titleToAlt
Ka gjithë ditën që mbi Kembrixh janë vërsulur furtuna vjeshtore,dhe në mbrëmje është parashikuar një përkeqësim. Mes shiut, vetëtimave dhe bubullimave Uinston Garano (ose ndryshe "Uini", ose edhe "Xheronimo") ecën me hap të shpejtë në anën lindore të Harvard Jardit... "Në rrezik"? Nuk e kuptoj domethënien e këtij emri." "Mua më duket shumë i qartë. Nëse kemi në dorë më shumë instrumente për të kapur vrasësit, shoqëria jonë është më pak në rrezik. E mendova unë emrin, është përgjegjësia ime. Dhe përveç emrit, edhe për projektin, të cilit dua t’i përkushtohem tërësisht."
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ishte një ditë e nxehtë gushti dhe plot diell. Linja e lehtë dhe tekanjoze e flokëve të saj të artë i jepnin portretit të saj, si çdo gjëje tjetër në të, një pamje tejet lozonjare, të përsosur e plot hir. Sytë e mëdhenj, në formë bajameje, zbulonin premtimin e një buzëqeshjeje, por, në të njëjtën kohë, pëshpëritnin diçka të ëmbël e të sjellshme – sy që dinin të ishin ledhatues dhe dinakë, për t’u bërë më pas të përhumbur e përsiatës, të harruar në një ëndërr të së shkuarës, larg së tashmes. E shtrirë midis barit, buzë liqenit, Kasandra dukej si grua e ndonjë tabloje romantike ose e ndonjë vegimi të lëbyrtë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Fjalët e tij po i vinin në vesh si një mërmërimë. "Kujdesu për veten. Të dua..." "Edhe unë të dua." Pastaj u përqafuan fort, pa thënë më asgjë. "Nuk dua që ti të ikësh, Dina, por nëse do të rrish edhe pak, nuk do të jem më i zoti... të lë të shkosh." Vuri re se Beni i kishte sytë të përlotur e po ashtu edhe ajo. Duhej ta vështronte, duhej ta dinte se ishte ende aty. Nuk u përmbajt dot dhe iu hodh përsëri në krahë. "Ben, të dua." E shtrëngoi gjithë afsh, pastaj u shkëput ngadalë dhe e vështroi gjatë duke ndier vuajtje në zemër. "Mund të të them se këta muaj i kanë dhënë kuptim gjithë jetës sime?" "Po, mundesh." I buzëqeshi dhe e puthi te maja e hundës.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Karlo dhe Ana Ortese janë një çift i ri pa fëmijë. Ata jetojnë në një apartament modest në Romë: ai është librar dhe troket derë më derë për të shitur libra, ajo punon në një kompani ndërtimi. Ata e duan njëri tjetrin, të paktën kështu mendon Karloja, derisa një pasdite të ftohtë dhjetori Ana zhduket pa lënë asnjë gjurmë, në mënyrë misterioze. Kështu fillon kjo dramë familjare tashmë për lexuesin edhe si roman, sepse në vitin 1976, seriali i titulluar ‘’Ku është Ana’’, mbërtheu me emocione të shumta para ekranit miliona spektatorë, dhe jo vetëm italianë.Hetimet e policisë vazhdojnë mbi tre muaj pandërprerë në kërkim të Anës. Karloja është në gjendje ankthi, nga pritja e gjatë pa shenja shprese, pa asnjë dëshmi nëse ajo ka vdekur, është rrëmbyer apo larguar me dëshirë. Përballë dështimit të policisë, ai vendos të shkojë i vetëm në kërkim të saj.Ditët dhe netët e Karlos në kërkim do ta çojnë në zbulimin e një misteri: Inxhinier Lari gjendet i vdekur brenda një makine. Kush është vrasësi po Ana është e dashura apo vrasësja e tij.Në këtë rrugëtim të rrezikshëm Karloja zbulon anën e errët të Romës, metropolit të populluar me personalitete interesantë, të trazuar e të frikshëm. Karloja, njeri kokëfortë dhe thellësisht i vetmuar, i dashuruar marrëzisht me Anën, është i bindur për ta çuar deri në fund kërkimin deri në kufijtë e të pamundshmes për te e vërteta tragjike.Mbi njëzet milion spektatorë ishin mbërthyer fort pas ekranit të televizorit për të mësuar se ku gjendej e gjora Ana. Bashkëshorti i saj i dëshpëruar prej më shumë se një muaji udhëtonte nga njëri qytet në tjetrin në kërkim të ndonjë gjurme jete të saj.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky është një nga ëndërrshpjeguesit më të të plotë në botë.që përmban mbi 10000 ëndrra.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Si të shkoi dita sot, shpirt? Argëtohej çmendurisht kur e ngacmonte, duke i hedhur batuta, duke e pickuar, duke e marrë hopa, duke e gudulisur në gushë, duke e joshur sa herë që ajo kthehej nga puna. Sa ndryshe ishte kur ndodhej në zyrë, e zënë deri në grykë me punë! Herë pas here, Endrju kalonte andej për ta përshëndetur, por ajo mbante një qëndrim aq serioz dhe të qetë sa gati e kishte trembur! Endrju e puthi në qafë dhe ajo ndjeu të fërgëllonte.
Çmimi: 1400 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania