titleToAlt
Xhejn Margo është një vogëlushe e vetmuar. Mamaja e saj, një producente e fuqishme në Broduej, i përkushtohet asaj vetëm një herë në javë, në udhëtimin e tyre të së dielës, kur shkojnë për të parë bizhuteri te Tifani. Xhejn ka vetëm një shok: një burrë të pashëm, inkurajues, gazmor, i cili quhet Majkëll. Ai është i përsosur. Por vetëm ajo arrin ta shohë. Megjithatë, Majkëlli nuk mund të qëndrojë përgjithmonë. Në 9-vjetorin e Xhejnit ai e braktis, duke i premtuar se ajo do ta harrojë shumë shpejt. Vite më vonë, kur Xhejn i ka mbushur tridhjetë vjeç, është po aq e vetmuar sikurse ishte fëmijë. Dhe, pavarësisht suksesit të saj si dramaturge, është gjithnjë e më shumë e bllokuar nga autoriteti i së ëmës. Më pas, ajo takon dikë – një burrë të pashëm, inkurajues, gazmor. Ai është i përsosur. Emri i tij është Majkëll…
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania