Pra, çfarë njeriu jeni? Më shpejt - filloni, rrëfemëni historinë tuaj.
- Historinë! - thirra unë i trembur, -" historinë! Kush ju tha se unë kam një histori timen? Unë nuk kam histori...
- Po si keni jetuar kur nuk keni histori? - ma preu fjalën duke qeshur.
- Krejt pa asnjë histori kam jetuar, të asnjë trajte. Jetoja, siç thuhet nga anët tona, krejt i ndarë nga tufa, pra fare fillikat... I vetëm, i vetëm fare... E kuptoni se çfarë nënkupton i vetëm fare?
- Po si vallë, krejt i vetëm? Pra, ju kurrë nuk keni parë ndokënd?
-Oh jo, për të parë, kam parë - e megjithatë jam i vetëm.
- Po ju nuk fjalosni, vallë, me asnjë?
- Në kuptimin e ngushtë, me asnjë.
- Po kush jeni ju, shpjegohuni!
- Heshtni dhe dëgjoni. Para së gjithash, po vë një kusht: mos ma prisni fjalën, përndryshe, besoj se do të ngatërrohem. Pra, dëgjoni urtë.
Çmimi:
500 Lekë