titleToAlt
Suedi, vitet '70. Në një fshat të humbur pranë bregut të një liqeni, një vogëlushe me emrin Lo është vetëm 6 vjeçe kur takohet për herë të parë me Lukasin, natën e një zjarri të madh që kërcënonte komunitetin e tyre. Të dy fëmijë emigrantësh, të dy të dashuruar marrëzisht pas tokës, ata u bënë miq të ngushtë, pavarësisht pengesave të forta nga ana e familjes së Losë. Takohen fshehurazi në një shtëpi të braktisur buzë liqenit dhe të dy bashkë kalojnë verat kredhur në ujë dhe dimrat kruspullosur brenda shtëpisë, duke risjellë e ringjallur fragmente të filmit të tyre të preferuar "Deri në frymën e fundit". Historia e dashurisë që na rrëfen Anne Sward nuk ka asgjë tradicionale. Ndjenja që lidh Lonë me Lukasin është një prej atyre që të gjithë e kemi ëndërruar, të paktën një herë: e dinë që i përkasin përgjithmonë njëri-tjetrit, e dinë që s'mund të jetojnë pa njëri-rjerrin. Tragjedia është që e dinë edhe se nuk mund të jetojnë me njëri-tjetrin. As me ty, as pa ty. Me hijeshi të jashtëzakonshme, shkrimtarja suedeze na shoqëron në këtë rrugëtim të trazuar dhe pa destinacion, që i shtyn dy protagonistët të luftojnë për të gjetur atë fill që i Iidh në mënyrë të pazgjidhshme: pushtetin e fshehtë të dashurisë së tyre të mbrapshtë. “Seks dhe pikëllim, në një përzierje të dëshpëruar. Tërhiqesha duke thënë jo. Ti gjithmonë thua jo, më thoshte vështrimi i tij, Më do, nuk më do, më do, por me çlloj dashurie? Mes nesh nuk mund të kishte seks.” “Kjo përrallë rritjeje dhe formimi ka të gjithë përbërësit e duhur: seks, vdekje, fëmijëri të humbur; por dallohet për rrëfimin mbresëlënës.” -Daily Mail “Psikologjikisht i thukët... Anne Sward rrëfen rrjedhshëm për dashurinë, tradhtinë dhe komplekset e zemrës së njeriut.” -Independent
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky doracak është ftesë për një lexim të poezisë, i cili nuk ndalet në leximin e parë, në përshtypjet dhe përjetimet e menjëhershme, por rikthehet dhe kërkon përshtypjet dhe përjetimet që e presin lexuesin pak më thellë poezisë dhe vetvetes. Është ftesë për katër lexime për një poezi: leximin e sipërfaqes, leximin e teknikës, leximin e mendimit dhe të vetes. Kjo metodë zbatohet këtu në shtatëmbëdhjetë poezi të botuara në përmbledhje, revista apo internet në dhjetëvjeçarin e fundit nga poetë të lindur në vitet shtatëdhjetë. Por lexuesi, me ndihmën e këtij doracaku, mund ta zbatojë lehtësisht në poezitë e përzgjedhura vetë. Ky lloj leximi është si filli i Arianës që të çon tek poezia e mirë, sepse vetëm poezia e mirë të zgjon dëshirën dhe nevojën për ta rilexuar
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
"Enciklopedia e mërgimit" lind aty ku temat universale të mërgimit takojnë universin e dy poetëve shqiptar në mërgim. Entela Tabaku u lind më 1971 në Shkodër. Ajo ka PhD në gjuhesi nga universiteti i Stokholmit dhe mban katedren e gjuhës shqipe në Uppsala. Ka botuar tri permbledhje me poezi: "50 poezi dhe 5 intermexo" 1996, "nje grusht jetë sa me vdeke" 2016, "poemat e hueja" 2017. Shqiptar Oseku u lind me 1970 në Gjakovë. Ai ka studiuar shkencat shoqërore në universitetin e Stokholmit dhe është punëtor social. Ka përkthyer poetë suedeze e shqiptare në një numer antologjish, si edhe ka botuar tri permbledhje me poezi: "Kryquesi i shpirtit" 2001, 'Poezi" 2013, "Requiem për një dashuri" 2014.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania