titleToAlt
FATMIR MINGULl Ka lindur më 27 shkurt 1946 në Tiranë. Eshtë diplomuar në fakultetin e Inxhinerisë Mekanike të Universitetit të Tiranës, më 1969. Ka punuar si kryeinxhinier në UMB, drejtor në ORMN dhe me 1991 ka qenë Kryetar i Bashkisë së qytetit të Durrësit. Ka dhënë leksione në Univeristetin e Tiranës në degën e Inxhinierisë mekanike si dhe në Universitetin "Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe lektor i jashtëm për aplikime të paneleve diellore Shqipëri. Mbas viteve '90 ka kryer një sërë studimesh si kritik letrar, duke dhënë kontribute të vyera në fushën e kritikës letrare dhe të lëvrimit të esesë. Artikujt e tij janë botuar vazhdimisht në organet më kryesore të artit dhe kulturës në Shqipëri. Studimet e Fatmir Mingulit janë botuar ne organe të shtypit të shkruar në Shqipëri, si dhe në Maqedoni, Kosove, Rumani, Kroaci ctj. Një kontribut të madh ai luan në botimet e blogjeve elektronike duke qene aktiv në trajtimin modern të problemeve që Ietërsia ka sot.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Adela Vllamasi lindi në Durrës, më 21 Tetor 1986. Kreu studimet pranë' Universitetit të Tiranës. duke u Diplmuar me rezultate të larta. Zhvilloi Masterin dy-vjeçar pranë Universitetit Katolik 'Zonja e Këshillt të Mirë" dhe rendit pjesmarrjen në trajnime, konferenca, konkurse e ëorkshope brenda dhe jashtë vendit, duke ofruar gjithashtu ekspertizë, facilitim dhe konsulencë mbi organizimin strategjik për një sërë organizmash kombëtarë e ndërkombëtarë. Ajo spikali që në shkollë të mesme në lëndën e letërsisë. Pasioni i saj për literaturën u materializua në librin me poezi "Trëndafili i Vjenës". Është adhuruese e autorëve shqiptar si lsmail Kadare, Lasgush Poradeci, Fan Noli e Dritero Agolli, si dhe e autorëve të huaj si Sharl Bodler -për poezinë dhe Sveva Casati Modignani - për prozën.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Vetëdeklarimi i autorit se "Lexoj shumë dhe shkruaj pak, vetëm kur ndjej se kam diçka për të thënë", tregon se në krijimtarinë e tij, lexuesi gjen diçka me vlerë. Ka botuar: • Librin: "Shqipëria një zhgënjim i madh për Kosovën", Sh. B. "Marin Barleti", 2003. • Romanin: "Maratonomaku i dashurisë", Sh. B. "ERIK", 2004. • Përmbledhje me poezi: "U ngjita apo rashë", "ERIK", 2017. Shumë nga poezitë e këtij vëllimi, sidomos ato mbi filozofinë e jetës, i trajton në frymë dialoguese që zgjojnë interes të veçantë tek lexuesi, të hulumtojë në vetvete për çfarë shkruan autori. Autori ka edhe dorëshkrime të tjera në prozë e në poezi, që presin radhën e botimit.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
“Tregime të lindura prej vuajtjeve unike të njërit prej popujve më të vjetër të botës, hebrenjve, janë ato, që kryesisht trajton Jakov Solomoni, njeri i letrave tashmë në Shqipërinë e tij të paharruar, e cila i shërbeu atij si Atdhe i Dytë: prej ditës së lindjes e deri në moshën e pjekurisë e më pas burrërimit. Sot ai nuk ndodhet më në këtë vend. Me zemër, pa dyshim vijon të jetë. Ngaqë, përfundimisht edhe ai, si mjaft bashkëpatriotë të tij të lindur e rritur në toka të huaja, është kthyer së fundi në “Tokën e tij të premtuar”... Që e ëndërroi pa pushim një jetë të tërë.”-Robert Martiko.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të njiheni me botën mister, botën e padukshme, e cila zë një vend të rëndësishëm në jetën tonë. Do të njiheni me jetën pas vdekjes, ëndrrat lajm, më frikën për vdekjen, të cilat na orientojnë të kthehemi e të shikojmë se “bota mister” nuk është gjë tjetër veçse Fuqia e Madhe e Zotit. Shumica e njerëzve nuk besonjë në të, por kjo nuk do të thotë të mos besosh dhe respektosh ata që e shohin e besojnë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Të dashur Mësues, Prindër dhe nxënës! Pas librit të parë didaktik për fëmijet e kopshteve 'MARIUSI SHKON NË KOPËSHT", në dorën tuaj vjen ky libër i ri për nxënësit e shkollës fillore. Në fund të çdo kapitulli, do të gjeni disa pyetje, me qëllim që nxënësi jo vetëm të argëtohet duke lexuar përrallën, por edhe të kuptojë sa më mirë përmbajtjen e saj. Përveç përrallës së ndarë në shtatë kapituj, do të keni mundësinë të mësoni edhe shtatë vjersha të thjeshta dhe edukuese, për t’i recituar. Mos harroni të ngjyrosni figurat!
Çmimi: 150 Lekë
titleToAlt
Libri “Unë, Çelentano dhe polici”, i shkrimtarit dhe publicistit të njohur sportiv, Skifter Këlliçi, përfshin një hapësirë kohore prej më shumë se gjysmë shekulli (1938-1985). Tregimet humoristike nisin me episode gazmore, ku objekt bëhet mikrofoni, kamera në duart e legjendave të tyre, folës, komentatorë etj. Janë tregime që lexohen me endje dhe kërshëri të madhe.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në antologjinë “Eja ta lexojmë bashkë një vjershë” Prof.As.Dr. Astrit Bishqemi ka zgjedhur vjersha nga autorë të ndryshëm, jo vetëm brenda kufijve shtetërorë, po edhe të autorëve nga Kosova etj., krijimtaria e të cilëve është pronë e pjesë e pandashme e letërsisë shqipe për fëmijë dhe e programit mësimor të arsimit 9-vjeçar.Për secilën poezi është bërë një koment i shkurtër. Komentet u drejtohen në radhë të parë lexuesve të vegjël. Kësisoj i jemi larguar orës së mësimit, ecurisë metodike strikte, të pastër e të njëjtë, që shpesh i bën monotone e aspak interesante orët e mësimit. Shpresojmë që me këtë botim t'u ndihmojmë sadopak fëmijëve për t'ua shtuar dashurinë ndaj poezisë. Gjithashtu, edhe mësuesve në punën e tyre...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Të dashur fëmijë! Libri që mbani në dorë do t’ju mësojë të jeni vetvetja, të besoni në forcat tuaja dhe ta gëzoni jetën me të gjitha të mirat që ka ajo. Do t’ju ndihmojë të përballeni me rreziqe dhe t’i kaloni me sukses ato; t’i bëni ballë stresit dhe ankthit; të mësoni në çdo hap që hidhni, duke shijuar çdo çast që kalon. Çdo pjesë është një shembull që tregon se si ju mund ta realizoni këshillën e dhënë në përditshmërinë tuaj. Në fund të librit do të gjeni disa pyetje që do t’ju ndihmojnë të kuptoni sa më mirë mesazhet që përcjell ky libër; do t’ju ndihmojnë të testoni vetveten, por edhe të diskutoni me shokun e shoqen tuaj; me prindërit apo mësuesen. Do t’ju nxisin të jeni krijues.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Autori, Vladimir Karpov, futet në labirintet e fshehta të jetës (prapaskenë) të Stalinit dhe shpalos para lexuesve donzhuanizmin e "udhëheqësit të madh". Si shumë gjëra të tjera që prekeshin prej tij, edhe dashuria, shndërrohej në tragjedi të mjaft njerëzve të pafajshëm. Gjithçka është e mbështetur në fakte e dokumente.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Jetojmë në një qytet As s’flasim, as s’plasim. Brenga sa një planet As s’heshtim, as s’thërrasim. Vdekja diku na pret As s’falim, as s’vrasim. Jetojmë në një qytet Do plasim a do flasim?!
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Kam në dorë librin Kujtime të Ismail Qemal Bej Vlora, të cilin e lexova me shumë vëmendje dhe dëshirë. Përfundimi, pasi mbarova së lexuari: s’dija pothuajse asgjë nga gjithë ajo veprimtari madhështore dhe ai përkushtim i jashtëzakonshëm, i këtij burri shteti, që sakrifikoi gjithçka për mëmëdheun dhe vdiq në mjerim të plotë, duke iu lënë djemve të tij veç Atdhe. Drama e këtij njeriu, që me të drejtë e njohim si “Babai i Kombit”, më frymëzoi shumë, për të thurur me vargje një poemë, që shpalos veprimtarinë e heroit në fjalë.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Sotiraq Xhara ka lindur në Boboshticë të Korçës në vitin 1943. Studimet e larta për metalurgji, i kreu fillimisht në Kinë e më pas në Universitetin e Tiranës. Me pasionin për letërsinë dhe veçanërisht për gjuhët e huaja ka përkthyer në fushën e specialitetit, e jo vetëm. Është bashkautor në librin "Teknologjia e petëzimit të çeliqeve"; autor i "Manualit të Petëzimeve" etj. Kohët e fundit del si autor i një fjalori 5000 fjalësh greqisht-kinesçe, si dhe i një fjalori të vogël 200 fjalësh greqisht-shqip-anglisht-kinesçe. Libri "Gjej vetveten" është rezultat i një pune shumëvjeçare, bazuar në materiale në gjuhën kineze, angleze dhe në atë greke etj.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
“Dhimbja, Tragjedia dhe Urrejtja, shpejt ose vonë, kalojnë. Mirësia, Kujtimi dhe Dashuria janë të përjetshme...”-GEORGE W. BUSH
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Anila Zade, vjen tek lexuesit me librin e saj të parë “Mes dy dashurive”. Ajo ka lindur më 15 nëntor 1981, në Pogradec. Arsimin e mesëm profesional e përfundoi në Tiranë në vitin 1999. Hobi i saj janë gjuhët e huaja. Së afërmi diplomohet në gjuhën spanjisht. Ajo u premton lexuesve dhe dashamirësve të saj libra të tjerë.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Libri sjell fakte, dokumente, dëshmi të reja, ngjarje, në shumë aspekte të panjohura,të pathëna apo të anashkaluara më parë për figura të shquara të historisë dhe kulturës sonë kombëtare, si: Frashërllinjtë, E. Koliqin, L. Poradecin, Migjenin, M. Kutelin, S. Spassen, P. Markon, Gj. Shllakun, D. Agollin si dhe themeluesin e shtetit shqiptar, Ismail Bej Vlorën. Këto e bëjnë më të plotë e më interesante krijimtarinë e tyre.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Libri ka shtrirje të gjerë kohore dhe gjeografike; ai është si një kronologji e shkollës shqipe. Aty sheh tërë përpjekjet e bëra nga patriotët e mëdhenj, por edhe nga populli i thjeshtë, brenda dhe jashtë kufirit shtetëror, si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj. për çeljen e shkollave shqipe, për arsimimin e fëmijëve, për nxjerrjen e kombit tonë nga errësira në dritë. Libri shënon një arritje të re në lëmin e shkencës historiko-pedagogjike shqiptare.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
"Ne jetojmë që të vërtetojmë se bashkëpunimi është më i suksesshëm se konflikti"-Presidenti Bill Klinton.
Çmimi: 390 Lekë
titleToAlt
Romani "Mallkimi" i autorit Alfred Çela është një libër që mbart mjaft vlera dhe shpreh më së miri realitetin shqiptar të pas luftës,ku ndeshen shpesh fenomene, si: e drejta e kanunit, respektimi i ligjeve të tij, mentaliteti i vjetër, padrejtësitë shoqërore, kushtet e vështira socialekonomike, varfëria e tejshme, ndrydhja e personalitetit të gruas etj. Të gjitha këto drejtojnë jetën e njeriut dhe nuk e lënë të ngrejë kokë. Ky është edhe thelbi i këtij romani.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Arti i Tolstoit është i tillë që kërkon seriozitet me mendim të thellë, ashtu si shkenca me dritën e ngurtë, me objektivitetin zhbirues, por që nuk të fal lumturi, - është shprehur Stefan Cvajgu për Tolstoin e madh. Në librin “Tregime të zgjedhura” janë përfshirë gjashtë tregimet më të njohura të Tolstoit, si: “Për sa kohë ka nevojë njeriu” etj.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Romani "Njeriu me dy hije" i autorit Neshat Hodobashi vjen para lexuesit si një rrugëtim i gjatë drejt së tashmes, si një kapërcim midis dy jetëve, si një jetë midis dy botëve e mentaliteteve të ndryshme. Është një roman ku jeta reale, faktet dhe ngjarjet gërshetohen me njëra-tjetrën për të ravijëzuar dhe karakterizuar unin e personazhit, që është rrëfimtari, por edhe protagonisti i veprës në të njëjtën kohë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
"Koha për të menduar", është një roman bashkëkohor,po edhe një roman i ngrohtë njerëzor,forma e të cilit, moderne dhe elitare, po edhe me një thjeshtësi të çuditshme, përputhet me mesazhin. Një roman që nuk pranon tabutë e dikurshme dhe konvencionet, një roman që pohon dashurinë, duke ia kundërvënë mitit të sotëm të seksit. Dashurinë si forcë jetëdhënëse që përmban në vetvete edhe aspektin fizik, të pandarë nga ai shpirtëror. Ky roman është përkthyer me mjeshtëri nga studiuesja Klara Kodra.
Çmimi: 550 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania