titleToAlt
Faza e vështirë e tranzicionit e shënjuar nga shthurja e shtetit (në Shqipëri) dhe lufta (në Kosovë e Maqedoni) nuk ka përfunduar në hapësirën gjuhësore shqiptare. Strukturat e shoqërisë civile arritën të formohen vetëm në kushte pikënisjeje nga më modestet. Në thelb në Shqipëri elitat e vjetra e ruajtën pushtetin e tyre. Kjo do të thotë, se ato, si instrument i rëndësishëm pushteti, nuk e lëshuan nga dora as kontrollin mbi të kaluarën. Shkenca historike shqiptare vijoi edhe tradita të tjera të epokës komuniste. Ajo nuk e merr parasysh fare ose thuajse fare shkencën ndërkombëtare, por izolohet sa mundet prej saj. Historianët shqiptarë marrin pjesë shumë rrallë në tubime ndërkombëtare. Për këtë arsye nga ana metodike studimet kanë mbetur në pjesë të madhe në gjendjen e fillimviteve pesëdhjetë, kur studimet shqiptare u ngritën me ndihmën e Bashkimit Sovjetik; edhe më të vjetra janë metodat që etërit themelues të historiografisë shqiptare patën mësuar më së shumti në Austrinë e viteve tridhjetë. Në përputhje me këtë, studiues të jashtëm, rezultatet e të cilëve nuk përkojnë me kuadrin nacional-stalinist të historisë, ashtu si dhe intelektualë vendas që përfaqësojnë mendime të ndryshme, përgojohen shpesh me argumente apo sajesa jashtëshkencore. Një kulturë debati shumë e dobët, shenjë e një mungese të ndjeshme të shoqërisë civile, vështirëson mjaft shkëmbimin shkencor. Kësaj i shtohet fakti që studiuesit e specializuar e kanë humbur prej kohësh epërsinë interpretuese mbi historinë. Nga revistat e pakta, që pasqyrojnë më së miri ngurtësinë mendore dhe armiqësinë ndaj diskutimit të historiografisë, në masmediat dhe në forumet e internetit është depozituar debati që shpesh nuk plotëson as edhe kriteret minimale të cilësisë.
Çmimi: 1200 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania