titleToAlt
Autorët e këtij libri, gjithashtu, janë përpjekur të ofrojmë një udhërrëfyes turistik për rajonin e gjerë jugperëndimor, ku gjenden qytete të rëndësishme historikë si Gjirokastra, me pasuri ndërtesash historike, peizazhet e bukur malorë dhe bregdetin e Adriatikut. Parku Kombëtar i Butrintit përmban disa prej gjetjeve më të rëndësishme arkeologjike në Ballkan dhe është, gjithashtu, një rezervat i rëndësishëm dhe i mrekullueshëm natyror. Ky Park Kombëtar është i njohur botërisht dhe është kthyer në fokus të zhvillimit të turizmit në jugperëndim të Shqipërisë.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Njerëzit ngacmohen seksualisht nga pikturat dhe skulpturat; ata i thyejnë; i gjymtojnë, i puthin, qajnë përpara tyre dhe bëjnë udhë të gjata për t’i parë; ato u fashitin inatin, i përndezin emocionalisht dhe i shtyjnë të ngrenë krye. Njerëzit shfaqin mirënjohjen përmes tyre, presin që ato t’i lartësojnë dhe emocionohen sa s’thuhet prej empatisë dhe frikës që u ngjallin. Ata kanë reaguar gjithmonë kësisoj; madje vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe sot. Ata janë sjellë kështu si në shoqëritë që ne i quajmë primitive, ashtu edhe në ato moderne; në Lindje dhe në Perëndim, në Afrikë, Amerikë, Azi dhe Europë. Janë pikërisht këto lloj reagimesh ato që formojnë subjektin e këtij libri, dhe jo konstruksionet intelektuale të kritikut e studiuesit apo ndjeshmëria e njerëzve të kulturuar. Interesi im lidhet me ato përgjigje emocionale që i nënshtrohen ndrydhjes, duke qenë se janë tepër turbulluese, të potershme, të ashpra dhe asfare të kulturuara; ato na ndërgjegjësojnë për afërsinë që kemi me të pashkolluarit, të pagdhendurit, të pazhvilluarit; kjo sepse ato reagime emocionale kanë rrënjë psikologjike, të cilat nuk na pëlqen t’i pranojmë. “Ky është kushtrimi i fundit për të zgjeruar njohuritë në historinë e artit. Dhe ky na kujton mënyrën veçanërisht të drejtpërdrejtë përmes së cilës arti, ndryshe nga letërsia, punon në imagjinatë.” Michael Kimmelman, New York Times
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
Ky libër ambicioz e sqarues ofron një analizë të ideve estetike dhe intelektuale që drejtuan krijimtarinë letrare gjatë 150 viteve të fundit. Calinescu, diskuton me mendjemprehtësi të rrallë dhe elegancë rreth marrëdhënieve komplekse midis konceptesh që përdoren rëndom, por rrallëherë janë përcaktuar saktësisht. Duke vepruar kështu ai u jep një ndihmë të veçantë studimeve bashkëkohore dhe kritikës. Gjithmonë ka qenë e vështirë të datohet me përpikëri shfaqja e një koncepti, aq më tepër kur koncepti në shqyrtim ka qenë gjatë gjithë historisë së tij kaq i ndërlikuar dhe kaq i aftë për të mbjellë mospajtime sa koncepti i "modernitetit".
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Arkeologjia e mëngjesit me Redaktor: Gëzim Qëndron dhe grup autorësh. Botuese: "Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës" studim kulturor shumë-disiplinësh - Përsiatje rreth veprës së piktorit Rexhep Ferri nga grup autorësh. Faqet e librit 128. Studimi i periudhës së artit modernist të Kosovës, të përfaqësuar në rastin e këtij botimi nga vepra e prof. Rexhep Ferrit, njërit prej artistëve më të shquar modernistë shqiptarë, të kujton pikërisht një lloj arkeologjie të mëngjesit (një mëngjes që për ta kuptuar duhet të rrëmosh thellë nëpër terrin e kohërave). Togfjalëshi i titullit është dukshëm edhe njëfarë tautologjie e metaforës së Bernardit të Shartrës, sepse bart në vetvete tensionin e skajshëm semantik të paradigmës moderniste: ajo u shfaq si mëngjesi vezullues i një lloji të ri, pas shumë të tjerëve mbi të cilët kishte rënë muzgu e që tashmë ishin kyçur përgjithmonë në sarkofagun e historisë. [...] Tek e fundit, historia e artit është edhe njëfarë arkeologjie mëngjesesh, ku cilido brez shfrytëzon përvojën e atyre që jetuan përpara tij për t’i dhënë kuptim dhe substancë mëngjesit që sapo ka nisur për të, duke nxituar të lërë gjurmën e tij përpara perëndimit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Këta dhjetëvjeçarët e fundit po jetojmë në gjirin e një kulture që parapëlqen famën, pasurinë dhe pushtetin, dhe pjesës më të madhe të njerëzve u kanë mbushur mendjen se aty qëndrojnë vlerat e vërteta me të cilat duhet përshtatur. Ajo që nuk dimë është se prapa kulisave, ata që tërheqin fijet, mbeten të panjohur. Ata e dinë që pushteti i vërtetë është ai që nuk shihet. Dhe pastaj, kur është tepër vonë, jemi kapur në grackë. Ky libër flet pikërisht për këtë grackë. Te libri “Fitimtari është i vetëm”, tri nga katër personazhet shohin t’u manipulohen ëndrrat: Igori, milioneri rus, që mendon se ka të drejtë të vrasë për një çështje të drejtë, të shpërfillë vuajtjen e një qenieje tjetër, apo të fitojë hiret e gruas që dashuron. Hamidi, manjati i modës, niset me qëllimet më të mira, deri sa e vë përfund sistemi që po përpiqej të përdorte. Gabriela, e cila, si shumica e njerëzve sot, është e bindur se lavdia është qëllim në vetvete, shpërblimi më i lartë në një botë që përlëvdon famën si plotësimin e epërm të jetës. Ky libër nuk është një roman drithërues, por një tablo e saposkicuar e botës së sotme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në Rusi, ndikimi femëror mbi politikën ka zënë rrënjë në një traditë historike të habitshme për t’u shndërruar më pas në një dukuri të njëmendtë qytetërimi. Rusët morën zakonin t’i quanin këto gra me influencë “caresha”, qoftë edhe kur ato nuk kishin asnjë lidhje me familjen perandorake. Ky ndikim arriti kulmin në shekullin XVIII, kohë kur vendi u drejtua nga pesë perandoresha, çka përbën një fakt historik të papërsëritshëm në të gjithë historinë e botës. Ambiciet vetjake, dobësitë e tyre psikologjike, do të jenë në qendër të këtij rrëfimi duke na ndihmuar të kuptojmë të papriturat e historisë së këtij vendi. Pasioni, tradhtia, konfliktet e pamëshirshme, të gjitha elementet e dramave të mëdha janë të pranishme në këtë tablo. Arkiva të reja sekrete dhe dëshmi të pabotuara, që lidhen sidomos me vitet e fundit, do t’i japin këtij rrëfimi kthesa të papritura.
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania