titleToAlt
Elisa Dutoni i friket përjetimit të festave të fundvitit. Para tri vitesh, mësoi se i shoqi e tradhtonte me shoqen e saj të ngushtë. Pas divorcit, ajo mbeti e vetme, trokë dhe e mbushur me pasiguri për jetën. Një ditë nëntori, i afrohet një i panjohur. Në të vërtetë, jo edhe aq i panjohur, sepse ajo e kishte parë edhe më herët në godinën ku punonte, por nuk ishin takuar asnjëherë. Ai i bën Elisës një propozim: për tetë javët në vijim - deri në vigjiljen e Krishtlindjes - ata duhet të shtiren sikur janë çift. Gjithashtu, i panjohuri ka përpiluar edhe një kontratë: 1. Nuk lejohen pyetjet shumë personale. 2. Nuk lejohen skenat. 3. Askush nuk duhet ta dijë të vërtetën. 4. Kontrata përfundon në vigjilje të Krishtlindjes. Elisa e vetmuar habitet edhe vetë kur e pranon propozimin e tij. Me kalimin e ditëve, siguria e marrëdhënies së tyre të shtirur duket sikur i shëron pak nga pak plagët e saj, por sapo ajo mendon se ka rigjetur lumturinë, sekreti më i madh i jetës së saj do të dalë në dritë, duke ia rrezikuar atë. Por ndoshta, Elisa nuk endet e vetme në botën e errët të sekreteve të ruajtura në skutat më të thella të mendjes.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Fjalët e thëna në tualetin e femrave duhet të mbeten aty, por ato që dëgjon Trudi gjatë funeralit të tetos, do t’i ndryshojnë asaj jetën. Trudi ka një vajzë të sapodalë nga adoleshenca dhe me një mal me probleme, një burrë me dy fytyra, i cili e ka tradhtuar gjithë kohën, dhe një nënë që vuan nga alzhajmeri. Billi Li Takeri, një nga banorët e qytetit të Tishomingos, Oklahoma, ka qenë fqinji i teto Gertës, e cila e ka lënë me testament që ai të ndihmojë Trudin për rikonstruktimin e shtëpisë së saj thuajse të rrënuar. Kjo i volitet shumë Billi Lisë, i cili e ka dashuruar Trudin që kur ishin në fillore, dhe fakti që do të kalojë sadopak kohë me të, është si realizimi i një ëndrre. Pak nga pak, vendin e shtëpisë së rrënuar e zë një shtëpi e bukur, bashkë me të cilën lind edhe një marrëdhënie e veçantë. Por a e kanë trembur Trudin thashethemet në tualetin e femrave, aq sa të mos guxojë të ëndërrojë për një të ardhme me Billi Linë?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Madalena Harti është një vajzë e bukur, e zgjuar dhe e etur për sukses, me një të ardhme të ndritur në qeverinë britanike. Ajo vjen nga një fëmijëri e varfër, por mbart edhe një të fshehtë të errët: është e dashura e kryeministrit Xhonatan Lankaster. Pasi Madalena zhduket në ishullin e Korsikës, mësohet se rrëmbyesit e saj janë në dijeni të këtij fakti dhe kanë ndër mend ta bëjnë kryeministrin britanik t’i paguajë shtrenjtë mëkatet e tij. Nga frika e një skandali që mund t’i shkatërrojë karrierën politike, Lankasteri vendos ta zgjidhë çështjen privatisht, pa përfshirë policinë. Gabriel Aloni, një vrasës dhe restaurues veprash arti, duhet ta gjejë Madalenën brenda shtatë ditësh, para se ta ekzekutojnë. Ai i hyn një loje të rrezikshme, ku asgjë nuk është ashtu siç duket dhe ku e vetmja gjë më e rrezikshme se armiqtë e tij, është e vërteta...
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Mendoni si mund të jetë një vit pa Krishtlindjet: pa dyqanet plot me njerëz, pa festën e mërzitshme, pa tortat me fruta dhe dhuratat. Pikërisht këtë kishin ndër mend Luter dhe Nora Kranku, kur vendosën që të paktën një herë të vetme t'i shmangnin të gjitha këto. Shtëpia e tyre në Hemlok do të ishte e vetmja pa Plakun e Krishtlindjeve në çati; nuk do të organizonin festën e tyre të përvitshme, madje nuk do të blinin as pemën e Krishtlindjeve. Nuk do të kishin nevojë për një gjë të tillë, pasi më 25 dhjetor ata do të nisnin lundrimin nëpër Karaibe... Një përrallë klasike për kohët moderne. Romani sjell një këndvështrim gazmor të gjurulldisë dhe emocioneve, që bëhen pjesë e kësaj feste tradicionale.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Në vitin 1970 një nga gazetat më të suksesshme javore, "The Ford County Times", falimenton. Për habinë e të gjithëve pronësia e kësaj gazete i kalon një 23-vjeçari të flakur nga universiteti me emrin VVillie Traynor. Perspektiva e gazetës duket e zymtë deri në kohën kur një nënë e re përdhunohet brutalisht nga një vrasës që i përket familjes famëkeqe të Pexhitëve. Me të rrëfyer Willie Traynor-i aktin e shëmtuar deri në hollësi, gazeta fillon të eci. A do të gjykohet i paprekshmi Deni Pexhit? A është burgimi i përjetshëm realisht burgim i përjetshëm në Misisipi, sidomos për Pexhitët? Cili do të jetë gjykatësi i fundit i çështjes?
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Në orët e tij të fundit në Zyrën Presidenciale, Presidenti që së shpejti do të largohet nga detyra, firmos një amnisti të diskutueshme nga ato "të minutës së fundit" për Xhoel Bekmanin, një ndërmjetës qeveritar famëkeq i Uashingtonit që gjashtë vitet e fundit i ka kaluar në një burg federal. Presidenti e ka lëshuar këtë amnisti vetëm pasi ka pasur shumë presion nga CIA. Me sa duket Bekmani në ditët e tij më të mira si ndërmjetës, mund të ketë marrë vesh sekrete që komprometojnë sistemin më të ndërlikuar në botë të mbikëqyrjes satelitore. Pyetja për të cilën CIA pret përgjigje është: Kush do ta vrasë?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Alisia Bakëll është gruaja e një menaxheri simpatik reklamash. Ajo është një dramaturge e zhgënjyer dhe mësuese teatri. E pakënaqur me jetën, vendos të marrë pjesë në një sondazh online mbi martesën në shekullin XXI. Me përdoruesin "Gruaja 22", ajo zbulon se anonimiteti është çlirues. Por ajo fillon edhe të ndiejë gjëra që nuk duhet t'i ndiejë, gjëra që ka kohë që nuk i ndien. Historia shpaloset nëpërmjet statuseve në Facebook, kërkimeve në Google, pyetësorëve dhe rrëfimit në vetën e parë, duke satirizuar fiksimin tonë për internetin dhe lehtësinë për t'u shpalosur të huajve sekrete që nuk mund t'ua themi atyre që duam. "Të pathënat e një martese" është përkthyer në 30 gjuhë dhe po kthehet në film. Në pellgun e dyndur të romaneve mbi krizën e moshës së mesme, "Të pathënat e një martese" të ndihmon të mos mbytesh.Të pathënat e një martese" është lnstagram gazmor i dashurisë në një botë të ndërlidhur. Nuk është vetëm historia e një martese të lodhur apo drama e përvuajtur e një vajze beqare. Jo, ajo i prek nga pak të gjitha, duke filluar nga jeta familjare në shekullin XXI, te shokët në Facebook dhe tek akti i dhimshëm i google-imit të vetvetes.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania