titleToAlt
"Një udhëtim I mahnitshëm me Aeroplanin e Madh" Cilat vende do të vizitojë avioni I madh gjatë udhëtimit të tij të mahnitshëm? Përjetoni një aventurë ngazëllyese duke fluturuar me këtë libër, të pajisur me një timon dhe me 11 tinguj fantastikë të avionit.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Makina e shpejtë e garave" Më në fund, ja ku mbërriti dita e garës së madhe. Po kush do të fitojë dhe do të marrë trofeun e artë? Shtrëngoni rripin e sigurimit dhe bëhuni gati të udhëtoni në një aventurë shpejtësie, me këtë libër të pajisur me një timon dhe me 11 tinguj fantastikë që dëgjohen gjatë garave.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Zini një qoshk të ngrohtë dhe lexoni këtë përmbledhje me rrëfenjat e dimrit! Argëtohuni bashkë me ketrin dhe me rakunin, njihuni me pinguinët patinatorë e me plot gjëra të tjera. Ky libër i përkryer do tju argëtojë pa masë.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Eliksiri i dashurisë, Novela të zgjedhura Ky vëllim përmban nga një novelë të secilit prej nëntë shkrimtarëve më të mëdhenj francezë të shekullit të 19-të. Honore dë Balzak: "El Verdugo" ("Xhelati")- Dramë sa e dhimbshme aq edhe Eliksiri i dashurise llahtarisëse e një periudhe lufte gjakatare. Alfons Dodé: "Shapaten luanëvrasësi" Aventurë e këndshme prej mburraveci, përshkruar në stilin e lezetshëm e plot humor të epokës artistike Bidermajer. Gystav Flober: "Legjenda e Shën Zhyljen Mikpritësit" - Legjendë e rrëfyer ne një stil të lartë e rrëqethës për fajin dhe për shlyerjen e mëkatit Anatol Frans: Çështja e Krenkëbilit" - Histori e përshkruar në mënyrë spontane, por thellësisht tronditëse, e një skandali juridik. Gi de Mopasan: "Zonjusha Perlë" - Një pjesë kronike familjare, ku ngerthehet një tragjedi e kamufluar me shumë kujdes. Prosper Merimé: "Mateo Falkone" - Sagë për krenarinë e pamëshirshme të një thjeshtësie fisnike. Stendal: "Eliksiri i dashurisë" - Aventurë dashurore melodramatike. Alfred dë Vinji: "Dialogu i panjohur"- Një miniaturë historike tërë shkëlqim e dritë. Emil Zola: "Një banje" - Romancë tejet interesante e plot hijeshi, përshkruar në një stil elegant e qesëndisds. Secila prej këtyre novelave ka, si në përmbajtje ashtu dhe në aspektin artistik, cilësi nga më të spikaturat.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Takimi i pare Masha është një mistrece e vërtetë! Një ditë të bukur, ajo shkon te shtëpia e këndshme e ariut dhe kthen përmbys gjithçka. A mund të jetë ky fillimi i një miqësie të jashtëzakonshme? Zbulojeni duke lexuar këtë tregim magjepsës. Aventurat e çmendura të Mashës dhe ariut të duruar do t'ju bëjnë të qeshni me lot!
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje e paharrueshme e përrallave me të bukura. Personazhe të jashtëzakonshëm do të të shoqërojnë në një botë fantastike dhe plot emocione.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një vëllim i pasur me ilustrime të shumta për të zbuluar të fshehtat e botës së kafshëve. Një udhëtim zbavitës në zbulim të vendeve të reja dhe të specieve që i popullojnë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni shumë eksperimente për t’i kryer vetëm ose me shokët tuaj. Eksplorimi i botës që na rrethon nuk ka qenë kurrë kaq i lehtë, ndërsa përgjigjet për aq shumë pyetje, kurrë nuk kanë qenë më zbavitëse. Provoni të luani me shkencën çdo ditë, duke përdorur sende të përditshme që mund t’i gjeni në shtëpi dhe, ç’është më e rëndësishmja, në siguri të plotë. Eksperimentet janë përshkruar në mënyrë të thjeshtë dhe elementare, të shoqëruar me ilustrime të qarta e të hollësishme. Ky libër është i përshtatshëm për shkencëtarët e vegjël.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje e paharrueshme e përrallave më të bukura të të gjitha kohërave. Personazhe të jashtëzakonshëm do të të shoqërojnë në një botë fantastike e plot me emocione.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një botë fantastike ëndrrash plot princesha dhe zana Zbulo magjinë e përrallave më të bukura të të gjitha kohërave dhe të personazheve të mrekullueshëm të tyre. Endërro me ta përmes faqeve të këtij libri magjik të mbushur me ilustrime të bukura plot ngjyra
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje e paharrueshme e përrallave me të bukura. Personazhe të jashtëzakonshëm do të të shoqërojnë në një botë fantastike dhe plot emocione.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
A e dije se gëzofi i ariut polar nuk është i bardhë? Dhe se gjitari më gjuash është koala? Ky libër zbavitës do të të mahnitë me këto kureshti dhe plot të tjera... Hape dhe do të mbetesh gojëhapur!
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Bertolt Brecht, Heinrich Boll, Friedrich Durrenmatt, Max Frisch, Gunter Grass, Elias Canetti, Elfriede Jelinek dhe shumë të tjerë mjeshtër të prozës së gjuhës gjermane, përmbledhur në një libër që vendos standarde të reja në botimet tona. Një shkollë për të mësuar mjeshtërinë e tregimit, 40 tregime për të zbuluar realitete të reja e për të hyrë në skutat më të thella te psikologjisë njrëzore. Për herë të parë i jepet në dorë lexuesit shqiptar një antologji e prozës moderne të gjuhës gjermane në përmasa kaq të mëdha. Asnjë letërsi e madhe nuk e ka gëzuar këtë privilegj në gjuhën shqipe, të paktën jo për letërsinë moderne e bashkëkohëse. Përfshihen këtu prozatorët më të mirë të Gjermanisë, Austrisë e Zvicrës pas Luftës së Dytë Botërore. Të gjitha tregimet në shqipërime të një niveli të lartë, nga letrarë dhe përkthyes profesionistë të gjermanishtes. Një pasuri unike për shkrimtarë, studentë e specialistë të letërsisë, një botë e tërë që i hapet publikut të gjerë shqiptar. Letërsia e gjuhës gjermane në gjysmën e dytë të shekullit 20 vijon, pas traumës së pasluftës dhe „orës zero", traditat më të mira të periudhës para marrjes së pushtetit nga nazistët. Veç klasikëve modernë, antologjia përmban një numër shkrimtarësh që eksperimentojnë në rrugë të reja.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
"Shndërrimi" i Franz Kafkës, "Vrasja e lule zhabinës" e Alfred Doblin, "Ligji" i Thomas Mannit, "Legjenda e pijetarit të shenjtë" e Joseph Rothit, një numër krijimesh nga Heinrich Mann, Hermann Hesse, Bertold Brecht etj. etj. - disa nga novelat dhe tregimet më të famshme të gjuhës gjermane në gjysmën e parë të shekullit 20, shqipëruar për këtë antologji. Kjo përmbledhje e dytë plotëson më së miri "Tregimtarë të gjuhës gjermane pas 1945-s", që u botua në 2007. Edhe pse gjysma e parë e shekullit 20 ka në letërsinë e gjuhës gjermane kaq shumë protagonistë, shpesh kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri, me ndikim kaq të madh në gjithë kulturën dhe letërsinë botërore, në shqip ajo është bërë e njohur deri më sot vetëm në mënyrë fragmentare. Tani, për herë të parë në gjuhën tonë, jepet tabloja e një mozaiku të jashtëzakonshëm, i krijuar ndoshta në periudhën më traumatike të kontinentit, por megjithatë të pasur si rrallë më parë ose më pas në historinë kulturore të Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës. Renditja e portreteve të shkrimtarëve sipas rreshtave në ballinë: H. von Hofmannsthal, A. Doblin, R. M. Rilke, F. Kafka, A. Schnitzler, H. Mann, Th. Mann, G. Benn, K. Kraus, E. Jiinger, E. M. Remarque, B. Brecht, H. Hesse, 0. von Horvath, K. Valentin, A. Seghers, F. Werfel, R. Walser. S. Freud, E. Canetti, S. Zweig, K. Tucholsky, S. Andres, R. Musil, J. Roth (me veshje shqiptare). H. Broch, R. Huch. H. Lange.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Numri i muajve Janar-Qershor 2019 i revistës letrare Shejzat përfshin shkrime dhe analiza të shumë autorëve shqiptar dhe të huaj si:Ardian Ndreca, Carlo Pardi Suma, Kurt Gostentschnigg, Karl Kaser, Emine Sadiku, Evalda Paci, Lucia Nadin, Ernest Koliqi, Zef Valentini dhe Tahir Kolgjin.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Përralla të bukura me kafshë dhe me ilustrime gazmore nga Ilustratori i njphur italian Claudio Cenuschi. 5 libërthat që përfshin kutia janë: Lopa, Qeni, Delja, Lepuri dhe Kali.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një udhëtim i mahnitshëm në botën magjike të përrallave klasike! Një puzzle sekret në kopertinat e pasme të 6 libërthave.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libër me dritare: Libri im i parë me pyetje dhe përgjigje për Dinozaurët. A e dini sa lloje dinozaurësh ka pasur? Duke hapur dritaret, do të mësoni fakte të papritura e të pabesueshme për këto kafshë dhe botën e tyre të mrekullueshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libër me dritare: Libri im i parë me pyetje dhe përgjigje për Botën. A e dini që bota jonë është plot me gjëra të çuditshme dhe të pazakonta? Duke hapur dritaret, do të mësoni fakte të papritura e të pabesueshme për botën që na rrethon.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çfarë ngjyre donte të kishte kameleoni Leo? Ndërto mozaikët dhe dëfrehu duke mësuar ngjyrat. Me këtë libër ti do të mësosh duke u argëtuar. Ilushtrimet shumëngjyrëshe të krijuara nga Ronny Gazzola.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Shtëpia është një vend i vecantë! Zbulo se ku banon secila nga kafshët, ndërto mozaikët dhë dëfrehu duke mësuar fjalët e reja. Ilustrimet shumëngjyrëshe të krijuara nga Ronny Gazzola.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Sa kafshë jetojnë në fermë? Ndërto mozaikët, kënaqu duke numëruar. Vizato Fermën tonë dhe do mësosh shumë gjëra duke u argëtuar. Ilustrimet shumëngjyrëshe të krijuara nga Ronny Gazzola
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ku është mamaja e Dinos së vogël? Ndërto mozaikët dhe argëtohu duke udhëtuar me të. Me Dinon do mësosh shumë gjëra. 5 puzzel me 6 pjesëza dhe ilustrimet të bëra nga Ronny Gazzola
Çmimi: 500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania