veçse me një mit? Këto e të tjera janë pyetjet që Robert Kagan, një ndër autorët më me ndikim në politikën e jashtme amerikane, përpiqet t’u japë përgjigje në këtë libër, duke na dhënë një tablo sa të gjallë aq dhe alarmante të asaj që do të ishte bota nëse vërtet do të binte ndikimi që ka sot Amerika në botë.
Çmimi: 650 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania