titleToAlt
"Granit Zela shfaqet në rrethet letrare në fillim të viteve 2000, sidomos në shtypin letrar të kryeqytetit, në periodikët e ndryshëm letrarë, ku angazhohet me ese, shkrime e artikuj, kryesisht në gazetën Fjala. Ai është një poet që po e shpërfaq çdo ditë profilin e tij artistik përmes kulturës së të shkruarit, frymëzimeve të realizuara dhe figuracionit tejet profesional që aplikon". Prof. Dr. Roland Zisi, studiues i letërsisë "Megjithatë, lexuesi projektohet në ardhmëri, ai asnjëherë nuk ka munguar. Nuk do t'i mungojë edhe Granit Zelës me këtë libër, në të cilin ai ka gjetur notën e vet origjinale, regjistrin e zërit, intonacionin dhe kureshtinë e gjallë të eksperimentatorit. Struktura e ndërlikuar ritmike e strofës së Zelës përafron tradita të largëta e të afërta, duke i imponuar njësisë së vjershimit një vullnet serioz "zbutësi". Me një ndjeshmëri dhe ndijim harmonik, në poezinë e Zelës është shkrirë një palitër ngjyrimi ekspresiv me përftesa leksikore prej trevës verilindore nga vjen, një plazmikë pothuaj virgjine". Agron Tufa, shkrimtar
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Vetëm njëzet e gjashtë vjeç, heroi kryesor i këtij romani, Herri "Lepur" Engstrëm është një burrë-fëmijë, i zënë në një luftë midis instinktit dhe mendimit, vetvetes dhe shoqërisë, kënaqësisë seksuale dhe detyrës familjare. Frika se mos humbet në rutinën e jetës konvencionale shoqërore dhe fetare e bën të vrapojë dhe t'ia mbathë nga një situatë pa rrugëdalje në tjetrën. - Po ke guxim tëjesh vetja, të tjerët e paguajnë çmimin. - thotë Lepuri. "Lepur, vrapo" është romani i parë i tetralogjisë së Lepurit, që përcaktoi vendin e John Updike si një prej autorëve më të rëndësishëm amerikanë. Autori u vlerësua me çmimin Pulitzer për dy romanet vijuese, "Lepuri është i pasur" dhe "Lepuri prehet". Së bashku me romanin "Lepuri kthehet", kjo tetralogji unike rrëfen historinë nga rinia në vdekje të yllit të dikurshëm të basketbollit, Herri "Lepur" Engstrëm, i cili i përket shtresës së mesme të shoqërisë amerikane. Ngjarjet zënë fill në qytezën imagjinare të Bruërit, Pensilvani, kur instinktivisht, pa asnjë plan të paracaktuar, Lepuri braktis gruan shtatzënë dhe djalin. "Tetralogjia për Lepurin vazhdon të jetë romani më i mirë amerikan pas Luftës së Dytë Botërore". -Julian Barnes, The Guardian "Tetralogjia e Herri 'Lepur' Engstrëmit është kryevepra dhe, pa dyshim, monumenti letrar i Updike. Ashtu si Saul Bellow, Updike është mjeshtër i kalimit nga rrëfimi në vetën e tretë në atë në vetë të parë, nga metafora e fuqishme tek e përditshmja, nga detajet e veçanta te përgjithësimet, nga e njëmendta te metafizikja, nga e frikshmja te komikja". -Ian McEvvan, The New York Review
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nga autori bestseller i Neë York Times për librat “Fillo me pse” dhe “Liderët hanë të fundit”, na vjen një strukturë e guximshme për lidership-in, në botën e sotme që ndryshon vazhdimisht. Si mund të fitojmë në një lojë që nuk ka fund? Lojërat e fundme, si futbolli apo shahu, kanë lojtarë që dihen, rregulla fikse dhe një pikë fundore të qartë. Fituesit dhe humbësit identifikohen lehtë. Në lojërat e pafundme, ato që nuk kanë vijë finishi, si biznesi, politika, apo dhe vetë jeta, lojtarët vijnë e ikin. Rregullat në një lojë të pafundme janë të ndryshueshme sepse lojërat e pafundme nuk kanë një pikë fundore të përcaktuar. Nuk ka as fitues e as humbës - vetëm përpara dhe pas. Pyetja është, si të luajmë që të kemi sukses në lojën ku ndodhemi? Në këtë libër zbulues, Simon Sinek na ofron strukturën për të udhëhequr me një mendësi të pafundme. Nga njëra anë, askush nga ne smund t'i rezistojë emocioneve të shkurtra të një ngritjeje në detyrë apo të fitimit të një gare, e megjithatë këto triumfe zbehen shpejt. Në ndjekje të një kauze të drejtë, ne do t'i zotohemi një vizioni për një botë në të ardhmen që është kaq tërheqëse, saqë do ta ndërtojmë javë pas jave, muaj pas muaji, vit pas viti. Pavarësisht se nuk e dimë formën e saktë që do të marrë kjo botë, përpjekja për ta realizuar këtë i jep kuptim punës dhe jetës sonë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
A doni të përballeni me vetminë? Një shoqëri si jona, e cila ecën me ritme të shpejta, nuk e pranon vetminë. Të jetuarit vetëm shihet si veprim antisocial, madje për disa është diçka kërcënuese. Përse ndodh kështu, kur autonomia, liria personale dhe individualizmi vlerësohen më shumë se kurrë më parë? Kësaj pyetjeje, autorja Sara Maitland i përgjigjet nëpërmjet hulumtimit të qëndrimeve të ndryshme që ka mbajtur shoqëria njerëzore gjatë historisë. Ajo propozon eksperimente dhe strategji për të mposhtur frikën që kemi ndaj vetmisë, na ndihmon t'i praktikojmë ato pa ndjenjën e ankthit dhe na nxit të shohim sa e dobishme është vetmia për njeriun. Duke e përjetuar plotësisht përvojën e të qenit vetëm, mund të frymëzohemi për të zbuluar fuqinë tonë të brendshmë dhe të jetojmë një jetë më të pasur e më të plotë. Seria "Shkolla e jetës "përmban këta tituj: Si të përballemi me vetminë - Sara Maitland • Si të përballemi me sprovat e jetës - Christopher Hamilton Si të përmirësojmë shëndetin emocional - Oliver James • Si të përballemi me moshën - Anne Karpf .. Sara Maitland thekson se çdo qenie njerëzore ka nevoja spirituale dhe mistike, të cilat veç izolimi apo vetmia mund t'i përmbushë. The Indipendent Jetojmë në një shoqëri që e konsideron vetëvlerësimin si një provë të mirëqenies, megjithatë nuk duam të kemi një marrëdhënie të ngushtë me këta persona të admirueshëm, që bartin këtë cilësi. Ne i shohim konvencionet morale dhe sociale si pengesa të lirisë personale, por nga ana tjetër, frikësohemi kur dikush shkëputet nga turma dhe kultivon zakone "të çuditshme". Besojmë që secili ka "zërin” e vet unik dhe, para së gjithash, është krijues, por e shohim plot dyshim dhe mosbesim (në rastin më të mirë) këdo që përdor një nga metodat më të qëndrueshme të zhvillimit të aftësisë krijuese: të qenit vetmitar. Mendojmë se jemi qenie unike, të veçanta dhe e meritojmë lumturinë, por tmerrohemi nga vetmia.Pohojmë se liria personale dhe autonomia janë të drejta dhe të mira, mirëpo e konsiderojmë "të trishtuar, të çmendur ose të keq" këdo që e ushtron këtë liri në mënyrë të pavarur.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Pse e bëni atë që bëni? Pse disa njerëz dhe organizata janë më novatorë, më influencues dhe më fitim-prurës se të tjerët? Pse disa krijojnë besni-këri më të madhe, si te klientët, ashtu dhe te punonjësit? Madje dhe midis të sukses-shmëve, pse disa prej tyre arrijnë të kenë vazhdimisht sukses? Njerëz si Martin Luther King Jr., Steve Jobs, dhe vëllezërit ëright, mund të kenë pak gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin, por të gjithë e kanë filluar me pse. Aftësia e natyrshme e tyre për të filluar me pse, u mundësoi të frymëzonin njerëzit që i rrethonin, si dhe të arrinin gjëra të jashtëzakonshme. Ndërsa studionte liderët që kanë pasur ndikimin më të madh në botë, Simon Sinek zbuloi se ata mendojnë, veprojnë dhe komunikojnë në të njëjtën mënyrë – dhe kjo është krejt e kundërta e asaj që bën kushdo tjetër. Këtë ide të rëndësishme Sinek e quan Rrethi i Artë, dhe paraqet një strukturë mbi të cilën mund të ndërtohen organizata, mund të udhëhiqen lëvizje, dhe mund të frymëzohen njerëz. Dhe e gjitha fillon me PSE. Cilado organizatë mund ta shpjegojë se çfarë bën; disa prej tyre mund edhe të shpjegojnë si e bëjnë; por shumë pak mund të artikulojnë me qartësi pse. PSE-ja nuk ka të bëjë me paratë ose fitimin – këto janë gjithmonë rezultate. Pse ekziston organizata juaj? Pse i bën ato gjëra që bën? Pse klientët blejnë nga një kompani e caktuar? Pse njerëzit janë besnikë ndaj disa liderëve, dhe jo ndaj të tjerëve?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Shëndeti i mirë është baza për një jetë të gjatë dhe të kënaqshme. Dhe lajmi i mirë është se mund të jeni të shëndetshëm për një kohë më të gjatë, nëse ndiqni disa hapa të thjeshtë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Për të rinjtë në France, Folkneri është Zot. Jean-Paul Sartre Për më tepër, krah për krah me Xhojsin dhe ndofta më shumë se ai, Folkneri është eksperimentalisti më i madh ndër romancierët e shekullit të njëzet. Gustaf Hellström, Është risuesi më i skajshëm në historinë e prozës amerikane, shkrimtar që përbën shkollë për avangardën e Evropës dhe Amerikës Latine. J.M. Coetzee Folkneri na ka dhënë, dhe vazhdon të na japë, një mësim të madh, i cili nuk është vetëm mësim për formen artistike, për përdorimin modem të barokut, por është edhe një mësim i thellë historik se si të trajtojmë dukurinë e humbjes, si të pranojmë në histori mundësinë e tragjikes, është, gjithashtu, një mësim i thellë letrar, sepse bën zbulimin e romanit nëpërmjet romanit, zbulimin e fabules e subjektit nëpërmjet rrëfimit të tyre, zbulimin e personazheve nëpërmjet mundësisë që u jep atyre për të vepruar. Karlos Fuentes Marrëzia e librit "Dritë e gushtit", pasqyron besnikërisht marrëzinë e shoqërisë sonë. Folkneri bën mire që thekson qetësinë dhe ngadhënjimin e tragjedisë së fundme të Xho Krishdindit, sepse ajo që e bën të paharrueshëm është të qenit njësh me marrëzinë e librit dhe të kombit.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Libri Gra të vështira tregon për jetë stërmunduese, dashuri të zjarrta dhe marrëdhënie të pazakonta dhe problematike. Gratë në këto histori jetojnë në mes të privilegjeve dhe të varfërisë, gjenden në martesa të lumtura dhe të përndjekura nga krimet e së shkuarës ose shantazhet emocionale. Dy motra kanë qenë të pandashme qëkur u rrëmbyen të vogla dhe tani, të rritura, duhet të negociojnë martesën e motrës së madhe. Një grua e martuar me njërin binjak, shtiret sikur nuk e kupton kur bashkëshorti i saj dhe i vëllai, pretendojnë sikur janë tjetri. Një striptiste që mundohet të përfundojë universitetin, shmang ngacmimet e një klienti të zellshëm. Një inxhiniere me ngjyrë, shpërngulet në pjesën veriore të Michigan për të punuar dhe përballet me kureshtjen dashakeqe të kolegëve dhe me vështirësinë e harrimit të së shkuarës. Që nga grindjet mes vajzave te një nënndarje e pasur në Florida, ku fqinjët përshtaten, konkurrojnë dhe spiunojnë njëri tjetrin, Gay u jep zë një kori grash të paharrueshme, në një përmbledhje brilante, që të kujton shkrimtaret Merritt Tierce, Anne Enright dhe Miranda July.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“E mira dhe e keqja gjenden te njëra-tjetra dhe përzihen në nivel universal: lumturia dhe mjerimi, mençuria dhe marrëzia, virtyti dhe vesi. Asgjë nuk është tërësisht dhe plotësisht më vete.” – këtë ndarje na ndihmon libri që ta bëjmë në jetë..
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumë njerëz thjesht ekzistojnë” – kështu thotë Oscar Wilde dhe këtë sfidë rrok libri i cili trajton në mënyrë shterruese kuptimet e fjalës Lumturi dhe shtigjet sesi ta arrijmë atë
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania