titleToAlt
"Gratë e vogla rriten" është pjesa e dytë e romanit "Gra të vogla", që vazhdon me martesën e lumtur të Megit, përpjekjet e Xhoit për t'u bërë shkrimtare, tragjedinë e Betit dhe përjetimin e një romance të papritur dashurie nga Emi. E bazuar në jetën e saj, Alcott ka dhënë historinë e familjes Març, duke mrekulluar brezni të tëra lexuesish.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Autori, Vladimir Karpov, futet në labirintet e fshehta të jetës (prapaskenë) të Stalinit dhe shpalos para lexuesve donzhuanizmin e "udhëheqësit të madh". Si shumë gjëra të tjera që prekeshin prej tij, edhe dashuria, shndërrohej në tragjedi të mjaft njerëzve të pafajshëm. Gjithçka është e mbështetur në fakte e dokumente.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
"Historiku i botërorëve të futbollit", i pasur me fotografi, skema dhe statistika, ku nuk mungojnë as gazmoret, ju sjell një përmbledhje të betejave më të spikatura në fushën e gjelbër. Kupa e Botës - një udhëtim në historinë e kampionateve plot kujtime mbresëlënëse, njëkohësisht mbushur plot aventurë dhe spektakël. Skuadrat më të famshme dhe lojtarët-yje ndjekin njëri-tjetrin botëror pas botërori, duke krijuar kështu një mozaik rrëzëllues. Kupa ishte një ide e FIFA-s, që u hodh në vitin 1921, vendimi u mor më 1928-n, ndërsa turneu u zhvillua më 1930-n. Është një takim, që bëhet çdo katër vjet, ku merr pjesë e gjithë bota dhe të gjithë drithërohen. Është një gjuhë universale, e thjeshtë, emocionuese, që shprehet me lëvizjen spektakolare të topit me këmbë, që ndriçohet nga krosimet e bukura dhe që të ekzalton me golat.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Midis dëshirave dhe shqetësimeve tona të përditshme, bën vend një skuadër që nuk është thjesht e vetëm skuadra e zemrës, por ndoshta shumë më tepër se aq.nNë faqet e këtij libri nuk do të mungojnë as rekordet. Rekord - një nga ato fjalë që thuhet kështu në pothuaj të gjitha gjuhët. Sidoqoftë, rekordet janë bërë për t'u thyer dhe për të mbetur në histori, por edhe për të dalë prej saj.nNdërkaq, rekorde të reja vendosen, emra të rinj shfaqen për të mos u harruar kurrë...nDhe futbolli mbetet po aq popullor sa dikur, përherë e më i dashur, më mbresëlënës.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Salvador Dalí është një nga origjinalët më të mëdhenj të shekullit XX. Tablotë e tij gjeniale janë të njohura, madje, edhe për ata që nuk shfaqin ndonjë interesim të veçantë për artin pamor. Ndërsa zbulimet tronditëse lidhur me jetën e tij, si dhe arsyetimet e holla ironike për njerëzit e sendet, i japin mundësi lexuesit që, me sytë e mjeshtrit të madh të të parit të botës, ta shikojë botën që e rrethon ndryshe nga ç është pranuar nga të gjithë.nPiktori, stilisti dhe regjisori Salvador Dali (1904-1989) ishte një nga figurat më interesante dhe më provokuese në artin e shekullit të 20-të.nNjë pionieri Surrealizmit, ai është admiruar dhe sulmuar për imagjinatën e subkoshiencës që projektoinë pikturën e tij, së cilës disa herë i referohej si:  fotografi ëndrre e pikturuar me dorë .nKjo autobiografi e hershme, që zgjat deri në fund të tridhjetave, është aq e paparashikueshme dhe provokuese, sa dhe arti i tij.nVetë portretizimi shumëngjyrësh fillon me rikoleksionimet e tij të hershme dhe mbaron në kulmin e suksesit të tij të hershëm. Titujt dhe nën titujt provokues të kapitujve - si:  Kujtime brenda barkut të nënës ,  Përvetësimi i lavdisë ,  Përjashtimi i përhershëm nga Akademia e Arteve të Bukura ,  Dendizmi dhe burgu ,  Mua më përzënë nga shtëpia ,  Pjesëmarrja në revolucionin surrealist dhe pozicioni im dhe  Zbulimi i makinës së fotografimit të mendimeve thjesht të parapërgatitin për  zbulimet tërheqëse që pasojnë.nNë libër shfaqen pamje mrekulluese të artistit ambicioz, brilant, kërkues, i cili dizenjoi ambientet e teatrit, pjesën e brendshme të dyqaneve dhe bizhuteritë po aq thjesht sa ç bëri filmat dhe pikturat surrealiste.nKjo është arsyeja që mund të formojë dhe të krijojë me teknikën më virtuale, nga njëra anë, imazhet e qeta dhe të bukura rafaeliane dhe, nga ana tjetër, pamje të frikshme të orëve të buta, të djegies së gjirafave dhe trupave të vdekur të mbuluar, fluturues.nKush do që është i interesuar për artin e shekullit të njëzetë dhe për një nga figurat më karizmatike dhe më të talentuara të këtij shekulli, duhet të lexojë patjetër  Jetën e fshehtëtë Salvador Dalisë .
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
 Haxhi Murati një nga perlat më të bukura të Leon Tolstojit, ka mbetur romani më i panjohur i tij. Për një kohë të gjatë paradoksi mbeti i pashpjeguar. U desh të shpërthente lufta e egër midis Rusisë dhe Çeçenisë që vëmendja botërore të binte më në fund, mbi perlën e mbuluar nga pluhuri. n Haxhi Murati tregon pikërisht një luftë midis rusëve dhe çeçenëve. Një luftëtë ndodhur 150 vjet më parë. Zanafillën e një krimi që ende vazhdon.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër paraqet një program stërvitor për ta mbajtur mendjen tonë në formë të përsosur në çdo moshë dhe për ta përgatitur atë që të plaket në mënyrën më të mirë. Autori propozon eksperimente me kujtesën, fjalëkryqe, analiza të fotografive dhe pikturave, si dhe teknika specifike për të përmirësuar përqendrimin dhe për të rritur efikasitetin e hemisferës së majtë dhe asaj të djathtë të trurit
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Një nga librat më të bukur të të gjitha kohërave "Gra të vogla" është më shumë se kaq: një libër i pavdekshëm. Ky libër, që nga koha e botimit të parë e deri më sot, është ribotuar pafundësisht. Pasi të lexohet është e pamundur të harrohet. Jeta e përditshme e motrave Març, nëpërmjet gëzimeve, keqkuptimeve dhe dashurive të para, ka mrekulluar dhe vazhdon të mrekullojë lexuesit e të gjithë botës. E dashura Beti, e talentuara Xho, e brishta Megi, ngacmuesja Emi, këto janë katër motrat Març. Përmes ëndrrave të tyre, gratë e të gjitha moshave janë bërë pjesë e kësaj familjeje të pakrahasueshme dhe janë ndier thellësisht të kënaqura, kur Megi shkëputet nga rrethi i motrave për të filluar një jetë të re...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
E shkruar nga njëri prej kirurgëve më të famshëm botërorë, ky libër bestseller për kohën e vet, jo vetëm lë gjurmë për materialin tërheqës dhe njohës që ofron, por fare mirë mund të thuhet se shërben si një sjellje dhe etik për këdo që punon dhe kontribuon për mjekësinë, ushtrimin dhe mbarëvajtjen e saj. Ai ka vlerë gjithashtu shteruese edhe për vetë mjekësinë si degë e specializuar universitare.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Janë të shumtë "zogjtë grabitqarë" që i janë vërsulur pasurisë së mbetur së Spartak Kangonit, i mbiquajtur "Korsari’, për shkak të shpirtit të tij aventuresk dhe të anijeve të tij që transportojnë drithëra në të gjithë botën. Por për Lenën, bashkëshorten e tij, tashmë tetëdhjetë vjeçare, gjëja që ka më shumë rëndësi është të shpëtojë nga ankandi ku po shiten pasuritë e familjes, një karficë në formë trëndafili të cilin ajo e konsideron si fatndjellëse. Dhe ndërsa lufton për ta shtënë sërish në dorë xhevahirin e çmuar dhe për të shpëtuar fatet e familjes, ajo përjeton edhe njëherë gjithë historinë e saj, që nga vitet '30 deri në ditët tona.
Çmimi: 890 Lekë
titleToAlt
Historia plot aventura e mundime e një familjeje shumë të pasur nga Milanoja; ngjarjet, që zhvillohen përgjatë një shekulli, madje edhe në një hapësirë ndërkombëtare, sillen rreth një personazhi të paharruar femëror. Hija e një incesti, krijimi i një perandorie të madhe industriale, ngjyrimet e përgjakura të luftës, bota vezulluese e modës, plogështia e sensualitetit dhe të fshehtat e patreguara të njerëzve të pushtetshëm - këto janë pjesët përbërëse të këtij romani të dhunshëm e romantik, që e josh lexuesin dhe e përfshin në thellësitë e veta.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Familja Montalto është saga e tre brezave botuesish përgjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit. Midis pasioneve, intrigave, tradhtive e zhgënjimeve, që shpesh e vënë në rrezik fatin e ndërmarrjes, dalin në pah figurat e Emilianos, i mbiquajtur "Mjellma e Zezë", i biri i kryetarit të trungut të familjes, dhe Arletës, gazetares së bukur e të re, të dashuruar me të. Bashkë me forcën e ndjenjës që i bashkon, do të arrijnë t'ia kthejnë dinjitetin dhe prestigjin emrit të Montaltove. Një roman plot patos e suspansë, i shkruar me mjeshtëri.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Milano. Mëngjes i ftohtë janari. Në funeralin e Çezare Boldranit, një njeri i pasur dhe i pushtetshëm, vështrimet e të pranishmëve janë drejtuar mbi Anën, vajzën dhe trashëgimtaren e vetme të tij. Që nga ai çast, si drejtuese e një perandorie të madhe ekonomike, gruaja do të jetë e detyruar të përballet me të kaluarën e saj, por mbi të gjitha me atë të të atit; një udhëtim nëpër kohë, ku historitë pasionante të dashurisë pleksen me ngjarje misterioze dhe dramatike. Një histori e ngjeshur, e mbushur me ngjarje mbresëlënëse dhe e treguar në mënyrë të shkëlqyer.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në një fshat të vogël të Sicilisë, një murgeshë enigmatike i jep një intervistë të bujshme një gazetari të guximshëm. Ajo quhet Nensi Pertinaçe dhe përpara se të zhdukej në mënyrë të beftë, pa lënë gjurmë, kishte qenë një nga gratë më të famshme të Nju Jorkut, madje që synonte deri edhe kolltukun e kryetares së bashkisë. Por mbi të kaluarën e saj rëndon hija e gjatë e Koza Nostras, ndërsa e tashmja nuk ngjan aq e qartë dhe e kthjellët... Një roman mbresëlënës.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Vanilja dhe çokollata, dy shije të ndryshme, por që lidhen shumë mirë me njëra-tjetrën. Ashtu siç ndodh ngandonjëherë në dashuri. Ashtu siç u ndodhi edhe Pepes e Andreas që, pas tetëmbëdhjetë vjetësh martesë dhe tre fëmijëve, kurrë nuk reshtën së dashuruari njëri-tjetrin. Por, një ditë, alkimia magjike prishet, kështu që ajo, e zhgënjyer dhe e poshtëruar nga aventurat dashurore të të shoqit, vendos të largohet dhe ta lërë atë vetëm, e të merret me problemet e pafundme të së përditshmes. Një ndarje që gjithsesi, merr një rëndësi vendimtare për të dy, pasi i ndihmon të shohin me vëmendje brenda vetes dhe ta gjejnë sërish njëri-tjetrin.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani "Një botë femërore" eshtë një pohim drithërues dhe krenar i amësisë. Personazhi rreth të cilit shtjellohet e gjithë historia është Martina, një figurë e veçantë, plotësisht e vetëdijshme për prirjen më të qenësishme të femrës: atë të krijimit të jetës. Këtë prirje, që qëndron përmbi feminizmin, do ta shprehë për të ndjekur rrjedhën e feminilitetit: do të sjellë në jetë tri vajza me tre burra të ndryshëm dhe nuk do të martohet me asnjërin prej tyre. Ngjarja e saj e pazakontë fillon në vitet dyzetë dhe arrin deri në ditët tona, duke u ndërthurur me ato të së ëmës Vjena dhe gjyshes Ines. Na shpërfaqen portrete me të vërtetë mbresëlënëse për nga origjinaliteti i tyre.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si shumica e vajzave të reja, ajo dashurohet. Por sa vuan zemra e saj! Megjithatë, edhe në çastet më të vështira, Poliana nuk harron të veçantën e saj, “lojën e të kënaqurit”.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në një qytet të vogël në Perëndim, 11-vjeçarja Poliana humb të ëmën dhe më pas edhe të atin si pasojë e sëmundjeve. Ky libër përshkruan sesi jetimja shkon të jetojë me tezen që banon në anën tjetër të vendit. Për fat të keq, tezja e saj nuk do, por e pranon vajzën në shtëpi vetëm sepse është e detyruar. Natyra e qeshur dhe miqësore e Polianës, gjithsesi, do të transformojë gjithë fshatin.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Kimi", është një histori e thjeshtë që përshkohet nga morali i cili, edhe pse të ndryshëm ndërmjet tyre bashkon Perëndimin dhe Lindjen e pasur me sugjestionime magjike e me informacion edukativ, me përshkrime të shkëlqyera të peizazheve indiane e të kostumeve, bashkon mendësitë e dy popujve të mëdhenj: britanik dhe indu. Personazhi i lamës dhe ai i Mahbub Aliut, janë skalitur në mënyrë të përsosur me një baraspeshë të përkryer ndërmjet mënyrës së tyre të sjelljes dhe botës së brendshme. Kimi është një djalë që burrërohet nëpërmjet situatave, pengesave, frikës, gëzimit, zgjedhjeve që i vë përpara jeta.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Pse dashuria shndërrohet në "dashuri të tepërt" dhe kur ndodh kjo? Pse gratë nganjëherë, ndonëse e njohin partnerin e tyre si njeri të papërshtatshëm ose të papranueshëm nuk arrijnë dot të shkëputen prej tij? Ndërkohë që shpresojnë dhe dëshirojnë që "ai" të ndryshojë, në të vërtetë, përfshihen gjithnjë e më shumë në një mekanizëm të mësuari me gjendjen. “Letra të grave që dashurojnë tepër”, një bestseller që ka arritur rekordin prej 5 milionë kopjesh të shitura, jep një varg rastesh, në të cilët janë shpalosur në mënyrë brilante shkaqet se pse shumë gra dashurohen me burra që nuk përshtaten dhe i harxhojnë kot energjitë e tyre për t'i ndryshuar ata. Robin Norwood, me simpati dhe me kompetencë profesionale absolute, tregon një itinerar të mundshëm drejt ndërgjegjësimit të vetvetes dhe drejt barazpeshimit të ndjenjave.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania