titleToAlt
.Pasi mbaroi kolegjin, Petro, që ishte pesë vjet më i madh se Jani, vazhdoi studimet njëri pas tjetrit në profesione të ndryshme, për të cilat kishte pasur prirje, duke u larguar shumë shpejt nga secili, i tërhequr gjithmonë nga shpresa të reja. Në fund, i kishte hyrë në qejf mjekësia. Atëherë filloi të punonte me shumë pasion, për të marrë diplomën pas një kursi të shkurtër studimesh, duke u bazuar në ndonjë dispensë të kohës, e nxjerrë nga ministri. Ishte i rrëmbyer, inteligjent, i paqëndrueshëm dhe kokëfortë, plot me utopi dhe ide filozofike.Jani, po aq biond sa ishte brun vëllai i tij, po aq i qetë sa ai, i rrëmbyer dhe po aq i ëmbël sa vëllai i tij ishte sedërmadh, kishte mbaruar qetësisht studimet në drejtësi, dhe u diplomua njëkohësisht me Petron.Të dy po kalonin disa ditë pushimi në familje, duke bërë projekte që të stabilizoheshin në Havrë, sapo të paraqiteshin kushtet e favorshme.Por një xhelozi e mjegullt, një nga ato xhelozi të fshehura, që zhvillohen pothuajse në mënyrë të padukshme mes vëllezërish ose motrash deri në moshën e pjekurisë dhe që shpërthen, në rast martese ose fati, si të njërit apo të tjetrit, - mbante gjallë një ndjenjë armiqësie të padëmshme në vëllazërinë e tyre.Ata duheshin, me siguri, por spiunoheshin. Petro, që ishte pesë vjeç kur lindi Jani, e priti me egërsinë e një kafshe të përkëdhelur ardhjen e papritur të asaj kafshe tjetër, në krahët e prindërve, të cilët e donin dhe e përkëdhelnin shumë. Jani, që kur lindi, kishte qenë shembull i ëmbëlsisë, i mirësisë dhe i një karakteri të qëndrueshëm. Petro, pak nga pak, kishte filluar të bezdisej, duke dëgjuar shpesh të mburrej ai djalosh, ëmbëlsia e të cilit i dukej dobësi, mirësia i dukej lehtësi, ndërsa dashamirësia i dukej verbëri...
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Romani Bel Ami u publikua për herë të parë më 1885 dhe konsiderohet si kryevepra e Mopasanit. Georges Duroy është një gazetar i pashëm, ambicioz dhe i paskrupullt që shfrytëzon gratë që mashtron për të përmirësuar karrierën e vet. Nga fillimet e përhumbura ai bëhet një reporter i suksesshëm dhe një gazetar politik falë ndihmës së miqve të gruas së vet, me të cilën martohet pasi i mbetet vejushë. Ai ndahet me të shumë shpejt për të përfituar nga pasuritë e një gruaje tjetër. Kjo është një karrierë gazetareske përmes martesave që paraqet një panoramë cinike mbi botën e gazetarisë dhe një këndvështrim pesimist mbi njerëzimin.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit të nëntëmbëdhjetë që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me termat klinike dhe të frikës. Horla, është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers. Ai është dublanti ynë, vëllai ynë, por gjithashtu rivali ynë: jashtëtokësori, ardhja e të cilit do të shënojë edhe fundin e mbretërimit të njeriut. Tregimi i të sëmurit mendor bëhet plot ankthe psikologjike dhe i paraprin zhanrit të romanit.
Çmimi: 650 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania