titleToAlt
Libri “Përkthimi, një histori pasioni” i Eshref Ymerit që po vihet në dorën e lexuesve, pasuron dukshëm serinë e botimeve në shqip që u janë kushtuar problemeve të përkthimit, që nga shkrimet, artikujt, esetë, intervistat, studimet e gjer te librat. Libri është i ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë, që përbëhet prej njëmbëdhjetë kapitujsh, autori ka trajtuar një gamë të gjerë problemesh që fillojnë me lindjen e termit “përkthim” që në lashtësinë e kryehershme. Është e udhës të vihet në dukje fakti se në këtë libër, autori, para se të trajtojë llojet e përkthimit në aspektin e tekstit të përkthyer (materiale dokumentare, informative dhe shkencore, prozë publicistike, politike dhe filozofike, prozë artistike dhe poezi), është ndalur në analizën e përkthimit, si njëri nga llojet e kahershme të veprimtarisë së njeriut, që nga antikiteti e deri në ditët tona. Theksi është vënë në rolin e pazëvendësueshëm të përkthimit në pasurimin e gjuhës përkthimore, si në Perëndim, ashtu edhe në Lindje. Ai, përmes fjalëve të Montenjit (Michel de Montaigne), ka nxjerrë në pah kontributin e shquar të Zhak Amios (Jacques Amyot)në pasurimin e gjuhës franceze me përkthimin e veprës së Plutarkut “Jetë paralele” dhe, përmes fjalëve të Pushkinit – kontributin e Nikollaj Gnjediçit në pasurimin e gjuhës ruse me përkthimin e “Iliadës”. Me këtë rast, Eshref Ymeri ka nënvizuar se kultura jonë kombëtare krenohet me përkthyesin e saj të shquar, profesorin Gjon Shllaku, i cili, me përkthimin e “Iliadës”, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për pasurimin e leksikut të gjuhës shqipe.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
I pari fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, fjalor gjithëpërfshirës me fjalë dhe shprehje nga gjuha letrare, shkencore, e mediave, e folur, bisedore e krahinore, sa kohë që këto kanë një a më shumë sinonime në gjuhën shqipe.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Fjalori i madh frazeologjik italisht-shqip: •Është i pari fjalor i këtyre përmasave në ballafaqimin e italishtes me shqipen. • Krahas barazvlerësve të shqipes, në mjaft raste nuk mungojnë as variantet e tyre në gjuhët e tjera, si në anglisht, rusisht apo frëngjisht. • U shërben të gjithë atyre që studiojnë gjuhën italiane në shkollë, në kurse apo në mënyrë të pavarur. •Ndihmon studentët dhe mësuesit e gjuhës italiane në pasurimin e njohurive të tyre me fakte interesante nga origjina e mjaft shprehjeve frazeologjike të itaslishtes në shumë fusha të dijes. • Barazvlerësit e shprehjeve frazeolgjike të shqipes dëshmojnë për pasurinë e pamatë të frazeologjisë së gjuhës shqipe dhe përballë shprehjeve frazeologjike të italishtes, në shumë raste formojnë vargje të tëra sinonimike.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Libri “Gjeniu i madh Edgar Kejsi”, është një libër ku autori ka dhënë shpjegime dhe ka bërë parashikime për: rimishërimin, vendndodhjen e kapsulës së të fshehtës së njerëzimit, qëllimin e ndërtimit të piramidave, ndikimin e meditimit dhe të ëndrrave në jetën e njerëzve, raportin e trupit me shpirtin, çfarë ndodh me shpirtin pas vdekjes, përshkrimin e jetës në kontinentin e zhdukur të Atlantidës, ndryshimet që do të ndodhin në planetin tonë dhe të ardhmen e njerëzimit.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania