titleToAlt
"MARRËDHËNIA E TYRE QE NJE LIDHJE E RASTESISHME E KRIJUAR NGA DIKUSH TJETER DHE MUND TE MERRTE FUND KUR T'l TEKEJ ATIJ PERSONI." Femrat kane lindur te gjitha me nje organ te pavarur të veçante qe u jep mundesi të gënjejnë. Ky ishte opinioni per¬sonal i doktor Tokait. Varet nga personi, tha ai, se c'lloj gënjeshtrash do të thotë, në cilën situatë do t'i thotë dhe si do t'i thotë. Por ne njëfare pike te" jetës, të gjitha femrat thonë gënjeshtra dhe ato gënjejnë per gjëra te rëndesishme. Gë¬njejnë edhe per gjëra të parëndesishme, por ato nuk ngurrojnë të gënjejne për gjërat më të rëndesishme. Dhe kur e bëjne këte, në shumicën e rasteve shprehja e fytyres dhe zëri i femrave, nuk ndryshon aspak, ngaqë nuk janë ato që po gënjejne, por eshte ky organ i pavarur me te cilin janë pajisur, që aktron me vete.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Kapërcime të tilla gjen thuajse në të tetë tregimet e kësaj përmbledhjeje, ato kanë të përbashkët perspektivën e tyre që është shpjeguar qysh në titull. Një i moshuar kthehet prapa në kohë: në rininë e tij, në historitë e tij të dashurisë, në formimin e parapëlqimeve të tij muzikore dhe kujton ngjarjet që shpesh shkojnë në kufirin e surrealizmit tipik të Murakamit. Në mes të tjerave, në tregimin "Rrëfimet e majmunit nga Shinagava", ndërsa qëndron në një banjë japoneze, narratori shoqërohet nga një majmun, i cili duket se është në gjendje të flasë. Me një zë të thellë, majmuni i beson bindjes dhe egos së tij se po vjedh emrat e grave me të cilat bie në dashuri. Këto tregime janë rrëfenja në kufijtë e historive të vërteta, të mbushura me po aq mister sa fantazi. Një prozë gjeniale që të grish ta lexosh e lexosh, sërish.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Unë rrëfej histori... jam një pilot shpresëdhënës dhe i përulur i mendjes dhe i shpirtit", Haruki Murakami, 2010, The New York Times Një grua e çuditshme me emrin Aomame, e cila qysh në moshën dhjetëvjeçare, kohë kur e ka provuar dhe e ka humbur njëherësh ndjesinë dashurore, është kthyer në një qenie të ftohtë. Për arsye që mund të duken të përligjura në libër, ajo ka mes të tjerash edhe profesionin e vrasëses së burrave që dhunojnë gratë e tyre. Aomame takon rastësisht një vajzë të re të shkujdesur që punon police dhe do të nisin bashkë ca aventura të thekshme seksi me burra që i ndeshin bareve të Tokios. Diku tjetër, Tengo, një shkrimtar i ri e me një histori familjare të trishtë. do të mbetet peng i rishkrimit të librit të një adoleshenteje, Fuka-Erit, dhe prej penës së tij libri jo vetëm do të marrë formë, por edhe çmimin më të madh për të rinj. Por çfarë ka pas gjithë këtyre ngjarjeve? Loja e Murakamit me elemente të realizmit magjik dhe fantazisë së njohur të tij, i kthen ato në erëza që do t'ia ruajnë shijen leximit deri në fund. Qiej me dy hëna, dhi që nxjerrin nga goja Njerëz të vegjël, vajza që mendojnë bukur e flasin pak, giljakë që e urrejnë rrugën automobilistike, janë të pranishëm kudo si shenja të patjetërsueshme dhe na çojnë në shtresime joshëse dhe në padurimin dhe kureshtjen për ta vazhduar historinë. "1Q84" është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga "1984" i Orwell-it, ku Q, simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethenëse. "Elementet e këtij libri kanë të bëjnë më shumë me vendosmërinë e Murakamit për të përshkruar, shpjeguar dhe për ta bëtë të dukshme pothuajse gjithçka që ai zgjedh të përmendë." The New York Times "Librat e tij [Murakamit] janë një ftesë e këndshme për këdo që mendon se është shtyrë të futet, pa lejen e tij, në një labirinth." The Guardian
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Katër vjet pasi na magjepsi me historinë e romanit "Gjuetia e ethshme e deles", Haruki Murakami e nis sërish heroin e tij në një rrugëtim të ri. Ca ëndrra të çuditshme e shtyjnë djaloshin tonë të kthehet sërish te hotel "Delfini". Një takim me të mistershmin burri-dele e çon në ca aventura të reja: me një recepsioniste të hijshme dhe disi nervoze, me një poet amerikan që ka humbur njërin krah në luftë, me një vajzuke adoleshente e paqetë, me një aktor të famshëm e të palumtur, me një prostitutë magjepsëse, dhe mes të tjerësh, edhe me një shkrimtar të vetëkënaqur (Hiraku Makimura!). Por, si lidhen të gjitha këta në historinë tonë? Dhe pse ka gjithnjë e më shumë fatalitete nëpër këtë udhë plot mistere të personazheve të tij? Duke luajtur si përherë me kufijtë mes ëndrrës dhe realitetit, në kërkim të lidhjeve njerëzore të shoqërisë së kapitalizmit të avancuar dhe me analiza të holla muzikore tipike të tij, Murakami ia doli të shkruajë këtë histori të mrekullueshme, që sipas fjalëve të atij vetë, u bë libri i tij më i dashur që ka shkruar deri tani.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Një tërmet i fuqishëm e drodhi një ditë tokën shqiptare nën këmbët tona. Ishte fundi i nëntorit të vitit 2019. Nga ajo kohë kanë kaluar muaj e muaj, por drithërima dhe paniku që na shkakton kur i kujtojmë ato minuta, na sundojnë ende. Lebetia e humbjes së jetëve, e rrënimit të shtëpive, e fatit nën qiellin e hapur, është një gjë e papërshkrueshme. Të gjitha ndjesitë e asaj dite të pafat, duket se i përmbledh dhe na i kujton ky libër, që i kushtohet një tërmeti që ndodhi në Japoninë e largët. Janë një tufë rrëfimesh intensive që lexohen me një frymë, me çka Murakami na i sjell ndjesitë e lebetive të tilla.” Çfarë na ndodh kur befas toka lëkundet nën këmbët tona dhe muret e shtëpisë na dridhen papandehur, duke ta shembur ndjesinë e sigurisë së truallit të fortë ku po rri? Pasojat janë shumë të pakëndshme. Të gjashtë historitë e këtij libri eksplorojnë pasojat psikologjike që mund të ketë një tërmet, edhe sikur ai të ndodhë shumë larg. Personazhet kryesore të këtyre rrëfimeve, ndodh që shpesh nuk shohin ndonjë rrugëdalje në ekzistencën e tyre njerëzore, por ata janë të gjithë fëmijë të Zotit, duke përfshirë madje edhe bretkosën gjigante që mëton të shpëtojë Tokion nga një shkatërrim kërcënues apo zjarret në anë të detit. Vëllimi "Pas tërmetit" i Haruki Murakamit, me shtegtimet e tij herë absurde, herë me humor, herë të frikshme, të çon në viset e ankthit dhe të kujtesës se sa qenie të pambrojtura jemi, dhe njëherësh, se sa fuqi të çuditshme ripërtëritëse kemi.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Ashtu, nëpër pezullinë e dritës përmbi errësirën, Murakami ia del të zbulojë kudo fosforeshencë, veçmas aureolat rreth njerëzve, të cilat shkëlqejnë shumë më ndritshëm gjatë natës dhe kur ngatërrohen mes tyre, por që fiken agimeve kur zëmë e nisim udhët tona të ndara." New York Times
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Kafka Tarnura, një i ri pesëmbëdhjetëvjeçar, largohet nga shtëpia me dëshirën edhe t'i shmanget profecisë edipiane të të atit, edhe të kërkojë motrën dhe nënën e tij të humbur prej kohësh. Ndërsa Kafka largohet, po njësoj ndodh edhe me Nakatan, një djalosh i ri leshko, jeta e të cilit është trazuar nga një vrasje e tmerrshme dhe që pas një incidenti gjatë Luftës së Dytë Botërore ka fituar aftësinë të komunikojë me macet. Ajo çfarë ndodh pas kësaj është një lloj odiseje e dyfishtë e tyre, jo të lidhura drejtpërdrejt, por me shtigje që krijonë lidhje mes tyre. Murakami dëshiron të mjegullojë kufijtë mes reales dhe surreales, me çudira marramendëse, por edhe me një rrëfim prekës mbi dashurinë, vetminë dhe miqësinë. Me raste autori shkon shpesh në rrëfime metafizike, si e folur dygjuhëshe, ngjarje që ndodhin jashtë kohe, duke e çuar fundin aty ku vetë Murami përpiqet vërtet t'u japë kuptim gjërave. Kështu lexuesi detyrohet të shkojë, sikurse karakteret e këtij libri, atje ku i shpie autori, pavarësisht në e pranojnë apo e kuptojnë atë.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Një student kolegji, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Joshja ndaj një jete të çrregullt letrare, e mbron vajzën nga ndonjë vetëvrasje e mundshme, deri ditën kur ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo. Kur Sumira, e cila e shoqëron Miun në udhëtimet e saj, zhduket në një prej ishujve grekë, K. tundohet dhe i bashkohet kërkimeve dhe e gjen të zhytur në botën e rrethuar nga vizione përndjekëse dhe ogurzeza. "E dashura ime Sputnik" është një histori dashurie e kombinuar me një histori detektive, që të mbetet në mendje si një meditim i thellë mbi mungesën njerëzore.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Dikur ata ishin pesë shokë të ngushtë të gjimnazit në Nagoja, mu si gishtat e një dore, mu si cepat e një ylli. Katër prej tyre, dy vajza dhe dy djem, kishin në emrat e tyre të përfshirë nga një ngjyrë: të kuqe, blu, të zezë dhe të bardhë. I vetmi, ai i pesti, Tsukuru Tazaki, më i flashkëti prej tyre, më i tërhequri dhe më i pasigurti, i mbetet të quhej "I pangjyri". Këtë lidhje të fortë mes tyre, ata priren ta mbajnë edhe pasi Tsukuru shkon për studime në Tokio, i joshur nga pasioni i tij i përjetshëm për stacionet e trenave, ku shpesh ulet për të ndjekur dhe këqyrur me orë, valën e njerëzve që lëvizin të shkujdesur ndaj pasionit të tij. Por kuinteti laryshan do të prishet shpejt, dhe Tsukuru, tashmë një inxhinier stacionesh hekurudhore, do "të mbesë në një stacion të çuditshëm të miqësisë së tij të shenjtë, të tillë që nuk mund as ta imagjinojë, as ta projektojë apo ta zgjidhë këtë enigmë të tij: braktisjen nga miqtë e tij të dikurshëm. Me ndihmën e miqve të rinj, Haidas dhe Sarës, të cilët do ta shkundin nga përhumbja dhe fiksimi i vetëvrasjes, ai do të niset në kërkim të tyre dhe do të përballet me të papritura të çuditshme, të tilla që vetëm në vepra si të Haruki Murakamit gjen, dhe të tilla që asnjë lloj fantazie jona nuk mund t'i parashikojë. Muzika, ngjyrat, përshkrimi surrealist, pasione çmendurake, ikje pa destinacion dhe të gjitha shenjat magjepsëse të botës së Murakamit, që lexuesi shqiptar i njeh prej vitesh, vijnë sërish edhe më fuqishëm në këtë kryevepër të magjisë, rrëfimit dhe peizazhit mjeshtëror letrar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Elefanti zhduket “ është një tufë rrëfenjash fine, në stilin e njohur postmodern të Haruki Murakamit, ku shfaqen të gjitha nuancar kulturore japonese që e dominojnë prozën e këtij autori, por edhe shenjat universale, të kohës sonë të endura nëpër gjeografinë e gjerë të fantazisë së tij. Si një mjeshtër i adhuruar për ndërtimin e personazheve aq të besueshëm, ai na dizenjon profile të çuditshme dhe mahnitës karakteresh, të cilët përmes grimcave të jetës së tyre të përditshme duken sa të ngjashëm mes vedi aq edhe të bartës të unit të tyre dallues. Fuqia e tij narrative u jep mundësinë këtyre personazheve të vetërrëfehen për familjen, karrierën dashurinë vdekjen miqësitë të njohurit e të huajt qe jane pjesë e jetës së tyreduke bartur një rrëfim dhe filozofinë e tyre personale, e që ashtu bashkë i japin lexuesit një ngrehinë mahnitëse të populluar nga qenie reale dhe surreale siç vetëm Murakami di të na dhurojë
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Haxhime, një personazh flegmatik, i paqtë, imbyllurnë vetvete, si shumë prej heronjve në veprat e Murakamit, po i afrohet pa ngjarje të bujshme mosmoshës së tij. Ai ka një jetë të sigurtë, biznese të suksesshme, një familje të mrekullueshme, dhe i zhytur në rutinën e administrimit të bareve të tij të xhazit, nuk i kupton vitet që po i ikin pandjerë. Por edhe ai ka ndjesitë e tij të fajit, për shkak të tradhëtisë që i ka bërë dikur një mikeshës sët ij të rinisë dhe një tjetër dashurie të humbur në moshë fare herët. Kjo jetë e qetë e tij, do të marrë një kthesë të fortë, kur në barin e xhazit do të shfaqet një mbrëmje Shimamoto, e dashura e tij e parë, ritakimi me të cilën do ta bëjë Haxhimen tonë thuajse të marrosur, aq sa është gati t'ijapë fund lumturisë së tij familjare. Por gruajae bukur, me të cilën ndjen sa ka qenë gjithë jetën i dashuruar, shfaqet dhe humbet në ditët e tij në mënyrë të pashpjegueshme, mu si fantomë që shkon dhe vjen nga askundi, dhe kjo do ta torturojë më shumë se gjithçka burrin e dashuruar. Ky roman i Murakamit, si shumë rrëfime të tjera të tij, endet mes reales dhe surreales së mjedisit të njohur të prozës së tij, ajo është një histori me një intensitet të lartë rrëfimi, që i jep ndjenjë së dashurisë përbërjen fluide të gjërave që i ke dhe nuk i ke njëherësh.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në “botën e ngushtë” të jetës së tij: gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret më gjëra të së përditshmes të një njeriu pa ambicie. Por jeta e tij ndryshon nga një telefonatë e rastësishme e një gruaje. Shpejt ai do ta gjejë veten duke kërkuar edhe të shoqen. Okada bie nënjë shtjellë historish që përballin Japoninë e dikurshme me të sotmen, dhe ai vetë kthehet në qendrën e një misteri që nuk do ta durojë dot.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Ky roman i jashtëzakonshëm elegjiak, e ngriti Murakamin në krye të skenës letrare dhe tregoi se është mjeshtër i manipulimit të zhanreve letrare, është i zoti të luajë me telat e zemrës, po aq lehtë sa kënga e Beatlesve “Pylli norvegjez”. Ky roman tregon historinë e Toru, një student i urtë e serioz në Tokio që i është kushtuar Naokos një vajze tepër melankolike dhe e bukur, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre para disa vitesh. Toru fillon me jetën e universitetit, kurse Naoko tërhiqet gjithnjë e më shumë në botën e saj të brendshme. Toru e gjen veten duke ju kërkuar ndihmë njerëzve përreth dhe tërhiqet nga një vajzë e re me një pavarësi të paepur dhe pa paragjykime seksuale. Ky libër është një përzierje madhore e muzikës, emocioneve dhe erosit, që kanë dominuar udhëtimin romantik të një studenti të dashuruar.
Çmimi: 1400 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania