titleToAlt
Vepra më e rëndësishme letrare e Konicës është padyshim proza e gjatë satirike "Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit". Ndonëse e pakryer, ajo përfaqëson tiparet më karakteristike dhe vlerat e tij si shkrimtar në përmasa të gjera. "Doktor Gjipëra" u shkrua dhe u botua në gazetën "Dielli" në vitin 1924. Ishte koha kur kish triumfuar Revolucioni i qershorit dhe në gjirin e shoqërisë shqiptare zhvillohej një luftë e ashpër politike, para saj shtroheshin probleme jetike si: zgjidhja e formës së regjimit, reforma agrare, demokratizimi dhe modernizimi i aparatit shtetëror, emancipimi kulturor kombëtar etj. Vepra e Konicës është pjellë e kësaj kthese socialhistorike që sapo niste në jetën e popullit tonë. Autori mori shkas nga vrasja e dy qytetarëve amerikanë në Mamuras, që organizoi reaksioni feudal. Konica krimin e Mamurasit nuk do ta vështronte si një rast të veçuar, po si një ngjarje me kuptim të gjerë shoqëror, ku mplekseshin interesa e synime të qarqeve të caktuara dhe shfaqej lufta politike e kohës. Kjo ngjarje do të zgjonte idealet liridashëse dhe iluministe të shkrimtarit dhe do ta frymëzonte krijimin e një vepre, që do të hidhte dritë dhe do të përgjithësonte realitetin shqiptar bashkëkohor.'
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Vepra e Konicës ku duket më qartë erudicioni dhe personaliteti i tij si njohës i thellë i botës shqiptare, është pa dyshim “Shqipëria – kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore.” E shkruar midis viteve 1936-1939, me kërkesën e botuesit Robert MacBridge, për të mbushur sadopak boshllëkun e ndjeshëm në literaturën angleze për këtë vend të panjohur të Evropës, ajo duhet të ishte një histori me karakter popullarizues. Në atë kohë Konica kishte arritur moshën 60-vjeçare dhe fakti se u mendua plot 11 ditë për t’iu ppërgjegjur pozitivisht kërkesës, tregon qartë se ishte i vetëdijshëm për mundin dhe rropatjet që kërkonte një vepër e tillë. Nëse e pranoi këtë barrë, nuk e shtyri as honorari, as lavdia, po vetëm dashuria për t’i shërbyer atdheut. Nuk mund të thuhet se kjo është vepër historike e mirëfilltë, që nga Ilirët te Mbretëria e Zogut, madje as divulgative, për arsye se autori lë menjanë parimin bazë të historiografisë, kronologjinë. E shkrojtur në formë esesh, me qëllim që të ishte sa më tërheqëse, autori e fokuson vështrimin në një qerthull temash që synojnë të nxjerrin në pah identitetin në çdo fushë, që nga veshjet, gjuha, muzika, deri te vetitë morale dhe karakteri shqiptar, duke i lënë ngjarjet historike vetëm në sfond. Vepra është një polemikë e hapur, dinjitoze, lojale, e argumentuar me fakte për të hedhur poshtë shpifjet e përhapura me zell shovinist nga “akademikë” dhe nga pseudodijetarë serbë e grekë, të cilët me një fushatë të organizuar qëllimisht prej më se një shekulli, ishin përpjekur ta demonizonin popullin shqiptar duke e paraqitur në sytë e Evropës si një tribu të egër nomade, pa histori, pa kulturë, pa asnjë veti qytetërimi. Çdo lexues befasohet nga sasia e madhe e informacionit dhe e referencave që gjen në faqet e këtij libri me përmasa modeste. Nëse dikush do të ishte kureshtar të mësonte ç’kanë thënë të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë njëzet shekujve, asgjëkundi nuk mund t’i gjejë në mënyrë më të përmbledhur e më koncize se sa aty dhe do t’i shtohej respekti akoma më tepër për autorin, sapo të mësonte se shumë prej tyre i ka zbuluar ai vetë si hulumtues i palodhur. Konica ka neveri ndaj pasioneve nacionaliste, prandaj u lutet lexuesve ta falin dhe ta justifikojnë, poqese u krijohet një mbresë e tillë, e cila e ka burimin jo te pikëpamjet e tij, por nga që historia e Shqipërisë është trajtuar duke u mbështetur në dëshmitë subjektive të armiqve të saj. Kjo ndrojtje e shtyn Konicën të kërkojë ndihmën e referencave autoritative të personalitetevve të huaja, qofshin albanologë, historianë, dijetarë e udhëtarë, sepse kësisoj ruante më mirë këndvështrimin e një studiuesi serioz. Për Konicën, nacionalizmi dhe dashuria për atdheun ishin dy nocione krejt të kundërta. Dashuria për kombin, për traditat e vyera duket në çdo faqe. Bukuria fizike e Shqipërisë me male në formë amfiteatri e me shkrepa ku ndërton folenë shqiponja, me lumenjtë që zbresin drejt detit me një oshëtimë të veçantë, sa atij i duken si persona të gjallë, e entusiazmon Konicën poet. Në shmë faqe hhasim një apoteozë të natyrës shqiptare në prozë, e cila nga bukuria artistike rivalizon me poemën e Naim Frashërit “Bagëti e Bujqësi”. Natyrën dhe klimën, sidomos përbërjen malore ai i sheh në një korelacion të pandashëm me jetën, traditat, qëndresën, etikën dhe virtytet e shqiptarit. Ai thekson se malet kanë qenë mbrojtja më e mirë, fortesat natyrale kundër pushtimeve të huaja dhe asimilimit, ashtu sikurse kanë ndikuar edhe për një veçim konservator në organizimin shoqëror. Madhështia e Konicës duket në trajtimin e pavarur të shumë subjekteve që analizon, duke mbajtur kurdoherë qëndrim realist dhe objektiv. Ai është aq i drejtë si shkencëtar dhe aq i ndershëm si qytetar, sa të mos mbyllë sytë as përpara veseve a të metave të bashkatdhetarëve të vet, shpesh duke gjetur edhe shkaqet burimore të këtyre dobësive, me qëllim që t’i bëjë më të ndërgjegjshëm e më të vetëdijshëm për kërkesat që shtronte koha. Ndërmjet eseve të “Kopshtit Skëmbor”, Konica na ka mundësuar të shohim pikëpamjet e tij më thelbësore në fushën filozofike, historike, politike e gjuhësore
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Vëllim i katërt përmbledh letërkëmbimin. Letërkëmbimi është aq i gjerë, saqë ky kapitull mbetet i hapur. Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s'kemi gjë për të thënë! Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të!Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë, që të flasim jo vetëm me paanësi, por dhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një përmbledhje selektive e studimeve mbi Faik Konicën, jetën dhe veprën e tij.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania